Sekretarja amerikane e Tregtisë mbërrin në Kinë, mes tensionesh mbi gjysmëpërçuesit
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo, mbërriti në...

Për ish-Presidentin Donald Trump, një fotografi vlen mbi 7 milionë dollarë.
Zyrtarët e fushatës së tij elektorale thanë se ai ka mbledhur fonde prej 7.1 milionë dollarësh që nga dita e enjte kur u regjistrua në Burgun e Qarkut Fulton në Xhorxhia, i akuzuar se planifikoi në mënyrë të paligjshme përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet, duke u bërë kështu edhe ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që fotografohet nga autoritetet në burg.
Zëdhënësi i fushatës Steven Cheung tha se vetëm të premten se ishin mblodhur rreth 4.18 milionë dollarë, niveli më i lartë i mbledhur brenda një dite.
Shuma rekord e grumbulluar nënvizon se si sfidat ligjore të ish-Presidentit Trump po ndihmojnë fushatën e tij, megjithëse organizata e tij politike po harxhon dhjetëra miliona dollarë për të garantuar mbrojtjen e tij ligjore. Akuzat penale në rritje gjithashtu nuk kanë arritur të dëmtojnë pozitën e tij në garën për zgjedhjet presidenciale brenda Partisë Republikane. Ish-presidenti fiton vazhdimisht ndaj rivalëve të tij me një diferencë prej 30 – 50% në anketime.
Megjithëse ish-Presidenti Trump e cilësoi paraqitjen tek autoritetet të enjten si një “eksperiencë e tmerrshme” dhe tha se nuk pati “një ndjesi të këndshme”, ndërsa qëndronte për t’i bërë fotografinë historike, fushata e tij elektorale përfitoi nga mbledhja e fondeve.
Pa nisur ende udhëtimin për t’u kthyer në Nju Xhersi, fushata e tij elektorale po e përdorte fotografinë për të mbledhur fonde nga mbështetësit. Ish-Presidenti Trump e përforcoi këtë mesazh në median e tij sociale Truth Social, si dhe duke u rikthyer në rrjetin social X, dikur i njohur me emrin Twitter, për herë të parë pas gati dy vitesh e gjysmë, për të shpërndarë fotografinë dhe për t’i orientuar mbështetësit drejt një faqeje në internet për mbledhje fondesh.
Brenda pak orësh, zyrtarët e fushatës kishin qarkulluar gjithashtu një linjë të re produktesh me fotografinë e tij, që filloi me bluza dhe që tashmë përfshin edhe postera, ngjitëse për makinat, mbajtëse gotash dhe filxhanë kafeje.
Zoti Cheung tha se kontributet nga personat që blejnë këto produkte ose që thjesht dhurojnë fondet pa blerë diçka, arritën kulmin në veçanti pas dërgimit të mesazhit nga ish-Presidenti Trump.
Ai tha se me kontributet e reja, përpjekjet e fushatës elektorale për të mbledhur fonde gjatë tre javëve të fundit, kanë arritur në gati 20 milionë dollarë. Në fillim të gushtit, ish-Presidentit Trump u përball me akuza penale në Uashington, për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në periudhën që i parapriu sulmit të dhunshëm të mbështetësve të tij ndaj Kapitolit.
Në të njëjtën kohë, organizata e tij politike ka harxhuar dhjetëra miliona dollarë për avokatët, ndërkohë që ai përballet me akuza në katër juridiksione të ndryshme. Sipas dokumenteve të paraqitura rishtazi nga fushata e tij elektorale, ish-Presidenti Trump mblodhi mbi 53 milionë dollarë gjatë gjysmës së parë të vitit 2023 – periudhë gjatë së cilës dy çështjet e para penale ndaj tij u shndërruan në një thirrje për mbështetje, që shtoi së tepërmi fondet e mbledhura për të. Komitetet e tij politike kanë paguar të paktën 59.2 milionë dollarë për mbi 100 avokatë dhe firma ligjore që nga janari 2021./VOA
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo, mbërriti në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një ...
Studimet tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë nda...
Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në një dyqan në ...
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i...
Eshtrat e të 10 pasagjerëve në aeroplanin e Yevgeny Pr...
Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa ...
Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës n...
Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar W...
"Daily Mail" ka ndarë një videon të një shqiptari, i cili,...
Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit...
Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të rrëmbejë vëmendje...
Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke m...
Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë p...
Një person vdiq dhe 46 u shtruan në spital pas dy shpërthi...
Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt ...
Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetr...
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thir...
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është shtyrë me dy muaj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...