Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...

Është depozituar në gjykatën e Elbasanit kërkesa për ekstradimin në Turqi të bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”, Faruk Fatih Ozer.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa është arrestuar në Shqipëri në gusht të këtij viti, pas akuzave se ka mashtruar mijëra shtetas turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Hetimi kundër Faruk Fatih Özer, u iniciua me 22 Prill, pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur ” Thodex ” dhe se pronari i kompanisë iku në drejtim të Shqipërisë.
28-vjeçari Ozer konsiderohet si një nga mashtruesit më të mëdhenj në Turqi, pasi “pre” e tij ranë 400 mijë persona, të cilëve iu mori 2 miliardë dollarë.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan sot më datë 28.09.2022 ka dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën me objekt :
Të lejohet ekstradimi nga Shqipëria në Turqi i shtetasit turk Faruk Fatih Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel, lindur në Gebze të Republikës Turke më datë 17.02.1994, i paraburgosur në I.E.V.P Nr.313, me qëllim zbatimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar ndaj tij me vendimin nr.2021/2706 D.Is, datë 07.05.2021 të Gjykatës Penale të Paqit të Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian në Turqi.
Nga aktet e administruara në kuadër të procedurës së ekstradimit rezulton se më datë 30.08.2022, ora 16.20, nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, është bërë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit turk: Faruk (Fatih) Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel, lindur në Gebze të Republikës Turke më datë 17.02.1994.
Arrestimi i tij është bërë pasi autoritetet e drejtësisë turke kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin e mësipërm, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore turke kanë caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për disa vepra penale të kryera në Turqi.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin nr.666 (13-2022-4061), datë 02.09.2022, ka vendosur :
Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit provizor të shtetasit turk Faruk Fatih Özer të kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan më datë 30.08.2022.
Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”, sipas nenit 238 të K.Pr.Penale për shtetasin turk Faruk Fatih Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel, lindur në Gebze të Republikës Turke më datë 17.02.1994, me qëllim ekstradimi e tij në Turqi.
Më anë të “Notë Verbale” nr.34915236, datë 14.09.2022, Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë i ka përcjellë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dokumentacionin e kërkuar për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk Faruk Fatih Özer. Nëpërmjet kësaj note verbale kërkohet finalizimi i procedurave të ekstradimit në Turqi të këtij shtetasi.
Rezulton të jetë dërguar vendimi nr.2021/2706 D.Is, datë 07.05.2021 i Gjykatës Penale të Paqit të Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian në Turqi si dhe urdhër arresti i nxjerrë në zbatim të këtij vendimi gjyqësor. Nga studimi i akteve të dërguara rezulton se ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Özer është caktuar masa e sigurimit arrest në burg në mungesë parashikuar nga nenet 248/5 dhe 100 të K.Pr.Penale të Republikës së Turqisë dhe mbi këtë bazë është nxjerrë urdhëri i arrestit për arrestimin e personave me vendbanim të panjohur ose të arratisur jashtë shtetit. Kjo masë sigurimi është caktuar pasi ky person dyshohet nga Prokuroria Publike e Stambollit në Turqi për kryerjen e veprave penale : “Mashtrim duke përdorur si instrument sistemete informative, bankat ose institucionet kredidhënëse” parashikuar nga neni 158/1.f të K.Penal të Republikës së Turqisë, “Mashtrim i tregtarëve, drejtuesve të shoqërive tregtare dhe drejtuesve të kooperativave” parashikuar nga neni 158/1.h të K.Penal të Republikës së Turqisë dhe “Krijim i organizatës kriminale” parashikuar nga neni 220/1 të K.Penal të Republikës së Turqisë. Ky vendim është sjellë në origjinal. Maksimumi i dënimit të mundshëm për këto vepra është 10 vjet burgim.
Me shkresën nr.13216/1 prot., dt.14.09.2022, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Çështjeve Konsullore ka transmetuar në Ministrinë e Drejtësisë aktet e sipërcituara të përcjella me notën verbale të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.
Me anë të shkresës nr.3090/5 prot., A/H, datë 20.09.2022 Ministri i Drejtësisë, i ka transmetuar Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën e autoriteteve turke të drejtësisë si dhe aktet bashkëlidhur kësaj kërkese, për ekstradimin e shtetasit turk Faruk Fatih Özer.
Më datë 26.05.2021 Prokurori i Përgjithshëm Publik i Stambollit në Turqi i ka parashtruar autoriteteve tona dhe konkretisht Ministrisë së Drejtësisë të RSH kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk Faruk Fatih Özer.
Në zbatim të nenit 488 të K.Pr.Penale rezulton që ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Özer ekziston një vendim për caktimin e një mase sigurimi me burgim. Kërkesa e autoriteteve turke të drejtësisë drejtuar autoriteteve shqiptare, përmbush kërksat e parashikuara në nenin 489 të K.Pr.Penale, pasi rezulton të jetë shoqëruar me një kopje të vendimit të caktimit të masës së sigurimit me burgim, në tërësinë e akteve procedurale turke janë parashtruar detajisht veprat penale në ngarkim të personit për të cilin kërkohet ekstradimi, koha dhe vendet e kryerjes së veprave penale (përfshirë edhe të dhënat e difuzionit të Interpolit), janë përcaktuar të dhënat individuale të shtetasit turk Faruk Fatih Özer si dhe është përcjellë teksti i dispozitave ligjore të aplikuara. Po ashtu në zbatim të kushteve të përcaktuar në nenet 490-491 të K.Pr.Penale rezulton që veprat penale për të cilat është dënuar shtetasi për të cilin kërkohet ekstradimi nuk janë të karakterit ushtarak apo politik, këto vepra penale nuk janë shuar apo ndjekja penale për to nuk është parashkruar dhe nuk ka arsye të besohet se shtetasi turk Faruk Fatih Özer do t’u nënshtrohet persekutimeve për shkak të shtetësisë, gjuhës, racës, bindjeve politike, fetare, apo trajtimeve ç’njerëzore etj në shtetin turk. Po ashtu nuk rezulton që në Shqipëri të jetë dhënë amnisti për veprat penale për të cilat është dënuar shtetasi për të cilin kërkohet ekstradimi.
Nga ana jonë vlerësohet se duhet të lejohet ekstradimi i shtetasit turk Faruk Fatih Özer pasi është në përputhje edhe me ligjin nr.10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, konkretisht me kushtet dhe rregullat e përcaktuara në nenet 31-47 të tij.
Policia ka goditur një call center në Shkodër, në sajë...
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ...
Konviktet e Athinës ishin selia e tyre, ku ata paguanin ng...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një çif...
Policia ka shpallur në kërkim një person si autor të d...
Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me zhdukjen ...
Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, është risjellë sont...
U qëllua me armë zjarri, humb jetën në sallën e operim...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Deniz Klironom...
Mbrëmjen e sotme, në qendrën shëndetësore të Vaut të D...
Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Pukën. Sipas...
Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më p...
Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rr...
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 13:30, në ...
Fundoset një anije peshkimi e ankoruar në Portin e Dur...
Dy ditë më parë u arrestua në Kolumbi shqiptari Deniz ...
Sot prokuroria ka njoftuar se ka sekuestruar prona dhe...
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Ris...
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, njoftoi sot se ka kë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...