Princi saudit fiton imunitet në SHBA ndaj padisë për vrasjen e Khashoggit
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...

Silvio Berluskoni beson se vetëm ai mund të ulë mikun e tij të vjetër Vladimir Putin në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe synon që ta bëjë këtë gjë përpara Krishtlindjeve. 86-vjeçari, manjat i medias dhe ish-kryeministër i Italisë dëshiron që një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, e ndërmjetësuar prej tij, të jetë arritja e tij politike me e madhe e kohëve të fundit.
Avioni i tij privat është tashmë në gatishmëri. Në nivelin ndërkombëtar, koha për këtë përpjekje nuk mund të ishte më e mirë. Rusia ka pësuar një tjetër poshtërim ushtarak duke u tërhequr nga qyteti kyç i Kersonit, ndërsa thuhet se administrata e presidentit amerikan Xho Baden po i thotë presidentit ukrainas Volodimir Zelenskit që të mendojë seriozisht për negociatat e paqes.

Vitorio Sgarbi, i besuari i Berluskonit dhe aktualisht zv/Ministër i Kulturës në qeverinë e re të Xhorxhia Melonit, më ka thënë se Berluskoni e mendon veten si ndërmjetësi i vetëm i mundshëm për këtë konflikt. Berluskoni beson se mund t’ia dalë në këtë përpjekje, dhe nëse kjo gjë ndodh pa e cënuar pozicionin e NATO-s, ai do të hyjë në librat e historisë si një hero global.
Muajin e kaluar, ai deklaroi se Putin i kishte dërguar 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij, të shoqëruar me një “letër shumë të ëmbël”. Muajin e kaluar, partia e tij Forza Italia, ishte pjesë e koalicionit të krahut të djathtë që formoi qeverinë e re italiane të udhëhequr nga Meloni, e cila e mbështet fuqishëm kauzën ukrainase.
Ajo është gati të miratojë paketën e gjashtë të mbështetjes për këtë vend, teksa deklaroi në një samit të NATO-s javën e kaluar se e mbron plotësisht të drejtën e Ukrainës për “integritet territorial, sovranitet dhe liri”. Por edhe pse partia e saj, Vëllezërit Italianë, mori më shumë vota se çdo partia tjetër në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, problemi për të është se qasja e saj ndaj Ukrainës kundërshtohet nga shumica e italianëve.

Vetëm 43 për qind e tyre e mbështesin Ukrainën (një nga nivelet më të ulëta në Evropë), dhe akoma më pak janë dakord me furnizimin e saj me armë. Vetëm 42 për qind e italianëve janë dakord me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dhe vetëm 1/4 mendojnë se NATO duhet të vazhdojë t’i dërgojë armë Kievit.
Shumica e italianëve duan që Zelenski të bjerë dakord për arritjen e një kompromisi me Putinin. Në fillim të këtij muaji në Romë u zhvillua edhe një tubim për këtë qëllim - 100.000 protestues sipas organizatorëve; 40.000 sipas policisë - më i madh sesa çdo tubim kundër masa kufizuese anti-Covid.
Ajo ishte protesta e parë e madhe në Evropë kundër luftës në Ukrainë. Prandaj, një mision paqeje i Berluskonit mund të jetë popullor. Por a mund të ndodhë realisht? Që një figurë kaq përçarëse të lejohet të jetë pranë një misioni të tillë paqeje mund të duket absurde.
Në nivel global, Berluskoni njihet më së shumti për festat e tij ‘bunga bunga’ - ku merrnin pjesë grupe vajzash të bukura - gjatë mandatit të tij të fundit si kryeministër, që përfundoi në mënyrë të turpshme në vitin 2011. Ndërkohë aktualisht fytyra e tij ngjan si një manekin prej dylli, dhe ka jo pak vështirësi në ecje.
Gjithsesi ai nuk ka humbur asnjë nga aftësitë e tij për të shkaktuar polemika, dhe është më i paparashikueshëm se kurrë më parë. Berluskoni ka luajtur më parë rolin e ndërmjetësit në bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë, kryesisht në samitin e Romës në vitin 2002, ku u themelua këshilli i përhershëm NATO-Rusi.
Thuhet se ajo që pëlqen Putin tek Berluskoni, është këmbëngulja e tij për të krijuar një miqësi me dikë përpara se të merret me biznes. Të dy u takuan për herë të parë në takimin e G8-ës në Xhenova në vitin 2001, dhe që nga ajo kohë u bënë miq të ngushtë.

