Gjenerali i njohur me nofkën ‘Krijesa e Moçalit’, emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë
Presidenti Joe Biden emëroi për detyrën e Shefit te Shefav...

Irani ka lëshuar me sukses një raketë balistike me rreze deri në 2 mijë kilometra, njoftuan të enjten mediat shtetërore, dy ditë pasi shefi i forcave të armatosura të Izraelit përmendi mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ndaj Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor. Irani ka një ndër programet më të mëdha me raketa në Lindjen e Mesme, dhe thotë se armët e tij janë në gjendje të godasin bazat në rajon të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara.
Televizioni shtetëror iranian transmetoi disa sekonda nga ajo që duket se është prova e lëshimit të raketës balistike të përditësuar Khoramshahr 4. Raketa ka një rreze deri në 2 mijë kilometra dhe mund të mbajë mbushje me peshë 1500 kg.
Megjithë kundërshtimet e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve evropiane, Republika Islamike ka deklaruar se do ta zhvillojë më tej programin e saj të “mbrojtjes” me raketa.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se raketës me karburant të lëngshëm do t’i vihet emri i ri “Kheibar”, sipas emrit të një kështjelle izraelite të marrë nga luftëtarët myslimanë në fillimet e islamit. Sipas IRNA-s, raketa e prodhuar në vend bëhet gati për nisje në një kohë të shkurtër, duke qenë kështu jo vetëm një armë strategjike, por edhe taktike.
“Në kuadrin e rritjes së kapaciteteve me raketa të Republikës Islamike të Iranit, paraqesim sot raketën e re strategjike balistike Khoramshahr 4, që është një version i përditësuar i raketave të mëparshme. Një nga tiparet dalluese të kësaj rakete është se shmang radarët dhe mund të penetrojë përmes sistemeve të mbrojtjes ajrore të armikut”, tha në Teheran të enjten Ministri iranian i Mbrojtjes, Gjeneral Mohammad Reza Gharaei Ashtiani.
Izraeli, ekzistencën e të cilit nuk e njeh Republika Islamike, e konsideron Iranin si një kërcënim për ekzistencën e tij. Irani thotë se raketat e tij balistike janë një masë e rëndësishme parandaluese dhe një forcë ndëshkimore ndaj Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe kundërshtarëve të tjerë të mundshëm në rajon.
Të martën, gjenerali më i lartë izraelit përmendi mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që përpjekjet e gjashtë fuqive botërore për të rikthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 kanë ngecur që nga shtatori, ndërsa Perëndimi ka shqetësime për përparimin e përshpejtuar bërthamor të Teheranit.
Marrëveshja, nga e cila u tërhoq Uashingtoni në vitin 2018, vendoste kufizime ndaj aktiviteteve bërthamore të Iranit duke e zgjatur kohën që i nevojitet Iranit për të prodhuar material të mjaftueshëm bërthamor për një armë bërthamore, nëse do të vendoste të vepronte kështu. Irani mohon se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore./ VOA
Presidenti Joe Biden emëroi për detyrën e Shefit te Shefav...
Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Kreu i grupit privat ushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhi...
Është bërë publike përbërja e qeverisë së përkohshme nën k...
Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tas...
37 persona janë arrestuar në një aksion të Europol gjatë g...
Etja e shtetit gjerman për forca mjekësore duket se po bëh...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi,...
Një vit pas vrasjes së 19 nxënësve dhe dy mësuesve në Uval...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka zhv...
Sot, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqin...
Së bashku, 27 shtetet anëtare të BE-së menaxhojnë zonën më...
Studimi falas edhe për studentët e huaj ka bërë që Gjerman...
Norvegjia do të mbështesë programet e trajnimit për pi...
Japonia mbajti një ceremoni të mërkurën prej ku dhuroi rre...
Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë vendosjen e parakus...
Ndërsa Turqia përgatitet për balotazhin presidencial t...
Në sajë të në të një hetimi ndaj aktivistëve të klimës, po...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fq...
Direktivat më të fundit të Komisionit Europian kundrej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...