Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, pritet të takohen sot pasdite në lidhje me ngërçin mbi tavanin e borxhit. Të dy po përpiqen të arrijnë një kompromis për të rritur kufirin e huamarrjes së Shteteve të Bashkuara në kohë për të shmangur një falimentim financiar me pasoja shkatërrimtare. Bisedimet për të parandaluar dështimin e Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhin e saj vazhduan të dielën, pas kthimit të presidentit Joe Biden në Uashington nga takimi i G7-ës në Japoni. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell një përmbledhje të pozicionit të demokratëve dhe republikanëve për rritjen e kufirit të borxhit.
Ndërsa përgatitej për të përfunduar pjesëmarrjen e tij në samitin e G-7 në Hiroshima, presidenti Joe Biden u bëri thirrje republikanëve të hiqnin dorë nga "pozicionet ekstremiste" për të parandaluar dështimin e Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet e saj.
“Unë kam bërë pjesën time dhe kam paraqitur një propozim për të ulur shpenzimet me më shumë se një trilion dollarë, përveç një reduktimi të deficitit prej gati 3 trilionë dollarësh, që propozova më parë, përmes kombinimit të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave. Tani është koha që pala tjetër të bëjë lëvizjen e saj”, tha presidenti.
Republikanët e udhëhequr nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy këmbëngulin në shkurtime më të thella të shpenzimeve.
Ligjvënësi Jodey Arrington shpjegoi për emisionin "This Week" të kanalit ABC, pse ai refuzon propozimin e presidentit Biden për të rritur të ardhurat, duke shtuar taksat për individët e pasur dhe korporatat.
“Populli amerikan e kupton se kriza e kostos së jetesës të cilën po përjetojnë është rezultat i shpenzimeve, jo sepse kemi taksa të ulëta. Fakti është se ne kishim taksa të ulta kur filloi COVID-i dhe patëm të ardhura tatimore rekord në vitin 2021”.
Republikanët po kërcënojnë të hedhin në erë ekonominë nëse nuk marrin atë që kërkojnë, thotë senatori demokrat Chris Van Hollen, i cili gjithashtu foli për kanalin ABC.
“Nëse dështojmë të paguajmë borxhin, rrezikojmë depresion ekonomik. 18 milionë njerëz pa punë. Rritje të normave të interesit. Gjithçka do të bëhej shumë më e shtrenjtë për popullin amerikan”.
Nëse tavani i borxhit nuk rritet, do të duhet të bëhen zgjedhje të vështira, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në emisionin "Meet the Press" të kanalit NBC.
“Duhet të paguajmë interesat për borxhin e papaguar. Ne kemi gjithashtu detyrime ndaj të moshuarve, që varen tek sigurimet shoqërore, apo ushtrinë që pret të paguhet. Kontraktorët që kanë ofruar shërbime për qeverinë federale dhe disa fatura mbeten të papaguara”.
Sekretarja Yellen vlerëson se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të paguajnë detyrimet duke filluar nga qershori, nëse republikanët dhe demokratët në Kongres nuk arrijnë një marrëveshje./ VOA
Rusia pretendon të ketë marrë kontrollin e qytetit të Bakh...
Fluturimet nga aeroporti Catania në Siçili u ndaluan të di...
Aleanca globale e vaksinave Gavi njoftoi të hënën se do të...
Aktivistët radikalë të ndryshimeve klimatike me grupin e m...
Sektori i turizmit mund të mos jetë duke u përballur më...
Presidenti Joe Biden duket se nuk u ndahet incidenteve. Gj...
Dhjetëra mijëra mësues rumunë hynë në grevë më 22 maj ...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje të ...
"Meta", është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqpërdori...
Autoritetet suedeze kanë thënë se punëtorët me kualifi...
Brenda hapësirave të Gjykatës Speciale në Hagë, sot do të ...
Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Ba...
Disa vite më parë, në fund të një interviste në lidhje...
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Greqi janë b...
Rusia sulmoi rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës me rak...
Shtetet e Bashkuara dhe Papua Guinea e Re janë gati të nën...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Kryesimi i qartë i në 58 nga 59 zonat elektorale tregojnë ...
Kreu i SYRIZA, Aleksis Tsipra dhe kundërshtari më i fortë ...
Rezultatet paraprake e zgjedhjeve në Greqi deri më tani k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...