KE, kërkesë Gjermanisë/ Investo më shumë në energjinë e ripërtërishme
Direktivat më të fundit të Komisionit Europian kundrej...

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, të enjten, më 25 maj, do të vizitojë Kosovën.
Sipas njoftimeve të Komisionit Evropian, gjatë qëndrimit në Kosovë, Varhelyi do të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, zyrtari i lartë evropian do të takohet me përfaqësuesit e opozitës dhe të shoqërisë civile.
“Këto takime do të ofrojnë mundësinë për të shqyrtuar raportet mes Kosovës dhe BE-së dhe për të diskutuar për zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, përfshirë ato në fushën e drejtësisë, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në njoftim.
Por, ngjarja kryesore gjatë vizitës së tij pritet të jetë inicimi i një programi të përbashkët mes BE-së dhe Kosovë për forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pas takimeve me krerët shtetërorë, zyrtari i lartë evropian, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, do të inaugurojnë “Programin BE-Kosovë për punë të brendshme”.
“Qëllimi i këtij programi është përshtatja e mëtejme e veprimeve të Kosovës në forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar me standardet e BE-së”, tha KE-ja.
“Ky program i BE-së, i financuar me 6.5 milionë euro, do të zbatohet në një periudhë kohore prej tre vjetësh, me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës. Do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar”, u shtua në njoftimin e KE-së.
Sikurse për të gjitha shtetet që janë në procesin e zgjerimit të BE-së, ashtu edhe për Kosovën sundimi i ligjit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë identifikuar si fushat kryesore që do të merren parasysh nga BE-ja në vlerësimin e gatishmërisë së këtyre shteteve për përparim drejt integrimit evropian.
Më 15 dhjetor të vitit 2022, Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian./ REL
Direktivat më të fundit të Komisionit Europian kundrej...
Greqia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi ish-...
Së fundmi Parlamenti Europian ka ndërmarrë një nismë për t...
Negociatat për tavanin e borxhit kanë ngecur nga një probl...
Një grup i grave të burgosura për aryse politike që mbahen...
Departamenti amerikan i Shtetit, duke komentuar takimin e ...
Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, th...
Gazetarja dhe aktivistja Yekaterina Maksimova i shmanget m...
Një gjykatës caktoi të martën 25 marsin 2024, si datë ...
Kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainën, më shumë se ...
Kompania shtetërore çeke e energjisë, Mero, njoftoi më 23 ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të martën s...
Gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evro...
Linja ajrore spanjolle “Air Europa” po planifikon të anulo...
Zëvendësministri rus i shkencës, i cili ishte një kritik i...
India ka mbrojtur vendimin e saj për të pritur një takim t...
Në Belgjikë kanë shpërthyer protestat, pasi njerëzit po an...
Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk kanë arritur të bien dako...
BE-ja do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për gjash...
Brazili ka shpallur emergjencën gjashtëmujore pasi janë sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...