Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa do të mirëpresë hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen.
Kjo porosi është në draftin e konkluzioneve që pritet të miratohen nga vendet anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, më 12 dhjetor, në nivel të ministrave, e të cilat pastaj pritet të konfirmohen edhe nga udhëheqësit e BE-së, në një samit të paraparë për t’u mbajtur më 14 dhe 15 dhjetor.
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtij dokumenti. Aty thuhet se Këshilli “ka marrë parasysh progresin e kufizuar të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit”.
Pjesa më e madhe e konkluzioneve, që i kushtohet Kosovës, ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit, dhe me dialogun me Serbinë.
Këshilli pritet që të shprehë “shqetësimin për shkak të mungesës së lirisë së shprehjes dhe kufizimin e pluralizmit në veri të Kosovës”.
“Këshilli është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, përfshirë edhe atë të sigurisë. Disa veprime të njëanshme nga Kosova dhe nga Serbia, sikur edhe dorëheqja kolektive e serbëve të Kosovës nga institucionet, dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, kanë shtuar edhe më shumë tensionet”, thuhet në tekst.
Këshilli pritet të dënojë ashpër “sulmet e dhunshme të protestuesve serbë të Kosovës ndaj trupave të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave, më 29 maj 2023”.
“Zgjedhjet e reja në veri të Kosovës duhet të zhvillohen sa më parë që të jetë e mundur, dhe serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në to, pa asnjë parakusht. Serbët e Kosovës, po ashtu, duhet të kthehen në institucionet nga të cilat janë larguar. Kjo duhet të lehtësohet nga Kosova dhe të inkurajohet nga Serbia”, thuhet në draftin e konkluzioneve.
Sa i përket masave që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës, të cilat janë arsyetuar me “mungesën e hapave për të shtensionuar situatën në veri”, shprehet gatishmëria që ato masa të hiqen, në rast se do të ketë progres në përmbushjen e kërkesave.
“Këshilli mirëpret ndërmarrjen e hapave drejt zbatimit të disa kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja mbetet e gatshme që t'i heqë masat, në rast të progresit të mëtejmë në përmbushjen e kërkesave ekzistuese”, thuhet në tekstin që ka parë REL-i.
Këshilli, edhe përmes këtyre konkluzioneve, pritet të përsërisë se nuk ka justifikim për dhunë, si dhe t'i dënojë sulmet ndaj Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.
“Këshilli nënvizon përmirësimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it lidhur me këtë sulm. Këshilli mirëpret forcimin e pranisë së KFOR-it, posaçërisht në vijën kufitare/administrative mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në tekst, ku, po ashtu, u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga retorika nxitëse.
BE-ja mund të ndërmarrë masa, si ndaj Kosovës, ashtu edhe ndaj Serbisë, në rast se nuk përmbahen nga nxitja e tensioneve.
“Këshilli pret nga Kosova dhe Serbia që të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, e cila do të garantonte siguri dhe demokraci përfaqësuese për të gjithë qytetarët”, thuhet në tekst.
“Këshilli kërkon nga Kosova që të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me vullnet të mirë dhe në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese me Kosovën, për normalizimin e raporteve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me ligjet e BE-së, pa vonesa tjera. Kjo Marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet kyçe të hapura, dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në stabilitetin e rajonit“, thuhet në këtë dokument, ku rikujtohet se të dyja palët do të rrezikojnë rrugëtimin e tyre evropian, në rast se nuk e shfrytëzojnë këtë rast.
Këshilli pritet të shprehë keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes bazë për normalizimin e raporteve dhe të aneksit, sikur edhe çështjeve tjera të arritura në dialog.
“Kërkojmë nga Kosova që, në tërësi dhe pa vonesa tjera, t’i zbatojë ato. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Këshilli mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe të Serbisë për të pranuar draftin e paraqitur nga lehtësuesi i BE-së, duke kuptuar se punë e mëtejme duhet të bëhet në bazë të tij”, thuhet në tekst.
Këshilli pritet të ftojë përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë që të plotësojë agjendën për takimin e radhës të Grupit Special për Normalizim, për të marrë parasysh obligimet e Kosovës që dalin nga Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit të saj.
Kosova pritet të ftohet urgjentisht dhe në mënyrë konstruktive të angazhohet në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal dhe të respektojë obligimet nga Marrëveshja për Tregti të Lirë - CEFTA dhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, përfshirë edhe duke hequr vendimin për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.
Këshilli i BE-së pritet të përshëndesë orientimin e qartë gjeostrategjik të Kosovës, që është dëshmuar edhe përmes dënimit të ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe përmes përshtatjes vullnetare të qëndrimeve të saj në politiken e jashtme me ato të Bashkimit Evropian./ REL
Mbretëresha e Spanjës, Letizia, akuzohet se ka pasur n...
Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vra...
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian konsultohen të...
Izraeli pret luftime të vështira në fazën e re të luftës s...
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy trupa të tjerë pas s...
Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit eks...
Gazetari i "A2CNN" në Prishtinë, Ideal Gola, ka zbuluar në...
"Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpend...
Forcat ajrore izraelite kanë çuar përpara ofensivën e tyre...
Mbijetesa e Ukrainës varet kryesisht nga Shtetet e Bas...
"Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka mohuar që i b...
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14 vjeçares Vanja Gjorç...
Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Su...
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mb...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në një intervist...
Babai i Naim Murselit ka folur pasi u bë publik lajmi ...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...