“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Në Ulqin u hap edicioni i 21-të i Panairit të Librit, ku po marrin pjesë mbi 70 shtëpi botuese nga rajoni.
Panairi i Ulqinit cilësohet si ngjarje e rëndësishme kulturore, ku në kuadër të verës turistike, të gjithë bëhen bashkë rreth librit.
Panairi i Librit zgjat 5 ditë i shoqëruar me aktivitete të shumta kushtuar librit, autorëve, përkthyesve dhe ndarjen e çmimeve letrare.
Me pjesëmarrjen e mbi 70 shtëpive botuese nga rajoni, në Ulqin u hap Panairi i Librit.
Kjo festë e librit zhvillohet në bregdetin e Ulqinit në kuadër të verës turistike me vizitorë dhe adhurues të librit nga e gjithë bota.
Botuesja dhe organizatorja e këtij panairi, zonja Irena Toçi tha se ky panair u mundëson qytetarëve të Ulqinit të prekin librat e rinj që botohen në rajon.
“Ekzistenca e këtij panairi u jep qytetarëve të Ulqinit mundësinë për të prekur më afër qindra libra të rinj që botohen gjatë vitit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo edhe këtu në Mal të Zi dhe t'i konsumojë pasi ka më shumë kohë çdo kush që është në pushime dhe t'i marrë ato me vete në qytetin e tij atje ku jeton. Këtu është një mundësi e artë sidomos për shqiptarët e diasporës qofshin ata shqiptarë të Kosovës apo të Malit të Zi që vijnë enkas për të pushuar në detin e Ulqinit”, tha zonja Toçi.
Edhe kryetari i Organizatës Turistike të Ulqinit, i cili njëherësh është edhe bashkëorganizator i panairit, z. Gëzim Hajdinaga e vlerësoi mbajtjen e këtij panairi për traditën e bashkëpunimit ndërkulturor në rajon.
“Ulqini me librin nuk mbetet vetëm ofertues i detit, ditëve me diell dhe turizmit, por është edhe ofertues i kulturës përmes librit. Ne kemi arritur të bashkojmë edhe burrështetasit sikur ishin presidenti Moisiu, Mejdani, Topi dhe presidenti i Malit të Zi, Vujanoviq, por do të theksoja edhe qindra ministra të tjerë, të cilët këtu në Ulqin, në këtë vend pa kompleks dhe në një vend kosmopolit kanë hedhur idetë e bashkëpunimit”, tha zoti Hajdinaga.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Omer Bajraktari vlerëson organizimin e panairit të Librit, i cili qytetin e Ulqinit e shndërron në një qendër kulturore rajonale.
“ Komuna e Ulqinit me vëmendje të posaçme do të përkrahë ngjarjet kulturore. Në të ardhmen do ta rrisim buxhetin për manifestime kulturore. Sot Komuna e Ulqinit e ka themeluar edhe dikasterin për kulturë, ku me këtë japim një mesazhe se kultura do të ketë vëmendjen e posaçme të pushtetit në Ulqin”, tha zoti Bajraktari.
Për botuesit e shumtë panairi paraqet një rast të veçantë për t'i hedhur në qarkullim të gjitha librat e rinj.
“Ka qenë një panair i rëndësishëm për Akademinë e Shkencave pasi në këtë panair kemi sjellë botimet më të fundit të akademisë. Janë botime të fushave të ndryshme të historisë, gjuhësisë, letërsisë dhe arkeologjisë. Janë këto botime me interes kombëtar gjë që iu nevojiten shumë edhe pushuesve që janë këtu në Ulqin, të cilët në përgjithësi janë nga diaspora”, tha menaxheri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Nervin Demneri.VOA
Panairi i Librit në Ulqin zgjat 5 ditë me aktivitete të shumta kushtuar librit, autorëve të karrierës, përkthyesve dhe ndarjes së çmimeve letrare.
Sot është 90-vjetori i lindjes së KUJTIM SPAHIVOGLIT.. Po ...
Ditën e Diel, më 31 korrik 2022, për të tretin vit rad...
Opera “Tristani dhe Izolda” - një alternativë ndaj një bot...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
“Za Fest” do t'i japë edhe këtë vit za Shkodrës. Tri ...
Programi i Bankës Botërore për Zhvillim e Integruar Ur...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqip...
Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shko...
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji, është ndarë nga jeta...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...