“Jam një i vdekur që ecën”/ Zbardhet dëshmia e Pëllumb Gjokës në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...

Disa vite më parë, në fund të një interviste në lidhje me Paktin për Emigracionin dhe Azilin, të paraqitur nga Komisioni Evropian, avokatja italiane Ana Brambila hodhi një propozim: “Le të themelojnë një grup ndërkombëtar të ndihmës reciproke për avokatët e frustruar”.
Ideja e Brambilas, anëtare e Shoqatës për Studime Juridike mbi Emigracionin në Itali (ASGI), lindi nga një vëzhgim: në një kontekst evropian gjithnjë e më armiqësor ndaj emigrantëve, dhe përballë një çmontimi gjithnjë e më të shpejtë të së drejtës për azil nga ana e të huajve, kur mbrojtja e të drejtave të emigrantëve ishte bërë një mision thuajse i pamundur, një profesion i diskredituar nga qeveritë që flisnin gjithnjë e me tone më të ashpra kundër “avokatëve aktivistë të të drejtave të njeriut”.
Që nga viti 2020, situata është përkeqësuar, duke e forcuar ndjenjën e pafuqisë midis juristëve që punojnë përkrah azilkërkuesve dhe njerëzve të tjerë që përpiqen të ligjërojnë praninë e tyre në territorin e Bashkimit Evropian. Nga e majta në të djathtë, qeveritë evropiane po përpiqen të kufizojnë të drejtat e njerëzve joevropianë duke ndryshuar ose injoruar ligjet, dhe duke shkelur në këtë mënyrë të drejtat e tyre themelore.
Asnjë praktikë nuk është më emblematike sesa ajo e dëbimeve. Megjithëse ligji ndërkombëtar e ndalon kthimin e azilkërkuesve në territore ku jeta ose liria e tyre mund të kërcënohet, ky lloj operacioni është tashmë i zakonshëm në shumë shtete anëtare, si në kufijtë e jashtëm të unionit (Bullgari, Kroaci, Spanjë, Greqi, Hungari ... lista është e gjatë) po ashtu edhe brenda BE-së (siç po ndodh aktualisht në kufirin franko-italian).
Lituania ka qenë e fundit në radhë që miratoi një ligj që e legalizon këtë praktikë. Por shumica e vendeve që kryejnë dëbimet e bëjnë këtë duke shkelur qëllimisht ligjin. Në Lesbos, një ishull grek disa kilometra larg brigjeve të Turqisë, dëbime të tilla ndodhin thuajse çdo ditë, në disa raste edhe disa herë në ditë, edhe pse autoritetet i mohojnë sistematikisht thotë Ozan Balpetek, kreu i komunikimit dhe avokatisë në Qendrën Ligjore Lesbos (LCL), një organizatë jofitimprurëse e regjistruar në Greqi, e cila ofron ndihmë ligjore falas për emigrantët.
Në Poloni, avokatja Aleksandra Pulçcni, anëtare e Shoqatës për Ndërhyrje Ligjore në Varshavë, përshkruan një situatë të ngjashme: “Që nga gushti i vitit 2021, njerëzit që vinin nga Bjellorusia janë transferuar nga rojet kufitare polake në pyllin Bialovieza. Dëbimet vazhdojnë ende sot, sepse pavarësisht ndërtimit të murit, emigrantët arrijnë ende të hyjnë në territorin polak. Edhe nëse ka pasur vendime kundër nga disa gjykata, autoritetet kufitare vazhdojnë dëbimet”.
Për të forcuar ndihmën juridike dhe humanitare për personat që mbërrijnë në kufi, shoqata ka krijuar me partnerë të tjerë, rrjetin “Grupa Granica”. Në nivel evropian, shoqata i është bashkuar projektit PRAB, i cili bashkon organizata të ndryshme të përkushtuara kundër kundërvënieve. “Bashkimi i forcave me të tjerët është shumë thelbësor”- thotë Pulçni.
Balpetek është dakord, por nënvizon se sa i rëndësishëm është ndërtimi i aleancave që shkojnë përtej kufijve të BE-së, siç ndodhi me rastin e 7-vjetorit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes BE-së dhe Turqisë, e denoncuar nga LCL dhe 73 partnerë të saj.
“Fakti që njerëzit po vazhdojnë të vdesin në ujërat ndërkombëtare duhet t’i shtyjë avokatët që punojnë në BE të bashkëpunojnë me kolegët e tyre në vendet fqinje”- thekson ai.
