Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Vendi i shenjtë për besimin hindu, Joshimath, është shndërruar në një zonë katastrofe. Prej muajsh banorët kanë protestuar ndaj punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali aty pranë, duke paralajmëruar për pasojat që do t’i sillte komunitetit të tyre. Tashmë godinat me disa kate kanë pësuar krisje, ndërsa rrugët kanë marrë të çara të mëdha. Mbi 850 shtëpi janë bërë të pabanueshme.
Prej muajsh rreth 29 mijë banorët e qytezës indiane Joshimath, një vend i fshehur në Himalaja dhe që adhurohet nga pelegrinët hindu dhe sikh, kanë parë se si toka po përpin dalëngadalë komunitetin e tyre.
Ata kanë bërë thirrje më kot për ndihmë dhe në janar çështja e tyre u ndërkombëtarizua. Por, tashmë qyteza Joshimath është bërë një zonë shkatërrimi. Hotelet me disa kate janë anuar; të çarat në rrugë qëndrojnë të hapura. Mbi 850 shtëpi janë bërë të pabanueshme, dhe në vend të ndihmave, këtu erdhën buldozerët për të rrafshuar pjesë të mëdha të qytezës.
I ndodhur në një lartësi prej 1890 metrash mbi nivelin e detit, qyteza Joshimath thuhet se ka fuqi të veçanta shpirtërore. Ndërsa vizitorët vazhdojnë të kalojnë përmes qytezës, rreth 240 familje janë detyruar tashmë të largohen.
“Ky është kryeqyteti shpirtëror i hinduizmit që prej 2500 vitesh, për të gjithë Indinë veriore. Pra, duhet të mbrohet. Si me trupin tonë, nëse ndonjë nga gjymtyrët pritet ose nuk funksionon, ne mund të vazhdojmë të jetojmë megjithëse të gjymtuar. Por, nëse diçka i ndodh trurit, atëherë do të jetë shumë e vështirë për trupin që të funksionojë. Pra, Joshimath është truri për të gjithë veriun, prandaj mbrojtja e tij është jashtëzakonisht e rëndësishme”, thotë Brahmachari Mukundanand, prift në tempullin Adi Shankaracharya.
Banorët kanë protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Vendasit thonë se shpërthimet për ndërtimin e një tuneli në një distancë prej rreth 12 kilometrash, janë shkaku i rrënimit të shtëpive të tyre.
“Për 17-18 vitet e fundit kemi ngritur zërin vazhdimisht ndaj projektit të hidrocentralit, dhe sot për shkak të këtij projekti qyteti historik Joshimath është në prag të shkatërrimit, në frymën e tij të fundit. 22 mijë banorët jetojnë me frikë dhe tmerr. Përballen me katastrofën dhe nuk dinë çdo të ndodhë. E kemi thënë vazhdimisht se kjo është një katastrofë që vazhdon të zhvillohet. Çdo ditë zgjerohen dhe shtrihen çarjet”, thotë Atul Sati, anëtar i komitetit “Shpëtoni Joshimath”.
Një komision ekspertësh ende po heton shkakun, por zyrtarët e shtetit thonë se është faji i një sistemi kanalizimesh me probleme. Duke injoruar paralajmërimet e ekspertëve, autoritetet kanë vazhduar me projekte të kushtueshme në këtë rajon, ku përfshihet edhe një autostradë e gjatë.
“Janë krijuar shumë zona të tjera të rrezikuara si rezultat i ndërtimit të rrugës Char Dham. Dhe qëllimi kryesor është që të sillen turistët drejt tempujve që gjendet në rajonin e Himalajave, dhe kjo është pjesa e rrezikuar e Himalajave”, thotë aktivisti mjedisor Ravi Chopra.
Autoritetet thonë se kërkesa në rritje për vizitorë kishte mbingarkuar infrastrukturën ekzistuese. Një autostradë me gjatësi 889 kilometra, si dhe një hekurudhë prej 327 kilometrash do të kalojnë përmes maleve.
Banorët përgjatë rrugës, gati 100 kilometra larg qytezës Joshimath, frikësohen se dëmi nga çarjet mund të ndodhë edhe në shtëpitë e tyre.
“Jemi të trazuar, si njerëzit në Joshimath. Këto punime që bëhen për hekurudhën; nëse gërrmon malin, toka do të rrëshkasë. Kjo mund të ndodhë kudë. Siç ndodhi atje, mund të ndodhë edhe këtu. Nuk kemi siguri këtu. Jemi të frikësuar”, thotë Sangeeta Krishali, banore në Lachmoli.
Me punimet e rënda që nevojiten për hidrocentralin, si hedhja në erë e shkëmbinjve, ndryshimi i rrjedhës së lumit dhe prerja e pyjeve, në një rajon që është tashmë duke përjetuar pasojat edhe nga ndryshimi klimatik, ekspertët paralajmërojnë se mund të shkaktohen dëme të pariparueshme./VOA
Për ish-Presidentin Donald Trump, një fotografi vlen mbi 7...
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo, mbërriti në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një ...
Studimet tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë nda...
Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në një dyqan në ...
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i...
Eshtrat e të 10 pasagjerëve në aeroplanin e Yevgeny Pr...
Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa ...
Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës n...
Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar W...
"Daily Mail" ka ndarë një videon të një shqiptari, i cili,...
Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit...
Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të rrëmbejë vëmendje...
Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke m...
Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë p...
Një person vdiq dhe 46 u shtruan në spital pas dy shpërthi...
Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt ...
Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetr...
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thir...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...