Vuçiç: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë për aq sa të mundet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret pr...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin për ta bërë Kosovën me status të vendit kandidat për anëtarësim në këtë bllok.
Ajo është thënë t’i ketë bërë këto deklarata në një drekë tradicionale të organizuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borell, në Nju Jork, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas takimit se Serbia është e hapur ndaj “bashkëpunimit konstruktiv në rajon që synon përmbushjen e objektivit tonë strategjik – anëtarësimit në BE”.
Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik. Nga ajo kohë, vetëm Kroacia, nga vendet e rajonit, është anëtarësuar në BE, në vitin 2013.
Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi (MSA) me BE-në.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok në dhjetor të vitit të kaluar.
“Masat kundër Kosovës nuk kontribuojnë në avancim të dialogut”
Mes tjerash, Osmani ka vlerësuar se masat e marra nga BE-ja ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut dhe prekin interesat e mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri të vendit në maj.
Atje, banorët lokalë serbë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesa komunale dhe situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.
Osmani ka vlerësuar se Kosova është palë konstruktive në dialogun me Serbinë – të ndërmjetësuar nga BE-ja - dhe është e përkushtuar për paqe e stabilitet.
“BE duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat janë të bashkërenduara me BE dhe në të njëjtën kohë kanë ndërmarrë reforma, sidomos në sundimin e ligjit, ekonomi dhe standarde evropiane”, ka thënë mes tjerash ajo.
Raundi i fundit i dialogut të nivelit të lartë në Bruksel është mbajtur më 14 shtator.
Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit se ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces, Mirosllav Lajçak është pozicionuar kundër Kosovës.
Sipas tij, gjatë takimit është vërejtur që ka pasur koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Lajçakut për, siç ka thënë ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.
BE-ja, në anën tjetër, i ka konsideruar këto deklarata si të pabaza. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./ Rel
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret pr...
Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nisur fj...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Ri...
Shefkije Berisha nuk ka informacione për rrezikun e mundsh...
Gazetari, Baton Haxhiu është shprehur në një intervistë se...
Në çdo fluturim ju kërkohet pasagjerëve që telefonat e tyr...
Më shumë se 1200 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja dhe s...
Presidenti amerikan, Joe Biden u ka bërë thirrje liderëve ...
Gazetari i të përditshmes amerikane "Wall Street Journal",...
Tre vjet më parë, kur misioni detar i BE-së "Sophia" u mby...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nik...
Shtëpia e Bardhë përshëndeti kthimin e pesë amerikanëve me...
Një magazinë me mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha,...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si ...
Vazhdon misteri për trupat e "alienëve", ose të dy qenieve...
Ukraina “shpejt” do të pranojë nga Shtetet e Bashkuara tan...
Ministria e Arsimit në Kosovë ka reaguar pas rrahjes b...
Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar barabarisht në një çerdh...
Dhjetë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet se ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...