Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Duke lexuar tekstin e betimit para deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi, ministrave, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe liderëve të vendeve të rajonit, Jakov Millatoviç zyrtarisht mori detyrën e presidentit të Malit të Zi.
“Betohem se do të kryej detyrën e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri. Sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha Millatoviç në sallën plenare të Parlamentit të Malit të Zi, gjë që shënoi fillimin e mandatit të tij pesëvjeçar presidencial.
Në fjalimin e tij inaugurues, Millatoviç tha se ishte i nderuar dhe krenar që mori detyrën e presidentit duke bërë betimin:
“Do të jem një president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, politike apo fetare”.
Momenti aktual ka karakter historik, tha presidenti i ri malazez, duke u shprehur se ndryshimi i strukturës politike dhe konsolidimi i demokracisë ngjall shpresë, se në një mjedis më të lirë do të zgjidhen çështjet e hapura të rëndësishme për të ardhmen e Malit të Zi.
Rreth 200 personalitete marrin pjesë në inaugurimin, gjegjësisht në ceremoninë e betimit, që zhvillohet në Parlamentin e Malit të Zi, duke përfshirë zyrtarë nga vendet fqinje, ambasadorë dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA], Gabriel Escobar.
Në ceremoni janë të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, organeve të drejtësisë, si dhe presidenti i deritashëm i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, të cilin Millatoviç e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në fillim të prillit.
Pjesa qendrore e qytetit të Podgoricës është bllokuar që nga mëngjesi, si dhe rruga për në aeroport.
Pas intonimit të himnit kombëtar, betimit të Millatoviçit dhe fjalimit të tij inaugurues, do të mbahet përshëndetjet ceremoniale ushtarake në platonë para Parlamentit.
Pas kësaj, Millatoviç do t’i presë të ftuarit në një drekë, ndërkaq në orët e vona të pasdites, në Vilën shtetërore Gorica, ai me bashkëshorten do të presin rreth 700 të ftuar.
Në mesin e tyre do të jenë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviç dhe Zhelko Komshiç.
Ndonëse deri në mëngjesin e së shtunë nuk ka pasur asnjë konfirmim, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Mal të Zi dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Millatoviçit.
Vuçiq, në profilin e tij në Instagram, ka konfirmuar arritjen e tij në Mal të Zi, duke postuar foto me liderët e Demokracisë së Re Serbe (NOVA) Andrija Mandiq dhe të Partisë Popullore Demokratike (DNP) Millan Knezheviq, nga një mëngjes në Zeta afër Podgoricës.
Nga zyrtarët evropian, të pranishëm do të jenë Oliver Ropke, president i Komitetit evropian ekonomik dhe social të Komisionit Evropian, ndërkaq nga Britania e Madhe dhe Gjermania, të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich dhe Manuel Saracin.
Presidenti i malit të Zi zgjidhet çdo pesë vjet, ndërkaq të gjitha inaugurimet e mëparshme ishin bërë në Cetinë.
Jakov Millatoviç, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviqit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet.
Millatoviç, një nga liderët e lëvizjes “Evropa tani”, e themeluar një vit më parë, ka qenë në politikën malazeze që prej tre vjetësh kur u emërua ministër i qeverisë së parë pas shkuarjes nga pushteti të DPS-së.
Në garën presidenciale, ai pati mbështetjen partive në pushtet, Frontit Demokratik pro-Rus, Demokratëve dhe Lëvizjes qytetare URA.
Që nga fillimi i viteve të 90-ta, Gjukanoviç ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi.
Pas humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare, gati tre vjet më parë, DPS-ja e tij humbi edhe zgjedhjet në Podgoricë, në muajin tetor. Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.
Ditëve të fundit, Gjukanoviç dhe Millatoviç zhvilluan dy takime si pjesë e procedurës së dorëzimit të detyrës, pas të cilave theksuan se Mali i Zi është shembull i mirë i tranzicionit demokratik të pushtetit.
Ndryshimi i kreut të shtetit vjen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor. Ato u shpallën për shkak të krizës institucionale që ndaloi integrimet evropiane.
Që nga ndërrimi i pushtetit, për gati tre vjet, kanë rënë dy qeveri, ndërkaq tentativa për të zgjedhur një të tretë ishte e pasuksesshme. Në atë periudhë është shënuar rritje e tensioneve etnike.
Gjatë pushtetit të Gjukanoviqit, Mali i Zi votoi për pavarësinë e vendit në referendumin e vitit 2006. Në vitin 2010, Mali i Zi u bë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkaq më 2017 hyri në NATO./ REL
Disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë ...
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ...
Francis Fukuayama është analist politik amerikan në Un...
Japonia ndërkohë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në samitin ...
Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë të premten se ish-pr...
Britania tha se do të ndalonte importet e diamanteve ruse,...
UASHINGTON (AP) - Një nga negociatorët e ekipit të kryetar...
E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi ishte në qendër të n...
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj njoftuan të premte...
Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan...
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë d...
Autoritetet amerikane thotë se kanë kthyer mbrapsht me mij...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Ev...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli ditën e sotme ...
Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha s...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar b...
Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Mikail Bogdanov, ...
Verdi dhe Federata e Shërbimit Civil kanë arritur një marr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...