Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Departamenti amerikan i Shtetit, duke komentuar takimin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se “asnjë qeveri, në asnjë nivel, në këtë moment nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, ndërkohë që ai vend po kryen agresion kundër Ukrainës”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se vendimi i Dodikut për t'u takuar me Putinin, "në kohën kur Rusia shkel haptazi themelet dhe ligjet e rendit ndërkombëtar, si dhe vendimi i mëparshëm të Dodikut për të dekoruar Putinin, janë lëvizje shkurtpamëse që nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve të Republikës Sërpska”.
"Rruga që të çon drejt një të ardhmeje demokratike, të begatë dhe të sigurt, të cilën e dëshirojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, kalon përmes Brukselit, jo përmes Moskës. Prandaj, ne e konsiderojmë rrugën e Dodikut kundërproduktive dhe mbi të gjitha të dëmshme", tha zëdhënësi i Departamenti i Shtetit.
Dodik tha në Moskë të martën se Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, antiperëndimore dhe antiamerikane.
Përderisa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Sërpska i është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.
“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.
Pas takimit me Putinin, Dodik i quajti "armiqësore" vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë. Së bashku me akuzat dhe retorikën e ashpër ndaj Ambasadës Amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë, ai e quajti ambasadorin Michael Murphy "anti-serb".
Dodik pohoi se qëllimi i ambasadorit amerikan është "të shkatërrojë Republikën Sërbska deri në fund të mandatit të tij", ndërsa ambasadori Murphy ka thënë qartë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë dashur të shfuqizojnë Republikën Sërbska, por korrupsionin.
Murphy paralajmëroi më parë se Dodik, me paturpësi, po sulmon gjithnjë e më shumë stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës me retorikë nacionaliste./ Rel
Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, th...
Gazetarja dhe aktivistja Yekaterina Maksimova i shmanget m...
Një gjykatës caktoi të martën 25 marsin 2024, si datë ...
Kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainën, më shumë se ...
Kompania shtetërore çeke e energjisë, Mero, njoftoi më 23 ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të martën s...
Gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evro...
Linja ajrore spanjolle “Air Europa” po planifikon të anulo...
Zëvendësministri rus i shkencës, i cili ishte një kritik i...
India ka mbrojtur vendimin e saj për të pritur një takim t...
Në Belgjikë kanë shpërthyer protestat, pasi njerëzit po an...
Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk kanë arritur të bien dako...
BE-ja do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për gjash...
Brazili ka shpallur emergjencën gjashtëmujore pasi janë sh...
Senatori amerikan, Chris Murphy tha të hënën se është e rë...
Kreu i agjencisë së inteligjencës gjermane paralajmëroi të...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha ...
Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Rusia pretendon të ketë marrë kontrollin e qytetit të Bakh...
Fluturimet nga aeroporti Catania në Siçili u ndaluan të di...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...