Paralajmërim për “errësirë” në Gjermani/ Parashikohet ndërprerje e energjisë elektrike në janar dhe shkurt
Situata e furnizimit me energji mbetet e tensionuar në...

Në Katar fillon sot Botërori më i diskutuar në histori. Një dilemë për shumë tifozë, veçanërisht në Gjermani: ta shohin apo ta bojkotojnë?
Pyetja e ditës: “Çfarë do të bësh me botërorin në Katar? Do ta ndezësh televizoirin apo do ta injorosh? Dorëzim apo protestë? Një çështje kjo që përçan familjet, miqtë, kolegët. A duhet parë Botërori 2022, me gjithë polemikat e shumta përreth kampionatit? Apo nuk na e lejon morali? A ka vend morali këtu?
Kritika të rënda në stadiumet e Bundesligës
Në stadiumet gjermane, mendimi duket të jetë unanim: Kupa e Botës në Katar do të refuzohet, me pankarta dhe postera, kanë qenë tifozët vetë që kanë bërë thirrje për bojkotim në javët e fundit. Ata dënojnë vdekjet e punëtorëve migrantë dhe legjislacionin homofobik në vendin pritës. Me të drejtë.
Por Katari, për shumë kritikë, simbolizon edhe rrugën e rrezikshme që ndjek futbolli modern. Sheikët dhe pastrimin e imazhit nëpërmjet ngjarjeve sportive, investitorët e dyshimtë, korrupsionin dhe shitjen e frymës sportive - Katari është simbol për të gjitha këto. Të gjitha këto mund të refuzohen. Unë e kuptoj këtë.
Por që të injorosh thjesht futbollin, thua se nuk po ndodh ngjarja më e madhe sportive në botë? Edhe para Kupës së Botës 2018 në Rusi, ka pasur një zhurmë të madhe mediatike, por nuk ka pasur thirrje për bojkot. Forcat ajrore ruse hidhnin bomba në Siri dhe punëtorët mysafirë nga Koreja e Veriut shfrytëzoheshin sistematikisht për ndërtimin e stadiumeve. “Skllevërit e Shën Petërsburgut”, quheshin ata asokohe në media.
A nuk u shkel që atëherë një vijë e kuqe? Çfarë do të sillte tani një bojkotim televiziv? Këtë mund ta vendosë vet çdo bar, çdo kafene, çdo tifoz dhe shifrat e ulëta të audiencës e prekin edhe edhe Federatën Botërore të Futbollit (FIFA). Por nëse Gjermania dhe ndoshta Evropa Veriore sjellin shifra të ulëta, ato kompensohen nga rajone të tjera të Botës. FIFA ka kohë që po kërkon tregje të reja, dhe për këtë ajo nuk mund të fajësohet shumë.
Bota arabe e meriton një Botëror - po ku?
Botërori do të duhej të zhvillohej prej kohësh në një vend arab. FIFA-s i janë dashur mbi 90 vjet për ta arritur këtë. Kritikat për “Kupën e Botës Dimërore” dhe mungesën e traditës së futbollit në Katar janë eurocentrike. Rajoni e meriton një Botëror.
A duhej të ishte patjetër Katari? As unë nuk jam i lumtur me këtë zgjedhje. Por do ta ndez televizorin dhe do ta ndjek Botërorin. Dhe e di që tani, që do të jetë e dhimbshme. Gëzimi paraprak është shumë i ulët. Raportimet e para për “tifozë falsë” të blerë enkas për të bërë sikur festojnë në Doha më kanë lënë pa fjalë. Po aq të padurueshme do ët jenë edhe mesazhet e mëtejshme për paqe që pritet të deklarojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Por më kanë mbetur në mend kujtimet e fëmijërisë. Në vitin 1994, si djalosh, rrija ulur në një dhomë të errët përballë televizorit asokohe me tranzistorë. Kur nigerianët luanin aq bukur dhe braziliani Bebeto i festonte golat e tij duke tundur krahët sikur po përkundte një foshnjë.
Janë këto pamje që janë mbrujtur thellë në kujtesën time. Çdo tifoz ka historinë e vet, përjetime të tilla e bëjnë Botërorin të magjishëm. Dhe në fund ne ndezim televizorin, sepse jemi të dhënë pas lojës.
Duhet parë e duhet reflektuar
Këtë herë do të jetë një akt i veçantë balancimi: deri ku do të mbërrijë kampioni i Afrikës, Senegali, si do ta përdorë Messi shansin e tij të fundit, si do të luajë kombëtarja gjermane e trajnerit Hansi Flick? Të gjitha këto histori sportive ia vlen të tregohen, por në fakt unë jam shumë më i interesuar për atë që po ndodh jashtë fushës./DW
A do të dalin në dritë inskenimet e FIFA-s, e cila tashmë e ka cilësuar turneun “Kupën e Botës më të mirë të të gjitha kohërave”. A do të ketë një fond kompensimi për punëtorët mysafirë për shkak të presionit ndërkombëtar? Çfarë mendojnë shtetasit e Katarit për lirinë e shtypit? (Shenjat fillestare nuk janë tejet premtuese.) Si e shohin tifozët e Amerikës së Jugut dhe Azisë këtë Kupë Botërore dhe çështjen e të drejtave të njeriut që është kaq e rëndësishme për Perëndimin? A do të bëjë ekipi i DFB-së një akt për të "përfaqësuar vlerat tona", siç parlajmëroi Manuel Neuer? A po bën vërtet diçka Emirati me këtë "shans", siç vlerësoi Bastian Schweinsteiger në një intervistë për DW? Dhe si reagojnë ndaj kritikave të gjitha personazhet publike që i bëjnë reklamë Katarit kundrejt një pagesë të majme, siç është ambasadori i Katarit, David Beckham?
Unë dua të di, të pyes dhe t’i diskutoj të gjitha këto. Me miq, me kolegë, në familje. Të gjitha këto gjëra meritojnë vëmendjen tonë. Dhe kjo është arsyeja pse për mua nuk shtrohet pyetja të mos e ndjek Botërorin./ Dw
Situata e furnizimit me energji mbetet e tensionuar në...
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe p...
Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të "një bo...
Pas blerjes së “Twitter”-it, miliarderi Elon Musk një ...
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak bëri të sht...
Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguar...
Çështja e emigracionit shqiptar është shndërruar në nj...
Në Francë dhe në Spanjë ka patur greva me kërkesa për rrog...
"Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin", tha ministri ...
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin ...
Viktor Orban e ka marrë peng Bashkimin Evropian, duke kërk...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry,...
Një stuhi dëbore e rrezikshme paralizoi pjesë të Nju Jorku...
Sipërmarrësja Elizabeth Holmes u dënua me më shumë se 11 v...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick ...
Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, siç njihet Gjykata...
Autoritetet ukrainase në Kiev po paralajmërojnë për një "m...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Lidh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...