Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada.
Raketa ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të Hokaidos.
“Bazuar në kalkulimet e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet të udhëtimit prej 15.000 kilometrash, varësisht prej peshës së kokës bërthamore, dhe në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, ka thënë Hamada.
Ai ka thënë se Phenianit i është bërë e ditur se nuk mund të tolerohen veprime të tilla.
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar këtë testim, derisa Koreja Jugore ka dhënë urdhër për masa më të fuqishme të mbrojtjes kundër verikoreanëve.
Të enjten, ministrja e Jashtme verikoreane, Choe Son Hui, ka bërë thirrje për përgjigje “të ashpër” ndaj çfarëdo rritjeje të prezencës amerikane në Gadishullin Korean.
Po atë ditë, verikoreanët kanë testuar një raketë balistike me rreze të ulët.
Këto zhvillime pasojnë takimin e zhvilluar ditë më parë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit japonez, Fumio Kishida në Kamboxhia.
Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Adrienne Watson, ka thënë se Biden është informuar për zhvillimet e fundit dhe se SHBA-ja do të konsultohet me partnerët.
Koreja Veriore ka lëshuar më shumë se 50 raketa në dy muajt e fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër.
Raketat me rreze të gjatë janë testuar më rrallë, dhe ato përbëjnë kërcënim direkt për SHBA-në, meqë janë të dizajnuara për të bartur koka bërthamore, kudo në tokën amerikane.
Javët e fundit Koreja Veriore ka dhënë shenja se do të mund të testojë raketa të tilla, si përgjigje ndaj aktiviteteve ushtarake të SHBA-së rreth Gadishullit Korean.
Verikoreanët është thënë se janë duke zhvilluar një tjetër lloj rakete me rreze të gjatë, Hwasong-17, e cila është më e madhe se raketa balistike interkontinentale.
Por, ekspertët besojnë se verikoreanët kanë dështuar disa herë në testim të Hwasong-17.
Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.
Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.
Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.
Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes./REL
Silvio Berluskoni beson se vetëm ai mund të ulë mikun e ti...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...
Pesë vjet e dhjetë muaj burg: Ky është dënimi i vendosur n...
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj ...
Një pjesëtar i forcave të armatosura ruse, i cili mori...
Kufiri i gjatë që ndan Finlandën me Rusinë kalon nëpër...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Part...
Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe...
Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë ku...
Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën...
Një gjykatë holandeze dënoi me burgim të përjetshëm dy...
Pentagoni organizoi dje takimin e shtatë virtual të Grupit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...
"Këtu është Poloni, jo Ukrainë!", "Ukrainasit nuk i kam vë...
Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Ushtria e Mianmarit tha të enjten se do të lirojë pothuajs...
Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Sen...
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...