Stoltenberg: Ndihmat ushtarake, përcaktuese për negociatat e Kievit me Moskën
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli ...

Me përfundimin e zgjedhjeve për Kongresin, vëmendja është zhvendosur te gara presidenciale e vitit 2024. Materiali në vijim i korrespondentes së "Zërit të Amerikës", Michelle Quinn sjell zhvillimet kryesore të javës nga Uashingtoni.
Javën e kaluar, ish-presidenti Donald Trump njoftoi se po i hynte garës për president, për të tretën herë.
Disa ditë më vonë, prokurori i përgjithshëm emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar nëse zoti Trump ka pasur rol në sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit më 6 janar të vitit 2021 dhe nëse kishte marrë dokumente sekrete nga Shtëpia e Bardhë, dy javë pas largimit nga detyra.
“Jam këtu sot për të njoftuar emërimin e një prokurori të posaçëm në lidhje me dy hetime penale që kanë marrë vëmendje të konsiderueshme publike”, tha zoti Garland kur njoftoi se ka emëruar prokuror të posaçëm për hetimet ndaj zotit Trump.
Njoftimet vijnë pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Demokratët befasuan shumë njerëz duke mbajtur shumicën në Senat. Republikanët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por me më pak se sa ishte parashikuar.
Megjithatë, një Kongres i ndarë do të thotë se presidenti Biden do ta ketë më të vështirë të miratojë ligje gjatë dy viteve të fundit të mandatit.
“Jam krenar të njoftoj se epoka e qeverisjes njëpartiake e demokratëve në Uashington ka përfunduar” tha ligjvënësi republikan Kevin McCarthy.
Disa republikanë vunë në dukje se kandidatët e mbështetur nga zoti Trump nuk dolën aq mirë sa pritej në zgjedhje, megjithë shqetësimet për rritjen e inflacionit e një rënie të përkrahjes për presidentin Biden nën 40%. Disa republikanë janë shprehur kundër Donald Trumpin si kandidat për president të partisë së tyre.
“Ka mundësi që ne ta humbasim Shtëpinë e Bardhë me zotin Trump. Nëse do kemi një kandidat tjetër që nuk quhet Trump, besoj se ne do fitojmë garën presidenciale”, tha për “ABC News”, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan.
Gjatë fundjavës, pasi 15 milionë njerëz votuan në një sondazh në rrjetin social, “Twitter”, shefi i kësaj platforme, Elon Musk zhbllokoi profilin e zotit Trump. “Twitter” e kishte bllokuar ish presidentin Trump në vitin 2021 pas sulmit në Kapitol.
Megjithatë zoti Trump tha se nuk do rikthehet në “Twitter” dhe se do të vazhdojë komunikimin me publikun përmes platformës së tij, “Truth Social”./VOA
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli ...
Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot ...
Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën...
Centrali bërthamor në Zaporizhia – më i madhi në Europë – ...
Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vr...
Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakis...
Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetue...
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashiku...
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor k...
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe ...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka ndërmarrë sulme ...
Nju Jorku është goditur nga një stuhi bore që mbuluar vend...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21...
Fshati polak Przewodow, vetëm pesë kilometra larg kufi...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën ...
Centrali i energjisë bërthamore në Zaporizhzhia, i cil...
Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhë...
Pas një zgjatje prej më shumë se 36 orësh Konferenca e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...