Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Presidenti Emmanuel Macron pranoi të mërkurën se Franca duhet t'i kishte kushtuar më shumë vëmendje vendeve të Evropës Lindore, të cilat paralajmëruan për një Rusi luftarake përpara se forcat e Moskës të pushtonin Ukrainën.
Zoti Macron tha në një forum sigurie se nuk duhet të ketë ndarje midis "Evropës së Vjetër" dhe "Evropës së Re", duke iu referuar divergjencave të vazhdueshme mes anëtarëve të Bashkimit Evropian, lindor dhe perëndimor për çështje të tilla si Rusia.
"Disa thanë se kishim humbur një mundësi për të mos folur. Mendoj se ne gjithashtu humbëm mundësinë për t'ju dëgjuar. Kjo kohë ka përfunduar", tha zoti Macron duke u duartrokitur gjatë një fjalimi në institutin GLOBSEC në kryeqytetin sllovak, Bratislavë.
Ai po i referohej një fjalimi në vitin 2003 nga presidenti i atëhershëm francez, Zhak Shirak, i cili tha se vendet e Evropës Lindore që ishin në anën e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në vendimin e tyre për të ndërhyrë në Irak atë vit, e që u kundërshtua nga disa aleatë të mëdhenj perëndimorë, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kishin humbur një "mundësi të mirë për të mos u shprehur".
Deklarata tronditi vendet e Evropës Lindore dhe kontribuoi në një mosbesim të vazhdueshëm ndaj Parisit nga anëtarëve më të rinj të BE-së, i cili është rishfaqur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.
Pas pushtimit, vendet lindore të BE-së si Polonia, kritikuan zotin Macron për mbajtjen e hapur të kanaleve të komunikimit me presidentin rus Vladimir Putin, ose për deklaratat se Rusia nuk duhet të "poshtërohet" gjatë përpjekjeve ndërkombëtare për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Të mërkurën, zoti Macron tha gjithashtu se Evropa duhet të ndërtojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe jo të mbështetet vetëm tek Shtetet e Bashkuara për mbrojtje, megjithëse ai pranoi se kontributi i SHBA-së me fonde dhe materiale ka qenë vendimtar për formimin e një fronti të besueshëm kundër Rusisë.
“Le të jemi mirënjohës dhe t'i themi faleminderit Shteteve të Bashkuara. Por a do ta kemi këtë administratë përgjithmonë?” pyeti zoti Macron. “Kjo është arsyeja pse një shtyllë e mbrojtjes evropiane në NATO është e domosdoshme”.
Shtetet e Bashkuara mbajnë zgjedhje presidenciale në nëntor të vitit 2024 ndërsa një nga kandidatët është zoti Donald Trump i cili sa ishte president tha se kombet evropiane duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.
Zoti Macron tha se Rusia është përballur me probleme si rezultat i luftës në Ukrainë, duke përfshirë pranimin e Finlandës në NATO dhe humbjen e legjitimitetit në skenën globale.
“Lufta është larg përfundimit, por një gjë është e qartë: Ukraina nuk do të pushtohet. Ne mund të shohim se ajo që filloi si një 'operacion special' tani është një dështim gjeopolitik”, tha presidenti Macron./ VOA
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policie k...
Theodoros Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë q...
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt V...
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ...
Duke synuar mbështetjen për kërkesën e Suedisë për anëtarë...
Një makinë e një njësie policore është sulmuar ditën e sot...
Koreja e Veriut provoi të mërkurën të lëshojë satelitin e ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, C...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka t...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet ...
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar nga Bratislava se do ...
Autoritetet në Itali dhe Spanjë kanë arrestuar 33 të dyshu...
Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ...
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ësht...
Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Organizatës së Kombe...
Mungesa e reshjeve çdo vit ka filluar të ketë një ndik...
"Që nga fillimi i luftës së Rusisë, ne kemi vendosur t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Në Rusi nuk po ndodh asgjë. Të paktën kjo është përshtypja...
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, u bëri thirrje t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...