
Edhe Mero Baze kërkon standarde nga SPAK pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
Presidentin Joe Biden do të presë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministrin britanik Rishi Sunak. Dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e lidhjeve ekonomike dhe vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën ndërsa përballet me agresionin rus.
Zoti Sunak do të qëndrojë në Uashington të mërkurën dhe të enjten e javës që vjen për takime me Presidentin Biden, ligjvënës amerikanë si dhe drejtues biznesesh. Zëdhënësi i zotit Sunak tha të martën se nuk do të ketë bisedime për një marrëveshje zyrtare të tregtisë së lirë.
“Vizita do të jetë një mundësi për të avancuar me tej bisedimet që kryeministri dhe Presidenti Biden zhvilluan muajt e fundit, lidhur me rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve për sfidat ekonomike, që janë përcaktuese për të ardhmen tonë”, tha zëdhënësi.
Si një ndër temat e diskutimit ai përmendi mbështetjen e dy vendeve për Ukrainën.
Kjo është vizita e parë zyrtare në Uashington e zotit Sunak që prej emërimit të tij në detyrën e kryeministrit në tetor. Ai synon të krijojë marrëdhënie më të mira me SHBA-të, marrëdhënie që u tensionuan pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2020.
Në prill, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë u detyrua të hidhte poshtë disa pohime sipas të cilave zoti Biden është "anti-britanik", qëndrime që u shfaqën pasi presidenti amerikan kaloi më shumë se gjysmë dite në provincën britanike të Irlandës së Veriut, përpara se të nisej drejt Republikës Irlandeze, për 2 ditë e gjysmë takimesh.
Administrata Biden ka treguar pak interes për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar.
Diskutimet kishin përparuar gjatë administratës së ish-Presidentit amerikan Donald Trump, përpara se Presidenti Biden të vinte në pushtet, por më pas ato ngecën.
Zëdhënësi i zotit Sunak tha të martën se gjatë kësaj vizite nuk do të zhvillohen bisedime për një marrëveshje të tregtisë së lirë. Vizita sipas tij do të përqëndrohet në reduktimin e pengesave tregtare në mënyra të tjera, siç janë marrëveshjet me shtete individuale.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu situatën në Irlandën e Veriut, e cila prej më shumë se një viti nuk ka një qeveri funksionale.
Marrëdhëniet e Britanisë me Shtetet e Bashkuara janë pjesërisht të ndërtuara mbi lidhjet e ngushta në fushën e mbrojtjes, zbulimit, lidhjet ekonomike dhe kulturore. Po kështu dy vendet janë në të njëjtën sa i takon mbështetjes ndaj Ukrainës.
Zoti Sunak pranoi ftesën e zotit Biden për të vizituar Shtëpinë e Bardhë në mars, kur të dy udhëheqësit u takuan në San Diego për të përuruar fazën tjetër të një aleance mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, e njohur si marrëveshja AUKUS.
Falë saj është parashikuar t’i sigurohen Australisë nëndetëse luftarake me energji bërthamore prej fillimit të viteve 2030, me synimin për t'iu kundërvënë ambicieve të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidh...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ...
Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të n...
Nëntë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave m...
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut njoftoi ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se a...
Departamenti amerikan i Punës thotë se numri i fëmijëve të...
Në Zubin Potok, një prej katër komunave me shumicë serbe n...
Sërgjan Millosavleviç, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të ...
Si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ...
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka theksuar nevoj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëhet me dije se nuk ...
Rusia kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit me a...
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka deklaruar se situata në ve...
Qeveria e Kinës ka reaguar për tensionet në veri të Kosovë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin që zhvillo...
Pesëmbëdhjetë persona u arrestuan sot nga Guardia di F...
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamen...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Policia e Korçës vepron me dy standarde. Këtë e tregon...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar automjetin tip Be...
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 3 në Ko...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në nj...
Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shp...
Populli iranian do ta mposhtë përfundimisht autoritarizmin...
Një luftanije franceze ka rrëzuar dy dronë në Detin e ...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...