Pas zgjedhjeve për Kongresin në SHBA/ Vëmendja kthehet te gara presidenciale e vitit 2024
Me përfundimin e zgjedhjeve për Kongresin, vëmendja është ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.
"Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje", tha Vuçiç pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.
"Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë", tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia "do t'i qëndrojë pranë popullit serb" në Kosovë.
"Do t'i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM - për ç'gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër", tha presidenti serb ndërsa paralajmëroi se këtë javë do t'i drejtohet publikut serb.
Në Bruksel përfundoi takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ndërsa nisi rreth orës 10:00.
Fillimisht, Borrell mbajti takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.
Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë "takim urgjent", për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.
"... t'i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve", shkroi ai në Twitter.
Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.
*Video nga arkivi i REL-it: Cilat ngjarje u paraprinë tensioneve në veri?
Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë - shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.
Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.
Në BE nuk duan të përmendin ndonjë afat kohor se sa do të zgjasë takimi, por thonë se shpresojnë se ai do të përmbyllet deri në mesditë.
Borrell do të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza e tashme dhe shmangia nga eskalimi i mëtejmë i tensioneve në terren, me theks targat e veturave dhe kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Shtetet e Bashkuara thanë një ditë para takimit se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave, dhe se "në mënyrë aktive po i mbështesim këto përpjekje".
SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.
Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 20 nëntor se nuk është optimist për takimin në Bruksel.
"Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë", tha Vuçiç më 20 nëntor në një intervistë për televizionin Prva.
Kurti më 18 nëntor tha se Kosova është duke “bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër".
“Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”, tha ai.
Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori. Plani për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza.
Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.
Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.
Të mbështetur nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës - nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria.
*Video nga arkivi i REL-it: Si duken institucionet në veri?
Kurti dhe Vuçiq janë takuar të hënën në Bruksel pas më shumë se tre muajsh. Edhe pse atëherë ishte thënë se pritet të ketë një dinamikë të re në dialog dhe takime të nivelit të lartë së paku një herë në muaj, liderët e dy vendeve nuk janë takuar në kuadër të këtij procesi që nga muaji gusht./ REL
Me përfundimin e zgjedhjeve për Kongresin, vëmendja është ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli ...
Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot ...
Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën...
Centrali bërthamor në Zaporizhia – më i madhi në Europë – ...
Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vr...
Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakis...
Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetue...
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashiku...
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor k...
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe ...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka ndërmarrë sulme ...
Nju Jorku është goditur nga një stuhi bore që mbuluar vend...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21...
Fshati polak Przewodow, vetëm pesë kilometra larg kufi...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën ...
Centrali i energjisë bërthamore në Zaporizhzhia, i cil...
Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...