LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 4 milionë paund drogë në Angli/ Dyshohet se i përkiste një grupi kriminal shqiptar

19 Shtator 2023, 09:45, Kronika CNA
Sekuestrohen 4 milionë paund drogë në Angli/ Dyshohet se i
Foto ilustruese

Policia e Lidsit ka seskuestruar drogë me vlerë 4 milionë paund, që dyshohet se i përkiste një grupi kriminal shqiptar.

Komandanti i qarkut të qytetit, Steve Dodds, dha detajet duke thënë se droga u zbulua në veriperëndim të qytetit.

“Ne patëm një incident të fundit në veriperëndim të Lidsit, ku kapëm rreth 4 milionë paund drogë nga një grup i dyshuar shqiptar i krimit të organizuar.”

Më tej bëri me dije se më shumë se 2,700 teste droge ishin kryer nga policia mbi të dyshuarit e arrestuar për lloje të ndryshme veprash kriminale gjatë vitit të kaluar.

58 për qind e tyre kishin prodhuar një rezultat pozitiv për kokainën ose opiatet e tjera./ CNA

Lajmet e fundit nga