
Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Skënderbej", ku 37-vjeçari Ramis Mici masakroi me thikë bashkëjetuesen Jetlira Elezi.
Ashtu siç raportoi edhe CNA.al, policia informon se Mici ishte konfliktuar edhe 4 ditë më parë me Elezin.
Kjo e fundit ka bërë një denoncim në polici, pasi 37-vjeçari i theu telefonin për arsye xhelozie. Sipas bluve, Jetlira Elezit i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, por nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe ka kërkuar t’i plotësohet urdhër-mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njëri-tjetrin.
Në njoftim thuhet se autori është lënë i lirë 10 orë pas shoqërimit në komisariat dhe që nga momenti i konfliktit ata kanë jetuar të ndarë.
Policia deklaron se ditën e djeshme kanë kontaktuar me Elezin dhe ajo është shprehur se nuk ka pasur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në Komisariat.
Pas krimit të rëndë, blutë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Skenderbej", Elbasan, ku dyshohet se shtetasi R. M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J. E., 37 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ju bëjmë me dije se:
Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M.,
Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj.
Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive xhelozie ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat.
Shtetases pavarsisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi t’i plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njëri-tjetrin.
Në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.
Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë dhe kanë komunikuar me njëri-tjetrin.
Shtetasit R.M., gjatë intervistës iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.
Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit.
Gjithashtu shtetasja J.E., është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar.
Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me shtetasen J.E., e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në Komisariat.
Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me shtetasin R.M., i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën.
Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit R. M. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ B.A. – CNA.al
Një person është asfiksuar nga tymi i flakëve që kanë ...
Një vatër zjarri në Dropull ka djegur të paktën 5 ha p...
Alba Exotic Fruit mbetet nën sekuestro. Gazetari Arsen R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Uj...
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin...
Një 45 vjeçar është prangosur sëbashku me djalin dhe nipin...
Një grua është masakruar me thikë në Elbasan nga bashkëjet...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar një Elbasan, ku vikt...
Një tjetër i ri shqiptar ka rënë në prangat e polic...
Gjendet i pajetë një person në lagjen Nr.1 të Durrësit...
Policia e korçës ka arresuar ditën e sotme autorin ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një tetëvjeçare ka mbetur e lënduar, pas një zjarri që...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin poli...
Policia kufitare vijon kontrollet e përditshme, përgja...
Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëva...
Dali pamjet e shpërthimit me eksploziv të një servisi ...
Sot nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura “Lan...
Gjykata e Lezhës, ka dhënë masën e sigurisë 'arrest ne bur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...