Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Studimet tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj niveleve të larta të zhurmës mund të jetë një faktor rreziku për sëmundje kardiovaskulare. Nju Jorku, qyteti më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga popullsia, ka nivelin më të lartë të zhurmës në vend. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Nju Jork, Aaron Ranen, shmangia e zhurmës në këtë qytet mund të jetë një sfidë e përditshme për banorët e tij.
Ricky Nguyen banon në zemër të lagjes Chinatown në Nju Jork, ku zhurma e krijuar nga ndërtimet e vazhdueshme po ndikon në mënyrë drastike jetën e tij të përditshme.
"U detyrova të blija një matës zhurme", thotë ai.
Zhurma është rritur në atë masë sa Nguyen tani mat zhurmën që prek jo vetëm atë, por edhe komunitetin e aziatikëve të moshuar që jetojnë në lagjen e tij.
"Nuk mund ta imagjinoj për të moshuarit që jetojnë në atë ndërtesë atje, ata kanë dritare të hapura dhe janë shumë afër gjithë asaj zhurme. Kam jetuar këtu për 11 vjet dhe doja të jetoja këtu për 11 vitet e ardhshme."
Studimi i fundit që përfshin 130 mijë njerëz që përdorën aplikacionin e detektorit të zhurmës në orët e tyre inteligjente të kompanisë Apple, ka zbuluar rezultate shqetësuese, të ngjashme me ato që u publikuan nga eksperti kryesor i studimit.
"Rezultatet paraprake sugjerojnë se gjasat janë që një në tre amerikanë janë të ekspozuar ndaj niveleve të tingullit që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e tyre", thotë Rick Neitzel, profesor i shëndetit mjedisor në Universitetin e Miçiganit.
Hulumtimi i zotit Neitzel zbuloi gjithashtu gjetje të tjera të papritura.
“Ne kemi zbuluar gjithashtu se jo të gjithë janë të ekspozuar në mënyrë të barabartë. Në fakt, pjesëmarrësit afrikano-amerikanë dhe ata hispanikë në studimin tonë kanë një prirje të kenë ekspozime më të larta ndaj zhurmës sesa njerëzit nga grupet e tjera racore dhe etnike", thotë ai.
Në një studim të veçantë, studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit e kanë lidhur ekspozimin e gjatë ndaj zhurmës me probleme të mëdha shëndetësore, që mund të kenë pasoja fatale.
“Bazuar në dhënat tona dhe studimet e të tjerëve, duket se pasojat e zhurmës nuk janë kuptuar mjaftueshëm dhe se ajo është faktor i pavarur rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, thotë Dr. Michael Osborne, kardiolog i Spitalit të Përgjithshëm të Masaçusetsit.
Studimi i zotit Osborne zbuloi gjithashtu se njerëzit që jetojnë në zona me nivele të larta të zhurmës së transportit, si afër aeroporteve, përballen me një rrezik të shtuar nga rastet e rënda kardiake.
"Në thelb, ne zbuluam se ekziston një rrugë që lidh zhurmën me sëmundjet kardiovaskulare, që kalon përmes trurit dhe përfshin pezmatim të arterieve me pasoja të rënda për shëndetin. Ka shumë të ngjarë që ky është një faktor rreziku i panjohur për sëmundjet kardiovaskulare", thotë ai.
Në përgjigje të shqetësimeve të tilla shëndetësore, informacioni rreth rreziqeve të ndotjes akustike është përhapur përmes faqeve të internetit, organizatave dhe aplikacioneve që ndihmojnë njerëzit të mbledhin të dhëna dhe të angazhohen në përpjekjet për pakësimin e zhurmës në lagjet e tyre.
“Kur fillova, kishte më pak njerëz që luftonin kundër nivelit të dëmshsëm të zhurmës, ndërsa tani ka më shumë njerëz që e bëjnë këtë. Ka më shumë studime dhe së fundmi kemi nxitur një ligjvënëse të prezantojë legjislacionin për të rifinancuar zyrën e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit që merret me kontrollin e zhurmës”, thotë aktivistja Arline Bronzaft.
Me qeverinë federale që mund të trajtojë këtë kërcënim të padukshëm, ndotja akustike së shpejti mund të bëhet një shqetësim po aq i dukshëm sa ndotja e ajrit./VOA
Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në një dyqan në ...
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i...
Eshtrat e të 10 pasagjerëve në aeroplanin e Yevgeny Pr...
Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa ...
Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës n...
Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar W...
"Daily Mail" ka ndarë një videon të një shqiptari, i cili,...
Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit...
Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të rrëmbejë vëmendje...
Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke m...
Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë p...
Një person vdiq dhe 46 u shtruan në spital pas dy shpërthi...
Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt ...
Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetr...
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thir...
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është shtyrë me dy muaj...
AstraZeneca është një ndër kompanitë më të fundit farmaceu...
Astronomët kanë pikasur një pikë të errët të madhe dhe...
Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...