Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontin...

Aaleatët e saj demokratë por përgatiten t’ia kalojnë stafetën ligjvënësit Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, i cili nëse miratohet do të jetë ligjvënësi i parë afrikano amerikan që do të drejtonte një nga grupet e partive kryesore në Kongres.
Demokrati numër 2 aktualisht në Dhomën e Përfaqësuesve, udhëheqësi i shumicës demokrate Steny Hoyer, dhe miratimin e tij për zotin Jeffries për postin drejtues të partisë dhe tha se as ai nuk do të kërkonte post drejtues në Kongresin e ardhshëm.
Në një deklaratë, Presidenti Joe Biden e quajti zonjën Pelosi "kryetaren më të rëndësishëm të Dhomës së Përfaqësuesve në historinë tonë".
Zonja Pelosi u prit me brohoritje nga kolegët e saj demokratë ndërsa u ngjit në podium për të bërë njoftimin. Ata duartrokitën gjatë gjithë fjalimit të saj.
Duke e quajtur sallën e Dhomës "tokë të shenjtë", Pelosi kujtoi vizitën e saj të parë në Kapitol për herë të parë si fëmijë kur babai i saj u betua si anëtar i Dhomës.
Ajo foli për punën e saj me tre presidentë amerikanë - republikanin George W. Bush dhe demokratët Barack Obama dhe zotin Biden - por nuk përmendi presidentin republikan Donald Trump. Ajo aludoi për sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij.
"Demokracia amerikane është madhështore, por është e brishtë. Shumë prej nesh këtu e kanë përjetuar këtë brishtësi, tragjikisht në këtë dhomë. Dhe kështu demokracia duhet të mbrohet përgjithmonë nga forcat që duan ta dëmtojnë," tha zonja Pelosi.
Ajo theksoi gjithashtu rritjen e numrit të ligjvënësve gra dhe të pakicave që kur ajo iu bashkua Dhomës në 1987.
Zonja Pelosi kryesoi Dhomën e Përfaqësuseve gjatë dy proceseve ku anëtarët e saj votuan për të shkarkuar zotin Trump - megjithëse të dyja herët Senati vendosi kundër shkarkimit - dhe paralajmëroi për rrezikun që ajo tha se ai paraqiste për demokracinë amerikane. Në vitin 2020, zonja Pelosi grisi publikisht një kopje të fjalimit përfundimtar të zotit Trump për gjendjen e vendit, ndërsa ishte e ulur pas tij në sallën e Kongresit.
Ajo luajti një rol madhor në miratimin e programeve të politikave të presidentëve demokratë Barack Obama dhe Joe Biden dhe në disa raste në bllokimin e atyre të republikanëve George W. Bush dhe Donald Trump.
Zonja Pelosi ishte politikania grua në postin më të lartë e zgjedhur në historinë e SHBA-së derisa Kamala Harris u bë nënpresidente në janar 2021. Ajo e përqafoi natyrën historike të mandatit të saj.
"Për vajzat dhe mbesat tona sot, ne kemi thyer tavanin prej mermeri. Për vajzat dhe mbesat tona, tani qielli është kufiri," tha zonja Pelosi pasi u bë Kryetare e Dhomës për herë të parë në 2007.
Ajo u vu në shënjestër për vite me radhë nga konservatorët, përfshirë kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021, duke thirrur "Ne duam Nancy-n" dhe duke plaçkitur zyrën e saj.
Një person i motivuar politikisht hyri në shtëpinë e saj në San Francisko më 28 tetor duke kërkuar zonjën Pelosi dhe sulmoi me çekiç burrin e saj 82-vjeçar Paul, i cili pritet të shërohet plotësisht nga një frakturë e kafkës./VOA
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontin...
Silvio Berluskoni beson se vetëm ai mund të ulë mikun e ti...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...
Pesë vjet e dhjetë muaj burg: Ky është dënimi i vendosur n...
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj ...
Një pjesëtar i forcave të armatosura ruse, i cili mori...
Kufiri i gjatë që ndan Finlandën me Rusinë kalon nëpër...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Part...
Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe...
Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë ku...
Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën...
Një gjykatë holandeze dënoi me burgim të përjetshëm dy...
Pentagoni organizoi dje takimin e shtatë virtual të Grupit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...
"Këtu është Poloni, jo Ukrainë!", "Ukrainasit nuk i kam vë...
Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Ushtria e Mianmarit tha të enjten se do të lirojë pothuajs...
Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Sen...
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...