7.5 ton kokainë drejt Europës/ Zbulohet skema, ja si funksiononte mafia shqiptaro-polake në Ekuador
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...

Izraeli pret luftime të vështira në fazën e re të luftës së tij në Gazë, por është i hapur për “këshilla konstruktive” për reduktimin e dëmeve ndaj civilëve, për aq kohë sa sugjerimet janë në përputhje me objektivin e tij për shkatërrimin e grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – ka thënë një zëdhënës i qeverisë izraelite, të martën.
“Ne po vazhdojmë me fazën e dytë tani. Një fazë e dytë që do të jetë e vështirë ushtarakisht”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi Eylon Levy, raporton "Reuters".
Forcat izraelite kanë nisur të veprojnë në zonën jugore të Rripit të Gazës, ku popullsia është rritur për rreth 1 milion refugjatë nga zonat veriore, ndërsa Izraeli është përballur me trysni të madhe ndërkombëtare, përfshirë nga Uashingtoni, për të kufizuar viktimat civile.
“Ne, sigurisht, do t’i përmendim këshillat konstruktive që do t’i marrim, këshillat serioze për strategji ushtarake për mënyrën e shënjimit të Hamasit, duke minimizuar dëmet ndaj civilëve”, ka thënë Levy.
Por, ai ka shtuar se këshillat duhet të jenë në përputhje me objektivin e Izraelit për shkatërrimin e grupit ekstremist palestinez.
“Ne do të vazhdojmë fushatën tonë për shkatërrimin e Hamasit... Shtetet e Bashkuara janë të pajtimit të plotë me ne sa u përket objektivave strategjike të kësaj lufte, dhe se kjo luftë nuk mund të përfundojë me një Hamas ende aktiv”, ka thënë ai.
Levy ka shtuar se Izraeli po bën shumë përpjekje për të reduktuar dëmet ndaj civilëve. “Ne nuk e kemi zgjedhur fushëbetejën, Hamasi e ka zgjedhur atë”, është shprehur ai.
Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.
Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.
Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare./ REL
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy trupa të tjerë pas s...
Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit eks...
Gazetari i "A2CNN" në Prishtinë, Ideal Gola, ka zbuluar në...
"Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpend...
Forcat ajrore izraelite kanë çuar përpara ofensivën e tyre...
Mbijetesa e Ukrainës varet kryesisht nga Shtetet e Bas...
"Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka mohuar që i b...
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14 vjeçares Vanja Gjorç...
Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Su...
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mb...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në një intervist...
Babai i Naim Murselit ka folur pasi u bë publik lajmi ...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfish...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat...
Raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...