Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ideja origjinale e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve ishte që nuk mund të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa njohje të ndërsjellë.
“Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, është problem”, tha ai për mediat në Prishtinë, duke shtuar se është në përgjegjësinë e Kosovës që të gjejë formën që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos e cenojë rendin juridik.
Sipas Konjufcës pozicioni i Serbisë është që Kosova duhet të themelojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe “jashtë çdo ombrelle politike të procesit që ka arritur në këtë pikë ku jemi tash”.
Ai tha se ekspertët që kanë hartuar Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi e kanë zgjeruar ombrellën, teksa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ndërmjetësi i dialogut, Mirosllav Lajçak është “pozicionuar” kundër Kosovës.
“Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja [e ndërsjellë] dhe Asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi që [i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav]Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia”, tha Konjufca.
Konjufca tha se pohimet e Kurtit, i cili tha se Lajçak është ndërmjetës i njëanshëm, nuk mund të quhen akuza, ashtu siç i cilësoi Bashkimi Evropian.
“Së pari, nuk mendoj që ato ishin akuza. Ishin disa konstatime të mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur, thënë të drejtën, qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon, më shumë janë, le të themi, marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht, e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, të mund të jenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, se si të mund të akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, tha ai.
Më 18 shtator, Kurti tha se gjatë rundit të fundit të dialogut – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.
Ai tha se në këtë takim, ku kryeministri kosovar paraqiti një plan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit që tha se u refuzua nga BE-ja dhe Serbia, Lajçaku “u pozicionua” kundër Kosovës.
Bashkimi Evropian i ka cilësuar deklaratat e Kurtit për Lajçakun si “akuza të pabaza”, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen e tyre për BE-në si lehtësuese e procesit të dialogut, që ka nisur më 2011./ REL
Firma hekurudhore meksikane Ferromex tha të martën se do t...
Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja horror e b...
Policia ka zbuluar detaje të reja pas arrestimit të dy per...
Përmes një raporti, deputetët e Parlamentit Evropian kanë ...
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e ma...
Gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar në një çerdhe private në Ko...
Një grua 33-vjeçare dhe një shitës ambulant kanë humbu...
Të paktën 27 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Bash...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret pr...
Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nisur fj...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Ri...
Shefkije Berisha nuk ka informacione për rrezikun e mundsh...
Gazetari, Baton Haxhiu është shprehur në një intervistë se...
Në çdo fluturim ju kërkohet pasagjerëve që telefonat e tyr...
Më shumë se 1200 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja dhe s...
Presidenti amerikan, Joe Biden u ka bërë thirrje liderëve ...
Gazetari i të përditshmes amerikane "Wall Street Journal",...
Tre vjet më parë, kur misioni detar i BE-së "Sophia" u mby...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...