Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron për rrezikun e "një bote tiranie"
Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të "një bo...

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, pritet të zhvillohet të hënën, më 21 nëntor, ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj diplomatike.
Edhe pse mbajtja e takimit u konfirmua të premten, momenti i saktë i takimit nuk u caktua pasi gjithçka varej nga disponueshmëria e palëve dhe aspektet logjistike.
Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parashe gjobë prej 150 euro.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i tha REL-it se "me gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel" mes Kurtit dhe Vuçiçit, por se do ta njoftojnë publikun kur të konfirmohet ky takim.
Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.
Më 18 nëntor zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.
“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen”, ka thënë Stano.
Që nga 1 nëntori kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.
Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme.
Sipas këtij plani, më 21 nëntor nis faza e dytë e cila parasheh gjoba prej 150 euro, për të gjithë vozitësit e makinave me targa ilegale serbe.
Plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023.
Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - që nga paslufta, më 1999.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të mos nisë zbatimin e fazës së dytë nga 21 nëntori.
Shumica e serbëve në veri kundërshtojnë targat që i lëshon Republika e Kosovës, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e këtyre komunave.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpall 18 dhjetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.
Por, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, Lista Serbe ka thënë se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.
Serbët në veri ishin bërë pjesë e institucioneve të Kosovës pas marrëveshjes së parë që kanë arritur dy vendet për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013.
Partnerët ndërkombëtarë po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës që të të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.
Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e dy palëve mbeten larg.
Analistë të çështjeve politike në Kosovë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se shtyrja e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe do t’i ulte tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të siguronte marrëveshje finale mes tyre.
“Do të duhej të diskutohej se çka ka SHBA-ja në plan të bëjë gjatë periudhës 10-mujore. Nëse [kjo periudhë] është për ta përgatitur terrenin dhe Kosovën për marrëveshje finale [me Serbinë], atëherë do të ishte mirë që Kosova ta diskutonte në mënyrë strategjike atë plan”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Donika Emini, drejtore ekzekutive në platformën CiviKos, thotë për REL-in.
Afati prej dhjetë muajsh, sipas saj, ka mundur të hapte një derë për Kosovën që t’i zgjidhte përfundimisht problemet me Serbinë.
Shtyrja e zbatimit të vendimit për targa, sipas drejtorit të organizatës joqeveritare, Çohu, Arton Demhasaj, është mundësi për të arritur marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, njëkohësisht, të mos ketë tensione më të mëdha në veri.
Partitë opozitare, ndërkohë, i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ketë koordinim të plotë me partnerët ndërkomëbtarë në lidhje me këtë çështje.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, I ka thënë Radios Evropa e Lirë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, do të ishte shumë më e rëndësishme dhe e vlefshme sesa çështja e targave./ REL
Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të "një bo...
Pas blerjes së “Twitter”-it, miliarderi Elon Musk një ...
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak bëri të sht...
Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguar...
Çështja e emigracionit shqiptar është shndërruar në nj...
Në Francë dhe në Spanjë ka patur greva me kërkesa për rrog...
"Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin", tha ministri ...
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin ...
Viktor Orban e ka marrë peng Bashkimin Evropian, duke kërk...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry,...
Një stuhi dëbore e rrezikshme paralizoi pjesë të Nju Jorku...
Sipërmarrësja Elizabeth Holmes u dënua me më shumë se 11 v...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, siç njihet Gjykata...
Autoritetet ukrainase në Kiev po paralajmërojnë për një "m...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Lidh...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrik...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...