Drejtori i FBI-së alarmohet nga stacionet policore kineze në SHBA
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kr...

Shefi i financave për një kohë të gjatë i Donald Trump-it shpërtheu në lotë gjatë dëshmisë së tij të enjten, duke thënë se ai tradhtoi besimin e familjes Trump duke bërë makinacione që t'i shmangej taksave për 1.7 milionë dollarë përfitime të paguara nga kompania, duke përfshirë një apartament në Manhatan dhe makina luksoze.
Allen Weisselberg, një këshilltar i lartë dhe ish-zyrtar financiar në Organizatën Trump të ish-presidentit, tha se ai komplotoi me një vartës për të fshehur më shumë se një dekadë të ardhurat e tij ekstra të tatueshme, por që as Trump idhe as familja e tij nuk ishin të përfshirë në skemë.
Organizata Trump tani është në gjyq, e akuzuar se ka ndihmuar zotin Weisselberg dhe drejtues të tjerë të shmangin pagimin e taksave mbi të ardhurat për kompensim përveç pagave të tyre. Prokurorët argumentojnë se kompania është përgjegjëse sepse zoti Weisselberg ishte një "drejtues i lartë menaxherial" të cilit i ishte besuar të vepronte në emër të saj.
"Ishte lakmia ime personale që çoi në këtë rast," tha zoti Weisselberg, i cili u deklarua fajtor për krime tatimore dhe pranoi të dëshmonte kundër kompanisë në këmbim të një dënimi me pesë muaj burg.
I pyetur nëse ishte i turpëruar nga ajo që bëri, me një pamje të zymtë ai tha: "Më shumë nga sa mund ta imagjinoni".
Dëshmia e tij emocionale erdhi në ditën e tij të dytë si dëshmitari kryesor i prokurorisë, pasi një avokat i kompanisë i kujtoi atij gjatë marrjes në pyetje, besimin që familja Trump i kishte dhënë për dekada me radhë.
Zoti Weisselberg filloi të punonte për babanë e zotit Trump në vitin 1973 dhe iu bashkua Donald Trump-it si ekzekutiv në Organizatën e tij të atëhershme Trump në vitin 1986. Ai pati fuqi të jashtëzakonshme ndërsa kompania, e mbështetur nga fama e Trumpit, u rrit nga një zhvillues modest i qytetit të Nju Jorkut në një perandori hotelesh dhe pasurive të paluajtshme.
Zoti Weisselberg kujtoi gjithashtu ndihmën e Trumpit në kohët e errëta të kompanisë në fillim të viteve 1990 – duke përfshirë falimentimet e kazinove dhe dështimin e linjës së tij ajrore Trump Shuttle. Ai kujtoi se kishte pare nga afër rritjen e tre fëmijëve më të mëdhenj të Trump – Donald Jr., Ivanka dhe Eric, duke pranuar se ai ishte “ndër njerëzit më të besuar që ata njihnin”.
Organizata Trump mohon të ketë bërë gabime. Kompania mund të gjobitet më shumë se 1 milion dollarë nëse dënohet, por një vendim fajësie mund të pengojë gjithashtu aftësinë e kompanisë për të marrë kredi dhe për të bërë marrëveshje dhe të çojë në përpjekje nga qeveritë, si qyteti i Nju Jorkut, për të anuluar kontratat me subjektet e Trumpit.
Organizata Trump vazhdon të punësojë zotin Weisselberg, duke paguar rrogën e tij të zakonshme 640,000 dollarë edhe pasi ai mori leje muajin e kaluar. Megjithatë, në gjykatë, avokatët e kompanisë e kanë portretizuar zotin Weisselberg si një punonjës besnik, i cili ishte mashtrues dhe sajoi vetë skemën e shmangies së taksave pa dijeninë e Trumpit ose familjes Trump.
Disa nga dëshmitë e zotit Weisselberg duket se e nënvizojnë këtë pikë. Por, ekzekutivi 75-vjeçar hodhi poshtë pretendimin e mbrojtjes se skema e tij nuk ndihmoi gjithashtu në fund të fundit kompaninë. Ai gjithashtu detajoi një marrëveshje tjetër financiare, që përfshin bonuset e pushimeve, që i kishte kursyer para kompanisë për vite me rradhë.
Zoti Weisselberg i tha jurisë se zoti Trump nënshkroi qiranë e banesës së tij dhe, derisa u bë president në 2017, pagoi personalisht shkollimin për dy nipërit e tij.
Kompania, megjithatë, kishte një praktikë të gjatë për të shmangur taksat mbi bonuset fitimprurëse të Krishtlindjeve që Trumpi u shpërndante çdo vit drejtuesve të kompanisë së tij.
Zoti Weisselberg tha se kompania reduktoi taksat për dekada duke tërhequr disa çeqe bonus të nënshkruara nga Trump nga entitetet vartëse dhe duke paguar drejtuesit si kontraktorë të pavarur, gjë që lejonte kompaninë të shmangte taksat e pagave dhe filialet të zbresin bonuset si shpenzime.
Zoti Weisselberg tha se praktika filloi përpara se ai të fillonte punë në Organizatën Trump dhe u braktis vetëm pasi një avokat tatimor auditoi praktikat e pagave të kompanisë pasi Trump u bë president në 2017./VOA
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kr...
Aaleatët e saj demokratë por përgatiten t’ia kalojnë stafe...
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontin...
Silvio Berluskoni beson se vetëm ai mund të ulë mikun e ti...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...
Pesë vjet e dhjetë muaj burg: Ky është dënimi i vendosur n...
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj ...
Një pjesëtar i forcave të armatosura ruse, i cili mori...
Kufiri i gjatë që ndan Finlandën me Rusinë kalon nëpër...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Part...
Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe...
Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë ku...
Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën...
Një gjykatë holandeze dënoi me burgim të përjetshëm dy...
Pentagoni organizoi dje takimin e shtatë virtual të Grupit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...
"Këtu është Poloni, jo Ukrainë!", "Ukrainasit nuk i kam vë...
Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Ushtria e Mianmarit tha të enjten se do të lirojë pothuajs...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...