
“Akt terrorist ndaj Top Channel”/ Açka, thirrje autoriteteve
Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka, në një...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka, në një...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të kemi parasysh se nuk flitet për qytetin e Korçës ku banojmë ne sot sepse deri në fund të shek.XV këtu ndodhej një fshat i vogël me emrin Peskopje-Peshkëpi.
Ky fshat ju dha pronë personale Iljaz Bej Mirahorit në v.1496. Në këtë fshat Mirahori ndërtoi xhaminë, shkollën, imaretin,hamamin lokalin tavëhane, si dhe transferoi pazarin nga Mborja duke i dhënë zhvillim fshatit Peskopje i cili u bë qëndër e vilajetit dhe mori emrin e vilajetit Gjorica, që më vonë u kthye në Korça. Në mesjetë qëndra e banuar kryesore në luginën e Devollit të Madh (kështu quhej fusha e Korçës në mesjetë) ishte qyteti me emrin sllav Gorica, turqisht Gjorica, greqisht Koritsa, italisht " la citta de Corrizza".
Ky qytet shtrihej rrëzë malit të Moravës që dhe sot quhet "mali i Qytetit", në majë të të cilat ka një fortifikim që quhet "kalaja e qytetit". Pranë tij ndodhej edhe kalaja me 25 familje të krishtera, e regjistruar më 1431 nga turqit me emrin Gjorica. Në këtë qytet kalonte një rrugë e rëndësishme që lidhte Kosturin me pellgun e Devollit të Madh (fusha e Korçës). Kjo rrugë fillonte sipër grykës së lumit të Mborjes, shkonte anash Malit të Qytetit dhe nëpërmjet Kalendripës, kalonte tek "Gurët e Verdhë", tek "Guri i Cjapit" dhe dilte në Devoll dhe më tutje deri në Greqi.
Nga "Qyteti" kjo rrugë vazhdonte nga ana tjetër duke kaluar në Voskop-Voskopojë-Lavdar-Mazrekë dhe dilte në Berat, qëndra e Principatës së Muzakajve, dhe prej aty në portin e Vlorës ose në atë të Durrësit. Ishte ekzistenca e kësaj rruge që në qytetin mesjetar të Goricës-Gjoricës-Kiritsa-"la citta Corriza (që në fund të shek.XIX u transformua në Korça) që në këtë qytet të kalonin disa nga perandorët më me emër të mesjetës.
I pari është perandori serb Car Dushani. Rrugën që kalonte në qytetin e Korçës rrëzë Moravës kishte ndjekur Perandori sërb Stefan Dushani më 1345 kur me pikënisje nga Kosturi, ndermori pushtimin e Despotatit të Beratit. Historiani i Mesjetës P.Xhufi në librin e tij "Nga Paleologët tek Muzakajt" jep një të dhënë interesante për Car Dushanin: "Sipas M.Orbinit, car Stefan Dushani vdiq më 1355 në zonën e Devollit..." Këtë të dhënë e jep edhe Zhan-Klod Faveirial : "Dushani vdiq më 1356 në Devoll (Korçë) në moshën 45 vjeç" Kuptohet që qyteti ku qëndronte Car Dushani kur vdiq në Devoll ishte qyteti në rrugën e tij për të shkuar në Berat.
Perandori i dytë që ka qënë në këtë qytet ka qënë Sulltan Mehmeti i II i cili, thotë Nuçi Naçi "....ka ndërtuar hamamin dhe xhaminë që mban emrin e tij....kur shkeli anët e lindjes së Shqipërisë edhe i cili ka ndënjur asi kohe mjaft muaj në këtë katund.
"Sulltan Mehmeti II ka ardhur disa herë në Shqipëri. Në v.1449 dhe 1450 shoqëroi të jatin sulltan Muratin në rethimin e Sfetigradit dhe Krujës, pra nuk kaloi në qytetin mesjetar Gjorica(Korça) Në rethimin e dytë të Krujës në vitin 1466 pasi nuk e mori dot qytetin ai nuk u kthye në Stamboll sepse aty kishte plasur kolera. Sipas biografëve të tij sulltani "u fsheh në malet Ballkan" shumë kphë deri sa kaloi rreziku. Malet e Moravës janë zgjatim i maleve në qëndër të Ballkanit. Rruga në malin Moravës në qytetin Gjorica (Korçë) jep mundësi largimi,në rast rreziku në dy drejtimet, qoftë drejt Kosturit, qoftë drejt. Beratit. Zona e Korçës ka qënë e mënjanuar nga veprimet luftarake në epokën Skënderbejane. Ajo u pushtua shpejt nga turqit dhe u islamizua shpejt. Pra sulltan Mehmeti II këtu gjeti një strehim të sigurt. Hamami i ndërtuar prej tij ekzistoi deri në vitet 1505 kur e prishi Mirahori dhe mori kazanin që e çoi në fshatin Peskopje për të ndërtuar atje një hamam të ri. Kurse xhamia e sulltan Mehmetit II ekzistoi në Mborje edri në v.1967.
Perandori i tretë që ka kaluar në qytetin Gjorica (Korça) është Sulltan Sulejmani i Madhërishëm. Këtë gjë ai e përmënd në ditarin tij për kthimin në Turqi mbas heqjes së rrethimit të Korfuzit në maj 1537: "Pasi nuk mundi ta shtinte në dorë (Korfuzin) Sulejmani urdheroi heqjen e rrethimit dhe rimorri rrugën e Kostandinopojës. Sipas ditarit të tij, ai kishte ardhur nëpër Filipoje, Shkup, Kalkandelen (Tetovë), Strugë, Elbasan dhe Vlorë.
Në kthim ai mori një rrugë tjetër. Më datë 20 ishte nisur nga Lahne Kasri, më 21 kishte arritur në Kurk-Guexhid, më 26 në Çairet e Qerimbeut në rrethinat e Korçës......" Jepet sipas Zhan-Klod Faveirial "Historia e Shqipërisë" f.261
Këta janë perandorët që kanë kaluar në Korçën "e vjetër" që shtrihej rëzë Moravës, atje ku sot ndodhet fshati Mborje. Por edhe në "Korçën moderne" qytetit ku banojmë ne sot, të themeluar nga Iljaz Bej Mirahori imb bazën e fshatit Peskopje ka ardhur një perandor. Ai është Perandori Viktor Emanueli i cili vizitoi Kotçën në kohën e luftës Italo-Greke në v.1941.
Në Korçë fjeti në katin e dytë të ndërtesës së Bangës Kombëtare në ambientet e banimit të drejtorit italian të bangës që shërbyen për banim edhe shumë vjet pas çlirimit për funksionarët partiakë.
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Në Prishtinë më 4 gusht nis Festivali i muzikës, "Sunn...
Në Ulqin u hap edicioni i 21-të i Panairit të Librit, ku p...
Sot është 90-vjetori i lindjes së KUJTIM SPAHIVOGLIT.. Po ...
Ditën e Diel, më 31 korrik 2022, për të tretin vit rad...
Opera “Tristani dhe Izolda” - një alternativë ndaj një bot...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
“Za Fest” do t'i japë edhe këtë vit za Shkodrës. Tri ...
Programi i Bankës Botërore për Zhvillim e Integruar Ur...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqip...
Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shko...
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Sot zhvillohet seanca për gjykimin e ish efektivit Arb...
Policia e Tiranës ka zbuluar detaje nga itinerari i au...
Në vijim të njoftimit të dhënë mëngjesin e datës 27.03...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë)...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Makiaveli, shpikësi i artit politik dhe i shkencës pol...
A është vërtetë afër kundërofensiva e re e Ukrainës? P...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...