Mblidhet Kuvendi i Kosovës/ Priten diskutime për situatën në veri
Sot Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë të veça...

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen “në mënyrë agresive” në Ballkan dhe fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit.
"Ne duhet të angazhohemi në mënyrë agresive në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse tani nuk mund ta përballojmë shuarjen e zjarreve të vërteta në atë rajon", tha Murphy në një intervistë për "National Journal", pas kthimit në Uashington nga një turne ballkanik, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios "Evropa e Lirë".
Tensionet në veri të Kosovës janë të larta, prej se Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të tri komunave me shumicë serbe - Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - të hyjnë në ndërtesat komunale, më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR-it, më 29 maj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Qeverinë e Kosovës për veprimet që çuan në “përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të destabilitetit”.
Murphy, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, më 22 maj, u pajtua me Blinkenin se situata mund të ishte zgjidhur me diplomaci dhe jo me forcë.
“Ai nuk duhej të lëvizte aq shpejt me vendimin për t'i marrë ato ndërtesa [komunale]”, tha Murphy.
“Ai mund të priste dhe të përpiqej ta zgjidhte këtë nëpërmjet ndërmjetësve si Shtetet e Bashkuara”, tha senatori amerikan.
Kjo situatë, sipas tij, i dha Rusisë mundësi për të nxitur trazira.
“Rusia luan lojëra në Ballkan. Ajo përpiqet të nxisë përçarje dhe konflikte. Ajo shpreson se do të ketë konflikt në Ballkan, një konflikt real kinetik që do të largonte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga konflikti në Ukrainë”, tha Murphy.
Murphy tha se shpreson që kur të qetësohet situata në veri të Kosovës, njerëzit ta kthejnë vëmendjen te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Një ditë më herët, kryeministri Kurti bëri të ditur se ka biseduar me zëvendëskëshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, dhe senatorët Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen, ku sipas tij, theksoi përkushtimin “për të punuar me SHBA-në për të ulur tensionet” në veri të Kosovës.
“Kjo [ulja e tensioneve] kërkon përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, thuhet në postimin e Kurtit në "Twitter".
Përpjekjet ndërkombëtare për të ulur tensionet në Kosovë u intensifikuan, derisa serbët vazhdojnë protestat në pjesën veriore të vendit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.
Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
Gjatë një adresimi më 31 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i refuzoi ato, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja lokale./ Rel
Sot Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë të veça...
Qindra protestues serbë janë mbledhur në orët e para të më...
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, tho...
Dy fshatra në rajonin perëndimor të Rusisë, Bryansk, janë ...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është penguar dhe ka rënë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 qershor se k...
Komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuc...
Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar udhëheqësve të Kosovës...
Ministria e Jashtme e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët q...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të enjten se...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se de...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koso...
Gazetari Besnik Krasniqi ka publikuar sot një shkrim, ...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla, ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirr...
Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka bërë thirrje KQZ-s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka deklaruar se situat...
Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Mitrovicën...
Në Mitrovicë të Jugut janë mbledhur një grup qytetarësh sh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Samiti i Liderëve...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...