Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Senatin, është ajo e shtetit jugor të Xhorxhias, rezultati i së cilës do të përcaktohet në balotazh më 6 dhjetor. Pjesëmarrja në këtë garë ishte e lartë javën e kaluar, pavarësisht kufizimeve të reja të votimit. Disa vëzhgues janë të shqetësuar se këto kufizime do të ulin pjesëmarrjen e votuesve më të varfër dhe të pakicave.
"Ishte një ditë shumë e suksesshme zgjedhjesh", tha Sekretari i Shtetit në Xhorxhia, Brad Raffensperger në një konferencë shtypi një ditë pas zgjedhjeve të 8 nëntorit në shtetin e tij. Zoti Raffensperger, një republikan, tha se ligjet e reja të votimit në shtetin e Xhorxhias nuk ndikuan në pjesëmarrje dhe se pengesat e mëdha në ditën e zgjedhjeve u shmangën sepse një numër rekord njerëzish shfrytëzuan votimin në ditët parazgjedhore, të tilla si votimi me postë dhe votimi i parakohshëm.
“Koha e pritjes për votuesit ishte mesatarisht dy minuta në të gjithë shtetin”, tha sekretari i shtetit. Zyrtarët zgjedhorë të Xhorxhias thanë se më shumë vota u hodhën në vitin 2022 sesa në çdo zgjedhje të mëparshme të mesmandatit.
Brenda vetëm disa javësh, pjesëmarrja e votuesve në Xhorxhia do të vihet sërish në provë ndërsa senatori aktual demokrat Raphael Warnock përballet me sfiduesin e tij republikan, Herschel Walker. Me më shumë se 3.8 milionë vota të hedhura më 8 nëntor, asnjëri nga kandidatët nuk mori më shumë se 50% të votave në garën trepalëshe me një kandidat të palës së tretë, gjë që çoi në balotazh mes dy votuesve kryesorë.
Gara mes dy kandidatëve afrikano-amerikanë ka qenë në qendër të vëmendjes kombëtare. Përpara zgjedhjeve afatmesme, gara në Xhorxhia mendohej se ishte një nga disa garat që do të vendosnin se cila parti do të kontrollonte Senatin për dy vitet e ardhshme. Tani, do të përcaktojë nëse demokratët do të rrisin shumicën e tyre vetëm me një votë.
Dalja edhe një herë në votime
Organizata më e madhe e vendit për të drejtat civile ka nisur përpjekjet për të mobilizuar edhe një herë votuesit afrikano-amerikanë të Xhorxhias dhe votuesit e pakicave të tjera, të cilët ishin vendimtarë në fitoren e Presidentit Joe Biden në vitin 2020 në këtë shtet, si dhe në balotazhin e zgjedhjeve të vitit 2021 të dy senatorëve demokratë. Ishte një rezultat historik në Xhorxhia, e cila ka qenë një shtet republikan i besueshëm për dekada.
"Kemi ende punë për të bërë", tha Gerald Griggs, president i kësaj organizate në Xhorxhia. “Njerëzit tanë siguruan që një numër rekord i afrikano-amerikanëve të dilnin dhe të votonin. Por tani kemi një balotazh dhe është koha që të kthehemi dhe të mobilizohemi”.
Suley Usman, nga Smirna në Xhorxhia, hodhi votën e tij pa asnjë problem 10 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
“Jam absolutisht i motivuar për të votuar sërish në balotazh”, tha ai për Zërin e Amerikës. “Dua të them fjalën time për atë që zgjidhet”.
Mes një klime të debatueshme politike në të cilën shumë republikanë të spikatur pretenduan se zgjedhjet që i dhanë Presidentit Biden fitoren në vitin 2020 ishin të manipuluara, Xhorxhia ishte një nga më shumë se 20 shtetet e udhëhequra nga republikanët që rishikuan ligjet e tyre zgjedhore në vitin 2021, në atë që zyrtarët e paraqitën si një përpjekje për të rritur besimin dhe integritetin e votimit. Masat përfshinin rregulla më të rrepta për kërkesat e identifikimit për votimin me postë, reduktimin e numrit të ditëve për votim të hershëm dhe kufizimin e qasjes në kutitë e votimit.
Kritikët i quajtën ligjet e reja të padrejta dhe tentativa të fshehta për të dekurajuar votimin nga të varfërit dhe pakicat.
"Këto lloje taktikash synojnë të shtypin votat", tha Andrea Hailey, drejtore ekzekutive e organizatës Vote.org, në një deklaratë të cituar nga Associated Press të hënën. Si përgjigje, organizata dhe grupet e tjera të mbrojtjes së votës nisën programe për të edukuar votuesit dhe për të kapërcyer çdo ndikim negativ që ligjet e reja të votimit mund të kenë pasur në pjesëmarrje.
“Banorët e Xhorxhias kanë treguar se janë të gatshëm të navigojnë në mjedise të vështira votimi në mënyrë që zërat e tyre të dëgjohen”, tha zonja Hailey.
Në të kaluarën, garat e balotazhit në Xhorxhia janë mbajtur nëntë javë pas ditës së zgjedhjeve, por këtë vit sezoni i fushatës së balotazhit është shkurtuar në katër javë, një periudhë kohore që përjashton regjistrimet e reja të votuesve.
Disa votues e kanë marrë parasysh këtë ndryshim.
"Unë absolutisht besoj se po ndërmerren veprime në të gjithë aparatin dhe procesin e votimit që nuk ka nevojë të ndërmerren", tha zoti Usman. "Unë mendoj se të qenit një votues i informuar është çelësi".
Në të gjithë vendin, dhjetëra miliona votues amerikanë lejuan zërin e tyre të dëgjohej javën e kaluar – në një numër rekord pjesëmarrjeje në zgjedhjet afatmesme në shumë shtete – pavarësisht parashikimeve për dhunë të mundshme politike, frikësimin e votuesve dhe heqjes së të drejtës së votës. Në përgjithësi, u raportuan relativisht pak probleme në votim.
Në Arizona, çështje të izoluara me makinat e votimit shkaktuan pretendime të pabaza për mashtrim. Zyrtarët shtetërorë i mohuan me shpejtësi akuzat dhe deklaruan besim në integritetin e zgjedhjeve.
Në pjesë të tjera të vendit, shumë votues thanë se kishin pak ose aspak vështirësi për të votuar.
"Më vjen mirë që nuk kishte komplikime", tha Bill Murphy, një votues në distriktin Prince George në shtetin Merilend, i cili priti në radhë të gjata në vendin e tij të votimit, por e përfundoi procesin në 10 minuta.
“Kjo tregon se njerëzit që drejtojnë zgjedhjet këtu ishin të përgatitur këtë herë”, shtoi ai./VOA
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore sh...
Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të ...
Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajror...
Një analizë e arsimit në Malin e Zi, e kryer nga UNICE...
Forcat ukrainase kanë bërë përparime të rëndësishme ja...
NATO fajëson Rusinë për sulmin me raketa në Poloni, por e ...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainë...
Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se sulmi me raketa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson s...
Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin zyrtarët policorë n...
Ish-presidenti Donald Trump tha të martën se do të zhvillo...
Të dërguarit e NATO-s mbajnë sot një takim urgjent, për të...
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketa...
Këshilli i Agjencisë për Median Elektronike (SAEM) në Mali...
Republikanët pësuan një tjetër goditje në zgjedhjet e mesm...
Udhëheqësit botërorë të mbledhur për një takim të vendeve ...
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, shkro...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...