Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024. Kjo ndodhi vetëm një ditë pas skadimit të afatit të caktuar nga komisioni hetimor i Kongresit, që e kishte thirrur ish-presidentin për të dëshmuar mbi trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol Hill.
Deklarata e tij nuk u shoqërua me ndonjë risi të spikatur. Madje në fillim u duk çuditërisht “ institucionale”, pavarësisht sjelljes zakonisht ‘jashtë kornizave’ të ish-presidentit. Më pas pasoi të rikthim tek “premtimet e mbajtura”, të pasuara nga refrenet dhe sulmeve të zakonshme ndaj palës kundërshtare.
Pjesa e dytë e fjalimit u ndal gjatë tek problemet e drogës dhe emigracionit, madje edhe në vlerësimin e metodave jo liberale kineze, përfshirë dënimin me vdekje. Por në fjalimin e kandidaturës mungonte diçka e rëndësishme:rezultati jo i kënaqshëm në zgjedhjet e mesit të mandatit. Skenarët e ardhshëm të kësaj aventure mund të jenë të paktën tre.
1.Trump shkon direkt në primare
Një skenar idilik do ta çonte drejt e në garën e primareve. Por është i vështirë të ndodhë, duke pasur parasysh se gara midis republikanëve do të jetë shumë e ashpër. Por Partia Republikane mund t’i kundërvihet Trump për shkak të çështjeve të tij gjyqësore, duke besuar se lëvizja e tij mund ta shkatërrojë atë nga brenda.
Nga ana e tij, Trump ka ende në favor sondazhet. Sipas një sondazhi të fundit të ‘Politico’, nëse do të votohej sot për të zgjedhur kandidatin republikan, 47 për qind e votuesve republikanë do të votonin për Trump, dhe vetëm 33 për qind për Ron DeSantis.
Të gjithë emrat e tjerë që qarkullojnë këto ditë si sfidues të mundshëm të ish-presidentit kanë ngecur në nivelin 5 për qind ose më pak, përfshirë ish-zv/presidentin Majk Pens.
Por fakti që 65 për qind e amerikanëve besojnë se ai nuk duhet të kandidojë sërish, ia vështirëson shumë garën.Madje mund të shohim një Trump të ridimensionuar, më institucional dhe në një përpjekje
të guximshme për të pastruar imazhin e tij dhe për ta paraqitur veten si një sfidant të besueshëm. Por për ta bërë këtë, i duhet një staf i madh, që mund të mbysë pjesën më të madhe të Trumpizmit, për të ofruar një version më të moderuar.
Një mision ky gati i pamundur. “Washington Post” pretendon se ketë herë fushata e tij do të zhvillohet ndryshe nga e para. Në krye të operacioneve nuk do të jetë më një menaxher i vetëm, por një trio e përbërë nga Kris Lacivita me shumë ndikim në gjirin e republikanëve, Suzi Uills një këshilltare politikash në Florida, që e ndihmoi të fitonte në këtë shtetin në 2 zgjedhjet e mëparshme dhe Brajan Xhek, ish-këshilltar politik i Shtëpisë së Bardhë. Por mbi të gjitha shtabi është zhvendosur nga Uashingtoni në Palm Beach në rezidencën e tij.
2.Tërheqje para përfundimit të zgjedhjeve primare
Duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e karakterit të Trump dhe përçarjen që ekziston ende brenda republikanëve, nuk ka asnjë element që të na nxisë të mendojmë se Trump do të ndalet përpara konventës ku emërohet kandidati zyrtar.
Kjo mund të ndodhë nëse gara e tij në primare, nis të dëmtohet nga fitoret e kandidatëve të tjerë. Dhe në vend që të presë deri në fund të kalendarit elektoral dhe të përballet me poshtërimin, Trump mund ta tërheqë në mes të garës kandidaturën e tij. Por gjithçka do të varet nga përqindjet dhe nga shtetet në të cilat ai do të mund të marrë më shumë delegatë.
Në atë fazë do të luajë një rol themelor si mbështetja financiare e fushatës elektorale (javën e fundit bëri bujë braktisja e Trump nga miliarderi Ken Grifin), ashtu edhe mbulimi mediatik. Ndalimit të Trump nga mediat sociale i është bashkuar edhe miliarderi Rupert Murdok dhe perandoria e tij mediatike (me në krye Fox News, Wall Street Journal dhe NewYork Post) të cilët nuk do të mbështesin rikandidimin e tij për nëShtëpinë e Bardhë.
“Midis të dyve ka pasur bisedime, dhe Rupert ia ka bërë të qartë Donald se ne nuk mund ta mbështesë fushatën e tij të re për Shtëpinë e Bardhë”- zbulon News Corp, që mbështet tashmë guvernatorin e Floridës Ron DeSantis.
3.Garim në vitin 2024, i trazuar nga proceset gjyqësore ndaj tij
Një kandidim i ri nuk do ta mbrojë Trumpin nga hetimi i nisur nga Departamenti i Drejtësisë për çështjen e dokumenteve tepër sekrete që ai mori nga Shtëpia e Bardhë. Por sigurisht që do ta bëjë shumë të vështirë marrjen e vendimeve nëse do të paditet apo jo ish-presidenti - që aktualisht është nën hetim për shkelje të ligjit të spiunazhit - pa u ngarkuar me akuzën e një hetimi të motivuar politikisht.
Kjo është arsyeja pse Departamenti i Drejtësisë po diskuton mundësinë për t’ia besuar një prokurori special hetimin e Trump. Shumë kandidatë të tjerë kanë qenë nën hetim gjatë fushatës së tyre elektorale, duke filluar nga Hilari Klinton, e mundur nga Trump në vitin 2016, pasi Departamenti i Drejtësisë njoftoi publikisht 2 javë para votimit se kishte rihapur hetimin për përdorimin e e-mailit privat, që ishte mbyllur me muaj më herët.
Në atë rast nuk u emërua asnjë prokuror special. Për më tepër, pasi ka shpallur kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk do të jetë më në gjendje të mbështetet në kontributin e Komitetit Kombëtar Republikan për kostot e gjyqeve të tij.
Kjo u bë e ditur nga presidentja e komisionit, Rona Mekdaniel, e cila e intervistuar nga CNN, deklaroi se RNC “nuk mund të paguajë kostot e asnjë kandidati” në zgjedhjet paraprake republikane. Një ngërç që përveç pasojave të tij ekonomike, do të sanksiononte përfundimisht edhe divorcin midis Trump dhe Partisë Republikane.
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Ushtria e Mianmarit tha të enjten se do të lirojë pothuajs...
Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Sen...
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore sh...
Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të ...
Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajror...
Një analizë e arsimit në Malin e Zi, e kryer nga UNICE...
Forcat ukrainase kanë bërë përparime të rëndësishme ja...
NATO fajëson Rusinë për sulmin me raketa në Poloni, por e ...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainë...
Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se sulmi me raketa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson s...
Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin zyrtarët policorë n...
Ish-presidenti Donald Trump tha të martën se do të zhvillo...
Të dërguarit e NATO-s mbajnë sot një takim urgjent, për të...
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketa...
Këshilli i Agjencisë për Median Elektronike (SAEM) në Mali...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...