Taktika e mosveprimit mund të kthehet në një bumerang për Putinin brenda Rusisë
Në Rusi nuk po ndodh asgjë. Të paktën kjo është përshtypja...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martën se "ka ardhur koha" që Turqia të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, dhe tha se administrata e Bidenit gjithashtu beson se Turqisë duhet t'i sigurohen avionë luftarakë F-16 "sa më shpejt të jetë e mundur".
Blinken gjithashtu tha se administrata nuk i konsideron dy çështjet si të lidhura me njëra-tjetrën, por pranoi se disa ligjvënës amerikanë e shohin ashtu.
Të hënën, presidenti Joe Biden i lidhi tërthorazi këto dy çështje gjatë një bisede telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
“Kam folur me Erdoganin dhe ai ende dëshiron të punojë për diçka për F-16. I thashë se ne duam një marrëveshje me Suedinë. Pra, le ta bëjmë një gjë të tillë", tha Biden.
Pavarësisht kësaj, Blinken këmbënguli se dy çështjet ishin të ndryshme. Megjithatë, ai theksoi se përmbushja e të dyjave do të forconte në mënyrë dramatike sigurinë evropiane. "Të dyja këto janë jetike, sipas gjykimit tonë, për sigurinë evropiane", u tha Blinken gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi në qytetin verior suedez të Lulea-s me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Ne besojmë se të dyja duhet të shkojnë përpara sa më shpejt që të jetë e mundur; do të thotë pranimi i Suedisë dhe ecja përpara në paketën F-16 më gjerësisht”. "Ne besojmë se koha është tani," tha Blinken.
Ai nuk pranoi të parashikonte se kur Turqia dhe Hungaria, i vetmi anëtar tjetër i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, do të jepnin miratimin e tyre.
Por, tha ai, "ne nuk kemi asnjë dyshim se mund të, duhet të, dhe ne presim që të bëhet" deri në kohën kur liderët e aleancës takohen në Vilnius, Lituani në korrik në një samit vjetor.
I sapodalë nga një fitore e fortë e rizgjedhjeve gjatë fundjavës, Erdogan mund të jetë i gatshëm të zbusë kundërshtimet e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë.
Erdogan akuzon Suedinë se nuk ka reaguar ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si terroriste dhe një seri protestash për djegien e Kuranit në Stokholm zemëruan bazën e tij mbështetëse fetare – duke e bërë qëndrimin e tij të ashpër kundër Suedisë edhe më popullor.
Kristersson tha se të dyja palët kishin qenë në kontakt që nga votimi i së dielës dhe nuk shprehu asnjë hezitim për të folur për përfitimet që Suedia do t'i sjellë NATO-s "kur të bashkohemi me aleancën".
Blinken është në Suedi për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE dhe do të udhëtojë në Oslo të Norvegjisë të mërkurën për një mbledhje të ministrave të Jashtëm të NATO-s, përpara se të shkojë në Finlandë, anëtaren e sapopranuar të aleancës, të premten.
Duke folur në Oslo përpara takimit të ministrave të Jashtëm, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se qëllimi është që Suedia të bëhet pjesë e Aleancës përpara samitit të liderëve në korrik.
“Nuk ka garanci, por është absolutisht e mundur të arrihet një zgjidhje dhe të mundësohet vendimi për anëtarësimin e plotë të Suedisë deri në samitin e Vilniusit”, tha Stoltenberg./ Rel
Në Rusi nuk po ndodh asgjë. Të paktën kjo është përshtypja...
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, u bëri thirrje t...
Më shumë se 40 udhëheqës europianë do të takohen të enjten...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë të re ndihme ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të mar...
Presidentin Joe Biden do të presë javën e ardhshme në Shtë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidh...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ...
Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të n...
Nëntë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave m...
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut njoftoi ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se a...
Departamenti amerikan i Punës thotë se numri i fëmijëve të...
Në Zubin Potok, një prej katër komunave me shumicë serbe n...
Sërgjan Millosavleviç, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të ...
Si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ...
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka theksuar nevoj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëhet me dije se nuk ...
Rusia kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...