Paratë e diasporës, “oksigjen” për ekonominë
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i...

Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në një dyqan në Xheksonvill, të Floridas. Autoritetet e konsiderojnë sulmin me motive racore. Autori i sulmit, një i ri i bardhë në të 20-tat që më pas u vetëvra, kishte lënë shënime në kompjuter për familjarët e tij, ku shprehte urrejtjen ndaj afrikano-amerikanëve.
Njësi të shumta të policisë u angazhuan në Xheksonvill kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një dyqani “Dollar General”.
“Xheksonvilli ka pësuar humbjen e tre jetëve të çmuara nga duart e një sulmuesi të armatosur”, tha Sherifi Waters.
Policia thotë se i dyshuari, një mashkull i bardhë në të 20-tat, hyri në dyqan i veshur me paisje luftarake, një automatik dhe një pistoletë. Tre persona u vranë, përpara se autori të merrte edhe jetën e tij. Autoritetet thanë se të tre viktimat ishin afrikano-amerikanë – dy burra dhe një grua.
FBI-ja thotë se po heton.
“Krimet e urrejtjes janë dhe do të mbeten gjithnjë përparësi kryesore për FBI-në, pasi ato nuk janë thjesht një sulm ndaj viktimës, por se ato synojnë të kërcënojnë dhe frikësojnë një komunitet të tërë”, tha agjentja e FBI-së, Sherri Onks.
Kryebashkiakja vajti menjëherë tek vendi i sulmit.
“Jam sigurisht e lënduar. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të dekurajuar këtë lloj urrejtjeje”, tha kryebashkiakja Donna Deegan.
Sipas hetuesve, i dyshuari i dërgoi babait të tij një mesazh pasditen e së shtunës, duke i kërkuar që të shikonte materialet në kompjuter. Familja i telefonoi në vazhdim zyrës së sherifit të Qarkut Clay, pasi konstatoi shënime të lëna nga autori i sulmit.
“Pjesë të manifestit detajojnë ideologjinë neveritëse të urrejtjes. E thënë më thjesht, ky sulm me armë ishte me motive raciste dhe ai i urrente afrikano-amerikanët”, tha Sherifi Waters.
Qyteti Xheksonvill po mban zi tashmë.
“Njerëzit në këtë komunitet janë lënduar dhe me shumë të drejtë. Kjo nuk ka asnjë kuptim. Jam tepër e zemëruar tashmë dhe kemi fëmijë në këtë komunitet që po përjetojnë gjithë këtë situatë të panevojshme”, tha anëtarja e këshillit bashkiak Ju’coby Pittman./VOA
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i...
Eshtrat e të 10 pasagjerëve në aeroplanin e Yevgeny Pr...
Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa ...
Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës n...
Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar W...
"Daily Mail" ka ndarë një videon të një shqiptari, i cili,...
Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit...
Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të rrëmbejë vëmendje...
Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke m...
Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë p...
Një person vdiq dhe 46 u shtruan në spital pas dy shpërthi...
Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt ...
Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetr...
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thir...
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është shtyrë me dy muaj...
AstraZeneca është një ndër kompanitë më të fundit farmaceu...
Astronomët kanë pikasur një pikë të errët të madhe dhe...
Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në ...
Të dhënat e fundit kanë treguar se më shumë se 75,0...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...