BE: I pavërtetë pretendimi për heqje dorë nga propozimi për normalizim marrëdhëniesh
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme...

Një tërmet i fuqishëm shkaktoi vdekjen e të paktën 162 njerëzve dhe plagosjen e qindra të tjerëve në Java, ishullin kryesor të Indonezisë, të hënën. Banorët e tmerruar dolën në rrugë, disa të mbuluar me gjak.
“Shumë prej viktimave ishin studentë të shkollave publike që pasi kishin mbaruar mësimin po merrnin leksione shtesë në disa shkolla islamike të cilat u shembën”, tha Guvernatori i Javas Perëndimore, Ridwan Kamil.
Numri i viktimave pritet të rritet. Bilanci ende nuk është bërë për shkak se pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zona të largëta rurale.
Rreth 175,000 persona jetojnë në qytetin Cianjur, pjesë e rajonit malor me të njëjtin emër, me më shumë se 2.5 milionë banorë. Të njohur për besimin e tyre, banorët e Cianjurit jetojnë kryesisht në qytete me ndërtesa një dhe dykatëshe dhe në shtëpi më të vogla në fshatrat përreth.
Zoti Kamil tha se më shumë se 13,000 persona, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë u dërguan në qendrat e evakuimit.
Punonjësit e urgjencës u dhanë ndihmën e parë të plagosurve jashtë spitaleve, në barela dhe batanije apo edhe në tarraca dhe në parkingjet e qytetit Cianjur, rreth tre orë me makinë nga Java.
“Më ra të fikët. Ishte tronditje shumë e fortë," tha Hasan, një punëtor ndërtimi i cili si shumë indonezianë, përdor një emër. "Pashë miqtë e mi që vraponin për të shpëtuar nga ndërtesa. Por ishte tepër vonë për të dalë dhe më ra muri përsipër”.
Banorët, disa duke qarë dhe duke mbajtur fëmijët e tyre, u larguan nga shtëpitë e dëmtuara pas tërmetit me magnitudë 5.6 ballë me një thellësi prej 10 kilometrash që tronditi rajonin e Javës Perëndimore në orët e vona të pasdites. Tërmeti gjithashtu shkaktoi panik në pjesën më të madhe të Xhakartës, ku ndërtesat shumëkatëshe u lëkundën dhe njerëzit u evakuuan.
Në shumë shtëpi në Cianjur, copa betoni dhe tjegullash ranë brenda dhomave të gjumit.
Shitësja Dewi Risma po u shërbente klientëve kur ra tërmeti dhe vrapoi për të dalë.
"Automjetet ndaluan në rrugë sepse tërmeti ishte shumë i fortë," tha ajo. "Ndjeva tre lëkundje, por e para ishte më i fortë për rreth 10 sekonda. Çatia e dyqanit ngjitur ishte shembur dhe dy persona ishin lënduar”.
“Njëzet e pesë persona kanë mbetur në rrënojat në fshatin Cijedil”, tha më herët gjatë ditës zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Zbutjen e Fatkeqësive Abdul Muhari.
Për shkak të rrëshqitjes së dherave rrugët rreth qarkut Cianjur u mbyllën. Mes dhjetëra ndërtesave që u dëmtuan ishte edhe një spital. Mediat njoftuan për ndërprerje të energjisë elektrike. Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë regjistroi të paktën 25 pasgoditje tërmeti.
Indonezia, vendi me më shumë se 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së tij në "Unazën e Zjarrit", në Oqeanin Paqësor.
Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi të paktën 25 të vdekur dhe 460 të plagosur në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe afro 6500 të plagosur në provincën e Sulawesit Perëndimor. Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm dhe cunami në Oqeanin Indian shkaktuan rreth 230.000 viktima në shumë vende, shumica e tyre në Indonezi./ VOA
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka hedhur akuza nd...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në P...
Polonia do të propozojë vendosjen e raketave shtesë “P...
Autoritetet në Holandë do t’i asgjësojnë edhe 29.000 p...
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të dis...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në bise...
Me përfundimin e zgjedhjeve për Kongresin, vëmendja është ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli ...
Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot ...
Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën...
Centrali bërthamor në Zaporizhia – më i madhi në Europë – ...
Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vr...
Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakis...
Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetue...
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashiku...
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...