Emrat/ Përbërja e qeverisë së përkohshme në Greqi
Është bërë publike përbërja e qeverisë së përkohshme nën k...

Kreu i grupit privat ushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin tha të enjten se forcat e tij kanë filluar të tërhiqen nga Bakhmuti në Ukrainën lindore dhe t'ia dorëzojnë kontrollin e qytetit ushtrisë ruse, disa ditë pasi ai tha se trupat e tij e kishin pushtuar atë.
Pronari milioner i grupit i cili ka lidhje të forta me presidentin rus Vladimir Putin, tha në një video të publikuar në Telegram se dorëzimi i kontrollit do të përfundonte deri më 1 qershor.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar.
Nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur nëse ka filluar tërheqja e grupit Wagner nga qyteti i bombarduar, pas një beteje nëntë-mujore që shkaktoi vdekjen e mijëra personave.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha të enjten se njësitë e grupit Wagner janë zëvendësuar me trupa të ushtrisë në periferi, por luftëtarët e grupit vazhdojnë të jenë brenda qytetit.
Forcat ukrainase kanë ende një bazë në periferinë jugperëndimore, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar.
Triumfi i grupit privat Wagner i dha një fitore shumë të nevojshme presidentit Putin, ndërsa agresioni rus është përballur me rezistencë të fortë dhe tani përballet me mundësinë e një kundërofensive ukrainase me armë të avancuara dërguar nga aleatët perëndimorë të Kievit.
Këshilltari i lartë presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha të enjten se kundërofensiva e Ukrainës ka filluar, por paralajmëroi se ajo nuk do të jetë "një aksion i vetëm" që fillon "në një orë të caktuar të një dite të caktuar".
Ai tha në Twitter se ushtria ukrainase po kryen dhe do të vazhdojë të kryejë "dhjetëra aksione të ndryshme për të shkatërruar forcat pushtuese ruse".
Yevgeny Prigozhin ka një histori përplasjesh me udhëheqjen ushtarake ruse, që daton që nga krijimi i grupit Wagner. Ai gjithashtu ka krijuar një reputacion për deklarata provokuese dhe shpesh të paverifikueshme, të cilat i tërheq më vonë.
Gjatë luftës 15-mujore në Ukrainë, ai ka kritikuar vazhdimisht dhe publikisht udhëheqësit ushtarakë të Rusisë, duke i akuzuar për paaftësi dhe dështim në mbështetjen e trupave të tij, ndërsa ata drejtonin betejën për Bakhmutin.
Ai ka thënë se qëllimi i Kremlinit për çmilitarizimin e Ukrainës ka dështuar, ka pranuar se trupat ruse kanë vrarë civilë dhe ka konfirmuar vlerësimet perëndimore se grupi i tij ka humbur më shumë se 20,000 luftëtarë në betejën për Bakhmutin.
Ndërkohë, Rusia lëshoi një breshëri dronësh Shahed 36 të prodhuar nga Irani kundër Kievit në sulmin e 12-të ajror kryer gjatë natës ndaj kryeqytetit ukrainas këtë muaj, por mbrojtja ajrore e qytetit i rrëzoi të gjithë ata, thanë autoritetet ukrainase të enjten.
Forcat e Kremlinit ndërmorën gjithashtu 30 sulme ajrore dhe 39 sulme me raketa të shumta, si dhe sulme artilerie dhe mortajash në të gjithë Ukrainën, tha ushtria ukrainase.
Të paktën një civil u vra dhe 13 të tjerë u plagosën në Ukrainë të mërkurën dhe gjatë natës, tha të enjten zyra e presidentit të Ukrainës./ VOA
Është bërë publike përbërja e qeverisë së përkohshme nën k...
Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tas...
37 persona janë arrestuar në një aksion të Europol gjatë g...
Etja e shtetit gjerman për forca mjekësore duket se po bëh...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi,...
Një vit pas vrasjes së 19 nxënësve dhe dy mësuesve në Uval...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka zhv...
Sot, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqin...
Së bashku, 27 shtetet anëtare të BE-së menaxhojnë zonën më...
Studimi falas edhe për studentët e huaj ka bërë që Gjerman...
Norvegjia do të mbështesë programet e trajnimit për pi...
Japonia mbajti një ceremoni të mërkurën prej ku dhuroi rre...
Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë vendosjen e parakus...
Ndërsa Turqia përgatitet për balotazhin presidencial t...
Në sajë të në të një hetimi ndaj aktivistëve të klimës, po...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fq...
Direktivat më të fundit të Komisionit Europian kundrej...
Greqia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi ish-...
Së fundmi Parlamenti Europian ka ndërmarrë një nismë për t...
Negociatat për tavanin e borxhit kanë ngecur nga një probl...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...