Më vonë Putin qëndroi disa herë në pallatin veror të Berluskonit në Sardenjë, ndërsa në vitin 2015 Berluskoni ishte i ftuari i Putinit në Krime, vetëm 1 vit pas aneksimit të saj nga Rusia. Me atë rast, pronarët e një vreshti organizuan një provë për nder të tij, në të cilën hapën një shishe shampanje 240-vjeçare (1775 Jerez de la Frontera, me vlerë 100.000 paund).
Që nga shkurti i këtij viti Berluskoni është shfaqur ndonjëherë i ofenduar personalisht nga pushtimi i Ukrainës, duke u ankuar se ndihet “thellësisht i zhgënjyer dhe i mërzitur” nga Putin.
Ai tha se u përpoq ta bindte të tërhiqej duke e telefonuar 2 herë, por dështoi. Më pas, partia e tij votoi në favor të dërgimit të armëve në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Partia e Melonit është përpjekur që të minimizojë afërsinë e dikurshme të Berluskonit me presidentin rus.
“Ai ka pasur një marrëdhënie të afërt me Putinin në përpjekje për ta afruar atë me demokracitë perëndimore. Por ajo fazë historike përfundoi kur Putin vendosi të pushtonte Ukrainën. Tani hendeku është i pakalueshëm”- thotë një deputet i partisë Fratelli D’Italia. Por duket se Berluskoni nuk është dakord me këtë gjë. Muajin e kaluar, gjatë një bisede private me deputetët e Forza Italia, ai tha se ai dhe Putin kishin rilidhur miqësinë e tyre, kur Putini i dërgoi atij 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij të 86-të, 4 ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Sipas tij, Putin shkruante në letër se kishte 5 miq të vërtetë, dhe Berluskoni ishte i pari në listë. Ai u tha deputetëve të tij se Putin ishte i detyruar të ndërmerrte një “operacion special ushtarak” për të vendosur në Kiev një qeveri “të zgjedhur nga pakica ukrainase e njerëzve të mirë dhe të arsyeshëm”.
“Unë nuk mund ta shpreh mendimin tim hapur, dhe nëse këto që po them dalin në media, kjo do të ishte një katastrofë”- shtoi ai. Por një kasetë e bisedës u bë publike menjëherë në shtyp. Meloni reagoi menjëherë duke thënë se në qeverinë e saj nuk ka vend për askënd që mbështet Rusinë.
Para se të bëhej kryeministre, Meloni tha se koalicioni i saj kishte nevojë për një “linjë të qartë mbi politikën e jashtme”. Por Italia mbetet e ndarë mbi Ukrainën. Kundërshtimi ndaj politikës së NATO-s dhe BE-së vjen nga pjesë të së majtës dhe të djathtës, falë forcës tradicionale të komunizmit dhe katolicizmit.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Italia kishte partinë më të madhe komuniste në Evropë jashtë bllokut sovjetik, ndërsa e majta moderne italiane e cilëson ende SHBA-në si armikun e vërtetë të vendit. Herët a vonë, këto tensione brenda koalicionit të Melonit, dhe midis Melonit dhe opinionit publik italian, do ta testojnë fort qeverinë e saj, dhe mund të vënë në provë edhe unitetin e NATO-s. Pra Italia është sërish “Thembra e Akilit” për Evropën.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...
Pesë vjet e dhjetë muaj burg: Ky është dënimi i vendosur n...
Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj ...
Një pjesëtar i forcave të armatosura ruse, i cili mori...
Kufiri i gjatë që ndan Finlandën me Rusinë kalon nëpër...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Part...
Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe...
Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë ku...
Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën...
Një gjykatë holandeze dënoi me burgim të përjetshëm dy...
Pentagoni organizoi dje takimin e shtatë virtual të Grupit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...
"Këtu është Poloni, jo Ukrainë!", "Ukrainasit nuk i kam vë...
Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Ushtria e Mianmarit tha të enjten se do të lirojë pothuajs...
Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Sen...
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore sh...
Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...