
Kush është Nasho Jorgaqi/ Filmat shumë të dashur dhe veprat që la pas
Në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta Nasho Jorgaqi, sh...
Lasgush! Sa frikë t'i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator(në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve)me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.
Më kishte ardhur sgalemi në dorë. Bisedova me Dr. Misto Marko, mik i Lasgushit, burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi, miku më i afërt. Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit. Pasion kishte pllakatet e filmave. Lasgushi aty në atë studio kalonte orë me Thomaqin, po aty në një nga ata magnetofonët që shpërndau Lidhja e Shkrimtarëve, herë pas here Lasgushi recitonte! Nuk di se ku duhet të jenë ato lexime poetike me zërin e tij.
Për ta bindur për intervistën, vajtëm takuam shokun e fëmijërisë Nuçi Tira, që ishte me “pushtet” nënkryetar i Degës së Brendshme. U vendos që të nesërmen Lasgushi, shoku Nuçi dhe Dr Misto do takoheshim në Drilon, aty ishte qetësi dhe bukur! Ishte vendi ku pushonte shoku Enver. Ne si televizion i bindëm pasi shoku Enver vinte në gusht!
U takuam dhe biseda ishte mes tyre e lirë, mes shokësh të përditshëm. Erdhi edhe rakia perla apo moskat që ia kishte qejfi. Duke xhiruar ishte krejtësisht i lirë në mendimet e tij. Me kamerën e Stefan Gajos, me film 16 mm, kemi xhiruar gati dy orë. Në një çast më thotë për Naçin(kameramanin) po ky ç’më rri si vuv nuk flet fare!
Mes shumë bisedave citoi për Kosovën; Kosova, luftë Skënderbejane… do të vuaj se nuk e kaloi Rilindjen, asnjë popull nuk zhvillohet pa kaluar Rilindjen.
Më tej më thotë: Unë poezinë nuk e shkruaj po nuk lëvizi guri i mullirit! E di ti, gurin e mullirit?!
- Po, i them! Pa pritur, më bërtiti: Asgjë nuk di! Unë heshta. Ata që ia dinin huqet nuk reaguan, por Dr Misto i tha, z. Llazar, (atij nuk i thoshte njeri Lasgush, veçse z. Llazar, ) ky e di se është i shoqi i Natashës!
Ah, më tha, ajo është e mirë! Në bisedë e sipër përmendi vetëm Ismail Kadare, kuptohet për mirë. Dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine, dhe Leopard! E di ti nga sa libra kanë shkruar këta? Unë ngrita supet! Nga njëckë, më tha dhe ngriti gishtin e vogël. Sepse poezia nuk është art që bëhet me porosi. Unë që të bëj një poezi rri me muaj apo me vite! Më thonë mua pse nuk shkruan Llazari, ja shkrova unë për Reshit Çollakun se e njihja dhe thashë: Hajde o Reshit Çollaku, shtive shtatë e vrave tetë, përse e shkrova kështu?! Se ishte trim ai!
Nga intervista u transmetua 31 min në "TVSH" dhe 30 min të tjera i sinkronizova dhe i dorëzova në arkiv pasi ishin mendime të lira që sigurisht nuk do t’i pranonin për t'u shfaqur në atë kohë. 10 vjet më vonë më 1991 shkova në Arkivin e "TVSH"-së i kërkova ato materiale të sinkronizuara të gatshme për transmetim, por nuk e gjeta filmin. Kur u shfaq dokumentari për Lasgushin në një festival të filmit, zbrisja shkallët e pallatit të kulturës me Viktor Gjikën, që kishte në dorë, kupën e festivalit me dokumentarin “4 këngë për partinë” më thotë: Kjo kupë i takonte Lasgushit, po Partia i merr të gjitha!
Kthehem te koha me Lasgushin, në mbrëmje të asaj dite aty ku është sot “Turzmi” që i thonë, po shëtisnim pesë veta, thotë Dr Misto, po fryn gjoli z. Llazar, ikim,! Jo, thotë dhe ma kap dorën e më tregon se poshtë këmishës kishte karton për t'u mbrojtur nga era, nuk ka ç’më bën era, jam i mbrojtur! Dhe pak më tej nxori orën nga xhepi i një kostumi të vajtur, ora ishte një orë kineze tavoline, i ra nga dora u përkula e mora, e vuri në vesh dhe tha: Gjene punon! Ç’më shikon i çuditur më tha: ora për të treguar kohën është , jo po të krekosesh me ora të shtrenjta! Kjo e bën punën për mua dhe e futi në xhep! Kuptohet kur ishe me të ai fliste, fliste dhe tregonte pafundësisht ngjarje me një kujtesë fenomenale!
Ja kush ishte Lasgushi për mua! Më shumë se legjendë, jo njeri, një magji, që vazhdon të endet në mendjet e çdo pogradecari! E dini, që një herë e sollën nga spitali të vdekur, por pas ca orësh u ngrit nga arkivoli! Dhe tha: Jam Shën Llazari, nuk di të vdes! Ky ishte Llazar Gusho! Vonë shumë së bashku me Natashën përgatitëm skenar për film artistik, vajtëm takuam Marien të bijën, për leje autorësie. Mbeti vetëm një dëshirë! Skenari rri në sirtar siç u rrinë krijuesëve shumë e shumë vepra të tjera!/dritare
Në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta Nasho Jorgaqi, sh...
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njoh...
Gërmimet arkeologjike në vendbanimin prehistorik palaf...
Regjisori Mevlan Shanaj ka treguar një histori prekëse të ...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga je...
Pas 40 vitesh karrierë si piktor, Anastas Kostandini, i nj...
Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjiro...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Në Prishtinë më 4 gusht nis Festivali i muzikës, "Sunn...
Në Ulqin u hap edicioni i 21-të i Panairit të Librit, ku p...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në f...
Ndonëse mbylli sytë për disa vite me radhë, prej disa ditë...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontr...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Forex Infinit...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....