Stoltenberg: NATO-ja, e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në ...

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë më herët se si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet t’i kryejnë të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur me kërcënime deri më tani. Këtë që e kanë thënë amerikanët, nuk mund ta dëgjoni nga goja e evropianëve”, tha Daçiç për Televizionin "Prva" të Serbisë.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, "Beta", ai vlerësoi se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”.
“Prandaj tani, në vend të normalizimit në Kosovë, kemi përshkallëzim të dhunës”, tha Daçiç.
Ai shtoi se zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë zgjidhje, por se tani “është më e rëndësishme të qetësohet situata”.
Daçiç tha se qëllimi i Beogradit është që serbët t’i kenë të drejtat e tyre.
“Ne jemi të gatshëm ta mbrojmë popullin tonë, por shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për këtë”, tha Daçiç.
Komuniteti ndërkombëtar diplomatik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës, si dhe vendet tjera të shteteve të QUINT-it, e kanë bërë Qeverinë e Kosovës fajtore për tensionimin e situatës në veri të vendit.
Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan - 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.
NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë.
Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në ...
Marrëdhëniet ruso-gjermane nuk janë të mira, pasi qeveria ...
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos b...
Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra q...
Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën...
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 ven...
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet ...
Presidenti Emmanuel Macron pranoi të mërkurën se Franc...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policie k...
Theodoros Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë q...
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt V...
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ...
Duke synuar mbështetjen për kërkesën e Suedisë për anëtarë...
Një makinë e një njësie policore është sulmuar ditën e sot...
Koreja e Veriut provoi të mërkurën të lëshojë satelitin e ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, C...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka t...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet ...
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar nga Bratislava se do ...
Autoritetet në Itali dhe Spanjë kanë arrestuar 33 të dyshu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...