Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara forcuan shqetësimin pë rritjen e kërcënimit ushtarak dhe të sigurisë ekonomike nga Kina dhe i bënë thirrje Pekinit të ushtrojë trysni ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin ushtarak dhe të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Në deklaratën e takimit të nivelit të lartë të G7-ës në Hiroshimë, të Japonisë, grupi i 7 vendeve më të pasura kritikoi përdorimin e “trysnisë ekonomike” nga ana e Kinës, rritjen e pranisë ushtarake në Detin e Kinës së Jugut, dhe “veprimet e saj ndërhyrëse” që synojnë të cënojnë sigurinë e diplomatëve, integritetin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik.
Edhe në deklaratë, vendet e G7-ës u zotuan “për mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ndërsa përballet me agresionin e paligjshëm nga Rusia”.
Grupi, i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian, tha se nuk synohet dëmtimi i Kinës dhe as pengimi i zhvillimit ekonomik të saj, ndërsa i bëri thirrje Pekinit që të angazhohet me G7-ën për klimën, ristrukturimin e borxhit të vendeve në zhvillim, shëndetin global dhe stabilitetin makroekonomik.
Trysnia ekonomike
Më herët të shtunën, drejtuesit e G-7ës shpalosën “Platformën e Koordinimit për Trysninë Ekonomike”, një kornizë e re për t’iu kundërvënë përdorimit të praktikave ndëshkimore tregtare për qëllime politike. Ky kuadër, perceptohet se i kundërvihet Kinës, megjithëse ajo nuk përmendet me emër.
Me një deklaratë, vendet e G7-ës u shprehën se korniza e re do të shtojë masat “studimore, përgatitore, parandaluese dhe reaguese”, për të “eksploruar përgjigje të koordinuara, kur të jenë të përshtatshme, dhe për t’iu kundërvënë trysnisë ekonomike”, në përputhje me kuadrin ligjor të vendeve anëtare.
"Këto mjete të sigurisë ekonomike përfshijnë hapa për të rindërtuar qëndrueshmërinë në zinxhirët tanë të furnizimit. Ato do të përfshijnë edhe hapa për të mbrojtur kontrollin e eksporteve dhe masa për investimet e jashtme”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan gjatë një seance informimi të shtunën në Hiroshimë.
Nga Pekini, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin, reagoi të premten në lidhje me masat e planifikuara.
"Nëse takimi i G-7ës dëshiron të diskutojë çështjen e trysnisë ekonomike, më mirë le të diskutojë fillimisht se si Shtetet e Bashkuara ushtrojnë trysni ndaj gjashtë vendeve të tjera anëtare”, tha ai./VOA
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në ...
Shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, F...
Duke lexuar tekstin e betimit para deputetëve të Parlament...
Disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë ...
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ...
Francis Fukuayama është analist politik amerikan në Un...
Japonia ndërkohë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në samitin ...
Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë të premten se ish-pr...
Britania tha se do të ndalonte importet e diamanteve ruse,...
UASHINGTON (AP) - Një nga negociatorët e ekipit të kryetar...
E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi ishte në qendër të n...
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj njoftuan të premte...
Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan...
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë d...
Autoritetet amerikane thotë se kanë kthyer mbrapsht me mij...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Ev...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli ditën e sotme ...
Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...