Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Mbijetesa e Ukrainës varet kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja e saj. Tani, një letër nga Shtëpia e Bardhë paralajmëron urgjentisht për kolapsin e ndihmës për Kievin.
Sipas qeverisë në Uashington, fondet e autorizuara nga Kongresi i SHBA-së për Ukrainën do të mbarojnë plotësisht deri në fund të vitit. Kjo del nga një letër dërguar nga Drejtoresha e Zyrës Kombëtare të Buxhetit të SHBA, Shalanda Young, drejtuesve të të dyja dhomave të Kongresit.
Po të mos veprojë parlamenti i SHBA-së, qeveria nuk do të ketë më fonde për të blerë më shumë armë dhe pajisje për Ukrainën ose për t'i ofruar pajisje Kievit nga rezervat e veta ushtarake, duke filluar nga viti 2024. Shtëpia e Bardhë e publikoi letrën të hënën.

Young i kërkoi Kongresit të veprojë: "Ne na kanë mbaruar paratë dhe pothuajse koha". Nuk ka "asnjë kusi magjike" nga e cila mund të nxirren fondet, paralajmëroi Young. Nëse do të ndërpritet fluksi i armëve dhe pajisjeve nga SHBA, kjo "do ta gjunjëzonte Ukrainën në fushën e betejës".
Ky fakt jo vetëm që do të rrezikonte sukseset e Ukrainës, por do të rriste gjasat e fitores së rusëve. "Nëse ndihma jonë anulohet, do të shkaktojë probleme të konsiderueshme për Ukrainën." Edhe nëse partnerët ndërkombëtarë do ta rrisin mbështetjen e tyre, ata nuk do të ishin në gjendje të kompensojnë ndihmën e SHBA.
Young renditi se çfarë ishte përdorur tashmë nga fondet e miratuara deri më sot. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, për shembull, kishte përdorur tashmë 97% të fondeve të miratuara për Ukrainën. Paratë e destinuara për ndihmën ekonomike për Ukrainën tashmë janë përdorur në tërësi.
"Nëse ekonomia e Ukrainës shembet, ata nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të luftojnë, pikë." Kërkon që fondet e nevojshme të lirohen shpejt. "Ne jemi pa para dhe pothuajse pa kohë," tha Young.

SHBA janë mbështetësja kryesore ushtarake e Ukrainës dhe tashmë kanë kontribuar me miliarda euro. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte kërkuar fonde të reja në total rreth 106 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe shpenzime të tjera.
Megjithatë, në Kongres ka një rezistencë në rritje ndaj nivelit aktual të mbështetjes për Ukrainën. Disa republikanë kërkojnë në këmbim të mbështetjes së tyre një politikë më të ashpër kufitare në kufirin me Meksikën.
Ndërkohë, Kievi pret sulme të reja masive raketore ruse ndaj furnizimeve me energji të Ukrainës - pas një pauze të gjatë. "Nëse këto sulme nuk kanë filluar ende, ato mund të fillojnë çdo ditë”, tha zëdhënësi i forcave ajrore Yuri Ihnat në një intervistë të publikuar nga agjencia e lajmeve RBK-Ukrajina. Industria ruse e mbrojtjes ka rritur prodhimin e raketave dhe avionëve luftarakë pa pilot./ DW
"Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka mohuar që i b...
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14 vjeçares Vanja Gjorç...
Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Su...
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mb...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në një intervist...
Babai i Naim Murselit ka folur pasi u bë publik lajmi ...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfish...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat...
Raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit ...
Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues ...
Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar protestën e së dielës në mb...
Çmimet e arit shënuan një tjetër rekord për të nisur j...
Dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq janë ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin br...
Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përke...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...