Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë të enjten në zyrat e prokurorisë së Nju Jorkut, për të dhënë deponimin e tij të dytë, në betejën ligjore mbi praktikat e biznesit të kompanisë së tij.
Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores Letitia James, e cila ngriti padi ndaj zotit Trump vitin e kaluar. Në padinë e saj pretendohet se zoti Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe bashkëpunëtorët e biznesit, duke u dhënë atyre informacion fals, për vlerën financiare të pronave të tij, si hotelet dhe klubet e golfit.
Padia nuk ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj zotit Trump nga prokurori i Manhatanit, ngritja e të cilave shënoi edhe rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që një ish-president, akuzohet për vepra penale.
Ish-Presidenti Trump dhe avokatët e tij kanë thënë se paditë e prokurorëve të zgjedhur nga radhët e demokratëve janë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në ligj. Ai dhe kompania e tij kanë mohuar të kenë shkelur ligjin. Prokurorja James nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve për deponimin gjatë një konference për shtyp të mërkurën.
Ish-Presidenti Trump është takuar më parë me juristët e zyrës së Prokurores James më 10 gusht, por nuk pranoi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve, me përjashtim të disa pyetjeve procedurale, duke përmendur mbi 400 herë të drejtën e tij kushtetuese, bazuar në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

“Nëse dikush në pozicionin tim nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë, do të ishte një budallallëk i vërtetë”, tha ai gjatë një seance të regjistruar me video dhe që u bë publike më vonë. Zoti Trump parashikoi se prokuroria do të përpiqej të ngrinte çështje penale bazuar tek përgjigjet e tij, nëse ai do t’i kishte dhënë ato.
“Një deklaratë apo një përgjigje që do të ishte sadopak jo e drejtë, qoftë edhe gabimisht, si p.sh. se ishte një ditë e bukur me diell, kur realisht ishte pak e vrenjtur, do të trajtohej nga strukturat e zbatimit të ligjit në një nivel që rrallë shihet në këtë vend, pasi unë e kam përjetuar këtë gjë”, tha ai.
Gjyqi për këtë çështje hetimore është planifikuar të fillojë në muajin tetor.
Nuk është e qartë nëse zoti Trump do t’i përgjigjet pyetjeve në deponimin e tij të dytë i planifikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura./ VOA
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukrai...
SHBA-ja pretendon se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas në...
Koreja e Veriut lëshoi të enjten një raketë balistike ...
Presidenti amerikan Joe Biden u tha njerëzve të mbledh...
Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e t...
Zyrtarët ukrainas denoncuan të mërkurën Rusinë pas shfaqje...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e përfshirë në skandal...
Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflaci...
Austria refuzon vizat për shumicën e delegatëve rusë q...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtete...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga...
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe ...
Një grua 56-vjeçare kineze është viktima e parë e nënt...
Sistemet e pensioneve, janë shumë komplekse dhe shumë ...
Policia e Kosovës ka zbuluar detaje të reja në lidhje me p...
Serbia, shteti i vetëm në Europë që ka refuzuar të san...
Lista po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Në farmacitë gje...
Operacionet kibernetike të Rusisë në Ukrainë mund të m...
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...