SHBA, paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë të re ndihme ...

Më shumë se 40 udhëheqës europianë do të takohen të enjten në Moldavi për të shprehur mbështetje ndaj ish republikës Sovjetike dhe vendit në kufi me Ukrainën, ndërsa Kievi përgatitet për filllimin e kundërofensivës ndaj trupave ruse.
Takimi i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 20 shteteve të tjera europiane në një kështjellë në Moldavi, vend i njohur për prodhimin e verës, do të përfshijë diskutime mbi çështje strategjike, si dhe do të shënojnë nisjen e një misioni të ri partneriteti të BE-së me këtë shtet.
Megjithatë, takimi paraqet më së shumti një shfaqje simbolike bashkimi, në pragun e Ukrainës.
"Nëse jeni në Moskë dhe shihni që mblidhen bashkë 47 vende, në fqinjin tuaj më të afërt, ky është një mesazh i rëndësishëm," u tha gazetarëve një zyrtar i BE-së përpara takimit të nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet 40 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kishinau.
Një vend me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, i vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë që është anëtare të NATO-s, Moldavia ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas për frymë se çdo vend tjetër, ndërkohë që është përballuar me rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës.
Qeveria ka akuzuar Moskën se po përpiqet të destabilizojë vendin kryesisht rumanishtfolës duke përdorur ndikimin e saj mbi lëvizjen separatiste në rajonin kryesisht rusisht-folës të Transdniestrisë.
Takimi i Komunitetit Politik Evropian, i dyti I këtij formati, një ide e presidentit francez Emmanuel Macron, do të diskutojë çështje që përfshijnë sigurinë kibernetike, migrimin dhe sigurinë energjetike. Ai gjithashtu do të ofrojë një mundësi për të diskutuar tensionet në kontinent, duke filluar nga Azerbajxhani dhe Armenia deri te përleshjet e fundit në veri të Kosovës.
Takimi do të mbahet ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë, duke përdorur armët perëndimore të blera kohët e fundit, në përpjekje për të dëbuar trupat ruse nga territori i saj.
Sikurse Ukraina, edhe Moldavia, aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, vitin e shkuar, menjëherë pas agresionit rus dhe Kishinau zyrtar po planifikon të përdorë takimin e nivelit të lartë për të treguar përparimet në reforma dhe për t’i bindur udhëheqësit për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.
"Për ne, prania e 50 udhëheqësve në Moldavi është një moment historik... është ngjarja më e madhe e politikës së jashtme që ka organizuar ndonjëherë Moldavia," tha Olga Rosca, këshilltare për politikën e jashtme të Presidentes Maia Sandu.
“Është mënyra jonë për të përshpejtuar procesin e pranimit në BE”, shtoi ajo.
Sipas saj, Moldavia synon që të ketë një vendimarrje në takimin e nivelit të lartë të Këshillit Evropian në dhjetor, në mënyrë që bisedimet për anëtarësim të mund të fillojnë në fillim të vitit 2024.
Disa janë të shqetësuar se pritshmëritë e ndryshme mes vendeve pjesëmarrëse dhe shtrirja e gjerë e takimit të nivelit të lartë, për të cilin Franca ka ofruar mbështetje logjistike dhe sigurie, do të jetë një pengesë për të shënuar sukses në politika konkrete.
Ndasitë politike dhe rivaliteti tradicional mes disa vendeve pjesëmarrëse, nga Armenia dhe Azerbajxhani, tek Greqia dhe Turqia, mund t’i vështirësojnë edhe më shumë gjërat.
"Me atë që po ndodh në Ukrainë është e rëndësishme që ky takim po ndodh, siç është edhe diskutimi mbi furnizimin me energji dhe migracionin," tha një diplomat i lartë evropian.
Në takimin e parë të këtij formati, në Pragë, vitin e kaluar, u shënua një farë përparimi në përpjekjen e udhëhequr nga Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Të enjten, udhëheqësit e këtyre vendeve do të zhvillojnë bisedime me përfaqësues të BE-së, presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz./ VOA
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë të re ndihme ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të mar...
Presidentin Joe Biden do të presë javën e ardhshme në Shtë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidh...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ...
Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të n...
Nëntë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave m...
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut njoftoi ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se a...
Departamenti amerikan i Punës thotë se numri i fëmijëve të...
Në Zubin Potok, një prej katër komunave me shumicë serbe n...
Sërgjan Millosavleviç, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të ...
Si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ...
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka theksuar nevoj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëhet me dije se nuk ...
Rusia kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit me a...
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka deklaruar se situata në ve...
Qeveria e Kinës ka reaguar për tensionet në veri të Kosovë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...