Balpetek përmend bashkëpunimin rreth çështjes së Barish Byjyksu, një shtetas turk që vdiq më 22 tetor 2022, pak minuta pasi u gjet në një gomone pranë qytetit turk të Bodrumit. Sipas disa dëshmitarëve, ai kishte mbërritur në ishullin grek Kos, ku dyshohet se u ndalua dhe u torturua nga autoritetet greke përpara se të kthehej mbrapsht bashkë me 14 persona të tjerë. Raporti i autopsisë, i publikuar së fundmi në Turqi, konfirmon pretendimet për torturë.
“Sa më shumë dëbime ndodhin, aq më shumë e ndiejmë nevojën për të bashkëpunuar me kolegët tanë në Turqi. Sepse Greqia kontinentale ndodhet 500 kilometra larg nga këtu, ndërsa tani teksa po flas me ju e shoh Turqinë nga dritarja ime. Evropa nuk mbaron në Greqi apo Bullgari”- thekson ai.
Të tria shoqatat fokusohen te çështjet gjyqësore strategjike, duke sjellë përpara gjykatave kombëtare ose ndërkombëtare çështje emblematike, me synim arritjen e një ndryshimi më të gjerë në nivel ligjor dhe social. “Kjo punë mund të jetë e dobishme. Por ekziston edhe ana e kundërt e medaljes. Sepse edhe kur fiton, pushteti riorganizohet për ta zhbërë atë rezultat. Ne nuk duhet të dekurajohemi. Por është ndoshta e nevojshme të rishqyrtohet qasja, duke parashikuar se cila mund të jetë përgjigjja e mundshme e autoriteteve shtetërore”- thekson ajo.
Pulçni jep një shembull. Pas disa vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila dënoi Poloninë për ndalimin administrativ të të miturve disa gjykata polake kishin ndryshuar qëndrim.
“Shtetit i vjen keq t’i nënshtrohet ligjit”- thotë avokatja belge Selma Benkhelifa, anëtare e Rrjetit të Avokatëve të Progresit. “Kur fillova të ushtroj profesionin e avokates në vitin 2001, gjyqtarët dhe avokatët binin dakord mbi parimet bazë: ekzistencën e të drejtave të njeriut, faktin që një i bardhë dhe një i zi janë të barabartë.
Por ata na thoshin: Klienti juaj po gënjen, dhe ne duhej të vërtetonim se ai nuk gënjen. Por prej disa vitesh, edhe kur tregojmë se personi mund të vdiste nëse do të kthehej në vendin e origjinës, gjyqtari përgjigjet me një fjalë cinike “Durim!”- tregon ajo.
Pavarësisht 8.000 e më shumë dënimeve nga gjykatat dhe urdhrave të shumëfishtë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, autoritetet belge vazhdojnë të shkelin ligjin duke lënë mijëra azilkërkues në rrugë, edhe pse ata kanë të drejtën e strehimit.
Benkhelifa thotë se refuzimi për të respektuar vendimet e gjyqësorit shënon një pikë kthese: “Shpeshherë them se të huajt janë një terren sprove për politikat liberticide. Erozioni i të drejtave themelore fillon me to, sepse askujt nuk i intereson. Ky është një precedent shumë i rrezikshëm”.
Brambilla flet për nevojën për të ndryshuar kursin dhe perspektivën, për të mos menduar ekskluzivisht në termat e azilit, por për t’u kthyer në një reflektim origjinal mbi të drejtat, lirinë e lëvizjes dhe emigrimin./ Përshtatur nga CNA.al
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Greqi janë b...
Rusia sulmoi rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës me rak...
Shtetet e Bashkuara dhe Papua Guinea e Re janë gati të nën...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Kryesimi i qartë i në 58 nga 59 zonat elektorale tregojnë ...
Kreu i SYRIZA, Aleksis Tsipra dhe kundërshtari më i fortë ...
Rezultatet paraprake e zgjedhjeve në Greqi deri më tani k...
Është mbyllur votimi në Greqi dhe tashmë po dalin rezultat...
Janë publikuar rezultatet paraprake të Exit-Polleve për zg...
Të dielën në Prishtinë u zhvillua ceremonia hapëse e stërv...
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavi...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (...
Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lid...
Policia gjermane, më 21 maj, nisi një hetim për helmim...
Moti tejet i ashpër dhe reshjet e dendura të shiut në Ital...
Zgjedhjet rajonale të këtij muaji në Spanjë vendosin s...
Përvjetori i 24-t i gjenocidit serb në Stagovë të Kaça...
Gjatë një takimi me udhëheqësit e G7-ës, Presidenti Jo...
Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi. Sipas m...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, gjatë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...