Ndahet nga jeta mjeshtri i violinës, Hetem Qerimaj
Mjeshtri i madh i violinës, Hetem Qerimaj, është ndarë...

Dizdarin si kompozitor e kam njohur qysh fëmijë. Limozin si njeri e njoha kur u bëra burrë. Por brenda vetes ndryja kaq vlerësim për krijimet e Limozit sa në takimin e parë me të m’u zu fryma prej emocionit. Nga që ia pëlqeja shumë këngët dhe nuk besoja se ai ishte njeri si gjithë të tjerët. E përfytyroja jashtëtokësor, si dikush që jeton veçan, aty në vendin e zotave.
Çdo mëngjes sa hap tv e dëgjoj këngë nga më të shpifurat më del nga shpirti: “Po ku je o Limoz Dizdari dhe ju dizdarët e tjerë?!”
E dija që ai vite e vite jetoi në Ksamil. Se në atë përrallë jetojnë gjenitë, e shpjegoja unë arratisjen e tij nga Tirana. Se atje era tund degën e dafinës, e përkund dhe krijon art bio. Limozi nuk mund ta ketë muzën në Tiranën Kandahar, pa ujë e ajer të pastër, pa qetësi e me zhurma njerëzish nevrikë e borijesh histerike. Arti i tij do valën, pranon dallgën, i avitet reve dhe i këndon horizontit.
Por dhe që atje e dëbuan mafiozët. U duhej për fitim ai truall, nuk mund ta linin për krijim,për argëtim, për edukim. Banditët njohin veç paranë. Ndaj iu sulën pianos, skenës, luleve, notave dhe ua zunë frymën me llaç e tulla, me beton dhe hekur.
Limozi ka hyrë ëmbël në zemrën e çdo shqiptari në ato vite tmerri e dhune. U struk tek ne e na zbuti, na ngrohu, na fisnikëroi. Prej muzikës së tij e ruajtëm pakëz dinjitet e krenari, nuk u shfytyruam në kafshë. Se na mbrojtën notat e Dizdarit.
E kam thënë me vete prej vitesh që Limozi është në muzikë ashtu si Kadareja në letërsi. E ndërsa shkrimtari ynë shkon e jeton në Francë, Limozi banoi më pranë, në Ksamil ku ka det e ku pentagrami shtrohet si qilim pranveror.
E dua shumë muzikën e tij, e kam në makinë, e nxjerr në tv, më kujton të djeshmen, por dhe më pastron ndjenjat. Më bën optimist e krenar se ka ngjyra, ritëm e dritë. Lum si ai vend që e mban në gji. Ndoshta pas ca dekadash Ksamili do ngrejë një muze e turistë nga çdo cep i globit do e vizitojnë këtë perlë nga që për shumë vite këtu jetoi e krijoi Ai, muzikanti i madh botëror. Ai, Limoz Dizdari, pra.
Mjeshtri i madh i violinës, Hetem Qerimaj, është ndarë...
Këtë fundjavë në Uashington u nderua jeta dhe vepra e ...
Në Rusi, poetët janë sinonimi i vuajtjes. Besohet se poezi...
Në Korçë ka nisur festivali mbarëkombëtar i komedisë Koko ...
Arkivi i Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll i ka...
Lasgush! Sa frikë t'i qasesh këtij emri! Kam pasur mun...
Në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta Nasho Jorgaqi, sh...
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njoh...
Gërmimet arkeologjike në vendbanimin prehistorik palaf...
Regjisori Mevlan Shanaj ka treguar një histori prekëse të ...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga je...
Pas 40 vitesh karrierë si piktor, Anastas Kostandini, i nj...
Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjiro...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...