Takime urgjente të Borrellit me Kurtin dhe Vuçiçin për targat
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashiku...

Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetuesit bullgarë ngritën akuzë ndaj pesë personave të arrestuar në Bullgari nën dyshimin për bashkëpunim në atentatin e Stambollit. Sipas një zëdhënëseje të Prokurorisë bullgare, ata dyshohet se i kanë ofruar ndihmë "logjistike" për t'u arratisur njërit prej të dyshuarve. Zëdhënësja e Prokurorisë shpjegoi se të arrestuarit në Bullgari mendohet se kanë ofruar "pas sulmit mbështetje logjistike dhe kanë ndihmuar për komunikimin".
Sipas njoftimeve të mediave bullgare tre të dyshuar janë nga Moldavia dhe një nga një vend arab. Origjina e të dyshuarit të pestë fillimisht nuk u përmend. Po ashtu është e paqartë se si të arrestuarit arritën të hyjnë në territorin e Bullgarisë. Turqia kërkoi ekstradimin e tyre. Një gjykatë turke urdhëroi së fundi që 17 persona të arrestuar në lidhje me sulmin, ndër ta edhe të dyshuarën kryesore, të mbahen në paraburgim. Sipas policisë turke, e dyshuara kryesore është shtetase siriane.
Më 13 nëntor prej një sulmi në një rrugë të ngarkuar tregtare në Stamboll u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në "Twitter" se 10 nga 81 personat e plagosur prej sulmit po trajtohen ende në spitale, dy prej tyre në reparte reanimacioni.
Turqia bombardon disa pika në veri të Sirisë
Forcat Ajrore Turke bombarduan në fundjavë disa pika në nëntë zona të Sirisë. Ky veprim ushtarak është me sa duket reagim ndaj sulmit të fundit në Stamboll, për të cilin Ankaraja fajëson Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK dhe milicinë kurdo-siriane YPG. Të dyja grupet e mohojnë çdo përgjegjësi për atentatin.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkroi në "Twitter" se ka nisur "ora e shpagimit". Kurse në një mesazh në "Twitter" të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet: "Foletë e terrorit po bëhen rrafsh me tokën me goditje precize".
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër nga sulmet ajrore u vranë të paktën 31 vetë, përfshirë edhe anëtarë të YPG-së dhe ushtarë të Ushtrisë Siriane.
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashiku...
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor k...
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe ...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka ndërmarrë sulme ...
Nju Jorku është goditur nga një stuhi bore që mbuluar vend...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21...
Fshati polak Przewodow, vetëm pesë kilometra larg kufi...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën ...
Centrali i energjisë bërthamore në Zaporizhzhia, i cil...
Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhë...
Pas një zgjatje prej më shumë se 36 orësh Konferenca e...
Në Katar fillon sot Botërori më i diskutuar në histori...
Situata e furnizimit me energji mbetet e tensionuar në...
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe p...
Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të "një bo...
Pas blerjes së “Twitter”-it, miliarderi Elon Musk një ...
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak bëri të sht...
Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...