Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se de...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të enjten se vendi i tij ka nevojë që NATO-ja t’i bëjë një "ftesë të qartë" për anëtarësim në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius. Presidenti Zelensky ka kërkuar vazhdimisht përshpejtimin e anëtarësimit të vendit të tij në aleancën ushtarake, por megjithëse ka shprehur mbështetjen për një gjë të tillë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se kjo çështje nuk është në rendin e ditës, ndërsa lufta po vazhdon.
Presidenti Zelensky tha në takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Politik evropian në Moldavi se çdo vend evropian që kufizohet me Rusinë dhe që nuk do që Rusia t'i shpërbëjë, “duhet të jetë anëtar me të drejta të plota i BE-së dhe NATO-s".
Në Oslo ku po mbahet një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës.
“Të gjithë aleatët bien dakord që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se u takon aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës të vendosin se kur Ukraina do të bëhet anëtare. Nuk i takon Moskës të vendosë veto kundër zgjerimit të NATO-s”, tha ai.
Por zoti Stoltenberg është shprehur se anëtarësimi i Ukrainës në NATO "nuk është në rendin e ditës" ndërsa lufta vazhdon.
Ai tha të enjten se “çështja më urgjente dhe më e rëndësishme tani është që Ukraina të fitojë si një vend sovran dhe i pavarur”.
I pyetur për sulmet në territorin rus që i atribuohen Ukrainës, zoti Stoltenberg tha se Ukraina u sulmua nga Rusia dhe ka të drejtë të mbrohet.
Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin mund ta ndalojë luftën në çdo kohë dhe se ata që janë përgjegjës për krimet lufte në Ukrainë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Takimi në Oslo mbahet përpara takimit të udhëheqësve të NATO-s muajin e ardhshëm në Lituani, të cilit iu referua presidenti Zelensky.
Zoti Stoltenberg tha se pret që në takim, aleatët të bien dakord për një angazhim afatgjatë për të mbështetur Ukrainën.
Ai tha se Ukraina duhet të ketë aftësitë dhe forcën për të mbrojtur veten dhe për të frenuar çdo agresion nga Rusia.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi në Oslo atë që ai e quajti "unitetin e jashtëzakonshëm" të NATO-s në përgjigje të Rusisë.
“Ka qenë një nga arsyet kryesore të suksesit të Ukrainës në zmbrapsjen e agresionit rus. E kemi thënë që ditën e parë se çfarë do të bënim për të mbështetur Ukrainën, për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe në drejtim të forcimit të Aleancës sonë. Ne kemi bërë atë që kemi premtuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë”, tha ai.
Zoti Stoltenberg kishte thënë se shpresonte që aleatët e NATO-s të miratonin kërkesën e Suedisë për t'u bashkuar me aleancën përpara takimit të korrikut.
Por deri tani Hungaria dhe Turqia nuk e kanë dhënë miratimin e tyre. Shefi i NATO-s tha të enjten se do të shkojë së shpejti në Ankara për të vazhduar diskutimin për këtë çështje me udhëheqësit e vendit./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se de...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koso...
Gazetari Besnik Krasniqi ka publikuar sot një shkrim, ...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla, ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirr...
Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka bërë thirrje KQZ-s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka deklaruar se situat...
Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Mitrovicën...
Në Mitrovicë të Jugut janë mbledhur një grup qytetarësh sh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Samiti i Liderëve...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha s...
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në ...
Marrëdhëniet ruso-gjermane nuk janë të mira, pasi qeveria ...
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos b...
Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra q...
Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën...
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 ven...
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet ...
Presidenti Emmanuel Macron pranoi të mërkurën se Franc...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policie k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...