I dërguari amerikan për klimën, John Kerry infektohet me Covid-19
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry,...

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten në mbrëmje se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “shmangien e përshkallëzimit të mëtejmë, shtyrjen e gjobave për targat, mbajtjen e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe përqendrimin në bisedimet për normalizimin e raporteve me Serbinë”.
Chollet shkroi në Twitter se kjo është “rruga më e mirë për çuarjen përpara të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.
Më herët të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Twitter se ka biseduar me Chollet “për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me njohjen e ndërsjellë në qendër, me përqendrim në situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.
Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës, në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.
Nga 1 nëntori Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Më 21 nëntor pritet të hyjë në fuqi faza e dytë - shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh.
Serbia, si dhe popullata lokale serbe në veri janë duke e kundërshtuar këtë vendim dhe insistojnë në targa neutrale - KS.
Si pasojë e tensioneve të rritura, serbët e veriut i kanë braktisur institucionet e Kosovës.
Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se 21 nëntori “nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat” dhe situatën aktuale të krijuar për targat e ka konsideruar si “krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit”.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar që “së shpejti” të shkojnë në Bruksel për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, palët janë ftuar për të diskutuar të dielën pasdite, ose më së voni të hënën në mëngjes.
As Qeveria e Kosovës, as Presidenca e Serbisë, nuk kanë konfirmuar nëse do të jenë pjesë e takimit.
Por, zhvillimin e negociatave e ka konfirmuar edhe Kurti më 18 nëntor.
Ai ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave.
Sipas tij, në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja./REL
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry,...
Një stuhi dëbore e rrezikshme paralizoi pjesë të Nju Jorku...
Sipërmarrësja Elizabeth Holmes u dënua me më shumë se 11 v...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, siç njihet Gjykata...
Autoritetet ukrainase në Kiev po paralajmërojnë për një "m...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Lidh...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrik...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të premten se ka ngritu...
Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov deklaroi se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten s...
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin ...
Një epokë e re po lind për demokratët pas largimit të 82-v...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme të shumëfishta ruse ...
Institucionet e ndryshme në Kosovë kanë nisur punën në mbu...
Zyrtarët suedezë kanë konfirmuar të premten se shpërthimet...
Shefi i financave për një kohë të gjatë i Donald Trump-it ...
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...