Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, më 21 maj, në shenjë mbështetje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian (BE), ndërkohë që qeveria proevropiane e vendit vazhdon të luftojë rrymat politike nga Rusia.
Policia vlerësoi se janë mbledhur rreth 75 mijë njerëz, shkruan redaksia e "Radios Evropa e Lirë" në gjuhën angleze.
Tubimi, në të cilin është paraqitur edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është organizuar pak ditë para takimit të komunitetit politik evropian.
Takimi do të mbahet më 1 qershor dhe pritet që presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, të marrë premtimin se vendi i saj, së shpejti, do të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Samiti do të jetë takimi i parë i grupit prej 44 anëtarësh, i cili synon të përmirësojë bashkëpunimin midis BE-së dhe vendeve jo anëtare të BE-së, përfshirë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Kaukazit.
Moldavia, së bashku me Ukrainën, u ftuan në hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim, në qershor të vitit të kaluar, disa muaj pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.
Si një nga vendet më të varfra në Evropë, ajo ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas, bashkë me shqetësimet në rritje për përhapjen e mundshme të luftës.
Sandu, ish-zyrtare e Bankës Botërore, e shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi në pushtet në nëntor të vitit 2020, përmes listës proreformiste.
Ajo zëvendësoi Igor Dodon, presidentin socialist të mbështetur nga Moska, mandati i të cilit u trondit nga kriza ekonomike dhe skandalet e korrupsionit.
Përpjekja e Sandu për lidhje më të ngushta me BE-në ka shqetësuar Moskën, e cila vazhdon të mbështesë hapur disa figura politike të Moldavisë.
Moldavia, në periudha të ndryshme të historisë së saj, ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe “Rumanisë së Madhe”. Në muajin mars, parlamenti i vendit shpalli rumanishten gjuhë zyrtare, megjithëse rusishtja përdoret ende gjerësisht.
Në Kuvendin e madh popullor ishin të pranishëm shumë njerëz, në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytetin Kishinau, duke përfshirë edhe në shpalljen e pavarësisë nga sundimi sovjetik, në vitin 1991.
Moldavia, ashtu si Ukraina, ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që zakonisht zgjat me vite. Megjithatë, kushtetuta e saj vendos një politikë neutraliteti që përjashton anëtarësimin në NATO.
Vendi është ende i rënduar nga prania e rajonit separatist prorus të Transnistrisë, 30 vjet pas luftës së shkurtër, në të cilën ky rajon iu kundërvu ushtrisë moldave./REL
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (...
Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lid...
Policia gjermane, më 21 maj, nisi një hetim për helmim...
Moti tejet i ashpër dhe reshjet e dendura të shiut në Ital...
Zgjedhjet rajonale të këtij muaji në Spanjë vendosin s...
Përvjetori i 24-t i gjenocidit serb në Stagovë të Kaça...
Gjatë një takimi me udhëheqësit e G7-ës, Presidenti Jo...
Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi. Sipas m...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, gjatë ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmu...
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, jo rrallëherë lavdërohen p...
Greqia sot voton për zgjedhjet parlamentare, ku gara është...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë q...
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara forcuan shqe...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në ...
Shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, F...
Duke lexuar tekstin e betimit para deputetëve të Parlament...
Disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë ...
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ...
Francis Fukuayama është analist politik amerikan në Un...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...