Pajisje të jashtëligjshme konvertojnë revolet në armë automatike
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashikuar së pari të mbajë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndërsa më pas pritet edhe një takim trepalësh. Në këto takime do të jetë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Tema kryesore e këtyre takimeve është gjetja e një zgjidhje për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës i ka shpallur ilegale dhe kërkon zëvendësimin e tyre me targa të Kosovës.
Për këtë problem është biseduar edhe më parë në Burksel, por nuk është arritur akoma ndonjë marrëveshje përfundimtare deri kur do të zëvendësohen targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me ato të Kosovës.
Zyra për Media e Borrellit ka konfirmuar se pas takimeve të ndara do të ketë edhe një takim të përbashkët.
Në njoftimin e BE-së thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, do të nisë me takime të veçanta me secilin lider, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit, e më pas do të ketë edhe një takim të përbashkët.
"Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, shkruan në këtë njoftim. "Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi Lartë”.
Para nisjes për në Brukseli kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se faza e dytë për targat serbe, pra fillimi i gjobitjes së atyre që në Kosovë ngasin makina me targa ilegale serbe, do të shtyhet për një ditë. Nuk do të fillojë pra me 21 por me 22 nëntor.
Ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiç tha se nuk është optimist dhe se në Bruksel po shkon për të mos u akuzuar Serbia se është fajtore. Ai nuk beson se do të ketë marrëveshje, për dallim prej krerëve të BE-së.
Ky takim mbahet në kohën kur serbët e Kosovës kanë braktisur institucionet e Kosovës, në katër komunat në veri të vendit.
Policë, gjyqtarë, prokurorë e zjarrfikës, kanë braktisur detyrat e tyre, veprim që e kanë bërë edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Por Lista Serbe më vonë ka ndryshuar mendje dhe ka dërguar deputetë të tjerë në Kuvend, ku ata edhe janë betuar dhe rimorën mandatet.
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor k...
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe ...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka ndërmarrë sulme ...
Nju Jorku është goditur nga një stuhi bore që mbuluar vend...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21...
Fshati polak Przewodow, vetëm pesë kilometra larg kufi...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën ...
Centrali i energjisë bërthamore në Zaporizhzhia, i cil...
Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhë...
Pas një zgjatje prej më shumë se 36 orësh Konferenca e...
Në Katar fillon sot Botërori më i diskutuar në histori...
Situata e furnizimit me energji mbetet e tensionuar në...
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe p...
Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të "një bo...
Pas blerjes së “Twitter”-it, miliarderi Elon Musk një ...
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak bëri të sht...
Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguar...
Çështja e emigracionit shqiptar është shndërruar në nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...