7.5 ton kokainë drejt Europës/ Zbulohet skema, ja si funksiononte mafia shqiptaro-polake në Ekuador
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian konsultohen të martën (05.12.) në lidhje me pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Evropë. Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson, ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Evropë në periudhën e festave: "Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste", tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm.
Johansson e arsyetoi këtë rrezik me "polarizimin" e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo bëri të ditur 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, dhe Autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese paralajmërojnë nga rreziku i atentateve. Vetëm në fundjavën e kaluar një islamist vrau një turist gjermano-filipinas në Paris. Atentatori e arsyetoi këtë me dhunën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Para ujdisë për emigracionin
Ndër të tjera ministrat e Brendshëm të BE zhvillojnë konsultime edhe për temën e emigracionit dhe politikën e përbashkët të azilit. Të mërkurën ndërmjetësuesit e vendeve anëtare dhe të Parlamentit Europian duan të arrijnë një ujdi në çështjen e azilit, një nga grindjet më të ashpra në BE prej vitesh. Ndër të tjera planifikohen procedura të përshpejtuara azili në kufijtë e jashtëm të BE. Qeveria gjermane ka kërkuar përjashtimin e grave dhe fëmijëve nga kjo procedurë, por nuk ka pasur sukses me këtë procedurë deri tani.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Faeser është shprehur me tone optimiste për reformën e azilit në BE. "Jam shumë besimplotë se kjo do të arrihet. Si Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian janë duke u afruar me njëri-tjetrin. Unë vetë kam punuar shumë, si e dini, prej dy vitesh për këtë", tha Faeser të martën. Do të bëjmë gjithçka që të arrihet kompromisi. Aktualisht si Këshilli Ministror i BE, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janë në negociata finale për reformën e azilit.
"Dua të theksoj, se sa e rëndësishme është kjo. Mbrojtja e e efektshme të kufijve të jashtëm të BE mund të arrihet vetëm me një sistem të përbashkët europian azili", ka theksuar Faeser. Edhe ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, që drejton negociatat nga ana e vendeve anëtare është shprehur "me një lloj optimizmi" se pritet të arrihet një ujdi të mërkurën. Parlamenti Europian kërkon me shumicë reformë më të butë të sistemit të azilit, duke theksuar standardet humanitare./DW
Izraeli pret luftime të vështira në fazën e re të luftës s...
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy trupa të tjerë pas s...
Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit eks...
Gazetari i "A2CNN" në Prishtinë, Ideal Gola, ka zbuluar në...
"Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpend...
Forcat ajrore izraelite kanë çuar përpara ofensivën e tyre...
Mbijetesa e Ukrainës varet kryesisht nga Shtetet e Bas...
"Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka mohuar që i b...
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14 vjeçares Vanja Gjorç...
Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Su...
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mb...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në një intervist...
Babai i Naim Murselit ka folur pasi u bë publik lajmi ...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfish...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...