Ministri i Jashtëm britanik: Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin
"Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin", tha ministri ...

Në Francë dhe në Spanjë ka patur greva me kërkesa për rroga më të larta dhe kushte më të mira pune, ndërkohë që pakënaqësia në Belgjikë dhe Greqi për çmimet ka nxitur mijëra njerëz të dalin në demonstrata nëpër rrugë. Dhe këto ndodhën vetëm gjatë javës së fundit.
Ndërsa pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen tek furnizimi me energji, vendet e punës dhe kursimet, po rritet edhe pakënaqësia e publikut. Evropianët kanë shprehur irritimin me çmimet në rritje dhe rënien e fuqisë blerëse. Analistët thonë se kjo nuk ka dëmtuar mbështetjen e publikut për Ukrainën apo zemërimin e evropianëve kundër Rusisë, megjithëse kjo mund të ndryshojë.
“Njerëzit janë shumë të zemëruar tashmë në mbarë Evropën”, thotë John Springford, nëndrejtor në Qendrën për Reformim Evropian. “Ka një botëkuptim të përgjithshëm se inflacioni që po shohim është për shkak të luftës në Ukrainë”.
Zoti Springford thotë se shumë njerëz fajësojnë Presidentin rus Vladimir Putin.
“Një pjesë e konsiderueshme e fajit për këtë i atribuohet Putinit, të paktën siç tregojnë anketimet e opinionit publik”, thotë ai.
Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës në muajin shkurt. Sot, Evropa po përjeton çmime të larta të nxitura nga konflikti, por të cilat filluan gjatë pandemisë COVID-19. Inflacioni në tetor u ngrit me të paktën 11% në të 19-të vendet që kanë monedhën Euro. Ekspertët parashikojnë se Bashkimi Evropian pritet që deri në fund të vitit të përfshihet nga të paktën një rënie e pjesshme ekonomike.
“Njerëzit fajësojnë qeveritë e tyre që nuk i mbrojtën nga inflacioni”, thotë Sebastien Maillard, drejtori i Institutit “Jacques Delors”.
Zoti Maillard thotë se evropianët nuk duan të paguajnë çmimin për mbështetjen për Ukrainën dhe për sanksionet ndaj Rusisë. Ai thotë se qeveritë nuk munden të vazhdojnë të zbusin pasojat duke rritur shpenzimet – p.sh. me subvencionime të energjisë – siç ka vepruar Franca.
“Nëse ka recesion, nëse ka inflacion, borxhi publik nuk mund të rritet përgjithmonë”, thotë zoti Maillard. “Pamë se është problem në Itali, si dhe në Britani. Ka një prag që nuk mund të kalohet, pasi tregjet financiare mund të mbingarkohen”.
Philipp Lausberg, analist me Qendrën e Politikave Evropiane, tha se do të varet nga shumë faktorë nëse vjeshta e pakënaqësisë evropiane do të shndërrohet në një dimër zemërate. Këta faktorë mund të jenë moti dhe furnizimi me energji që është pakësuar nga Rusia, si dhe për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga Bashkimi Evropian.
“Nëse kemi një ndërprerje të papritur të gazit për Evropën gjatë dimrit, ndoshta do të kemi një rritje të mëtejshme të trazirave civile dhe të paqëndrueshmërisë së qeverisë”, thotë zoti Lausberg.
Duke qenë se furnizimi me gaz për Evropën duket i mjaftueshëm për momentin, ai thotë se ky skenar i errët nuk ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt. Por nëse temperaturat e tanishme bien në ngrica, dhe furnizimi me energji pakësohet, solidariteti evropian për Ukrainën mund të venitet, dhe qeveritë evropiane mund të jenë të parat që do të ndjejnë pasojat./VOA
"Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin", tha ministri ...
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin ...
Viktor Orban e ka marrë peng Bashkimin Evropian, duke kërk...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry,...
Një stuhi dëbore e rrezikshme paralizoi pjesë të Nju Jorku...
Sipërmarrësja Elizabeth Holmes u dënua me më shumë se 11 v...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, siç njihet Gjykata...
Autoritetet ukrainase në Kiev po paralajmërojnë për një "m...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Lidh...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrik...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të premten se ka ngritu...
Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov deklaroi se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten s...
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin ...
Një epokë e re po lind për demokratët pas largimit të 82-v...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme të shumëfishta ruse ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...