“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli sot mbi rëndësinë e ndihmave ushtarake për Ukrainën. Ai tha se mbështetja për Kievin është jetike për arritjen e një rezultati të pranueshëm dhe fundin e luftës me Rusinë.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski iu drejtua kombit me rastin e Ditës së Dinjitetit dhe Lirisë. Ai u shpreh i bindur se populli ukrainas do të arrijë të triumfojë në luftën kundër Rusisë dhe se një ditë ukrainasit do të festojnë fitoren në një tubim në sheshin e pavarësisë në Kiev.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se ndihmat ushtarake për Ukrainën janë përcaktuese në rezultatit e negociatave të mundshme me Rusinë me synimin për t’i dhënë fund luftës.
“Është e rëndësishme mënyra se si zhvillohen negociatat. Ne duhet të kuptojmë se kjo luftë ka shumë mundësi që të përfundojë dikur në një tryezë bisedimesh. Por ne gjithashtu e dimë se rezultati i negociatave varet nga forca e vendit në fushën e betejës”, tha zoti Stoltenberg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Madrid.
Sipas zotit Stoltenberg mënyra për të siguruar rezultatin më të mirë për Ukrainën si "një komb sovran, i pavarur dhe demokratik në Europë" është vazhdimi i mbështetjes ushtarake për vendin. Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe Zonja e Parë, Olena Zelenska, shënuan Ditën e Dinjitetit dhe Lirisë, duke nderuar sakrificën e popullit ukrianas që nga fillimi i sulmit rus.
Në një fjalim drejtuar kombit, zoti Zelenski vlerësoi të gjithë ata që kanë kontribuuar pavarësisht rrezikut nga sulmet e shpeshta me raketa për gati nëntë muaj.
“Mund të ngelemi pa para, pa gaz, pa ujë të ngrohtë, pa drita, por jo pa liri”, tha ai nga pallati presidencial në Kiev.
Dita e Dinjitetit dhe Lirisë është dita që përkujton protestat pro-Bashkimit Europian të viteve 2013-2014, që njihet si revolucioni i Majdanit për dinjitet, dhe revolucionin portokalli të vitit 2004. Në të dyja rastet, protestat u shoqëruan me rrëzim të qeverisë së Ukrainës.
Videoja e fjalimit të zotit Zelenski përfshinte pjesë nga përvjetori i kaluar, kur situata në vend ishte shumë më ndryshe.
"Çfarë ka ndryshuar që para një viti? Shumëçka. Toka jonë është bombarduar. Në qytete e fshatra ka postblloqe dhe pengesa kundër tankeve. Rrugët tona janë më të errëta. Shtëpitë tona janë më të ftohta”, tha zoti Zelenski.
“Ka shumë ndryshime, por nuk arritën të ndryshojnë gjënë më të rëndësishme. Sepse ajo nuk ndodhet jashtë, por brenda nesh në zemrat tona. Ajo ngelet e pandryshuar. Prandaj ne do t’u bëjmë ballë”, shtoi ai.
Zoti Zelenski tha se një ditë në të ardhmen ukrainasit do të mblidhen në sheshin qëndror të Pavarësisë në Kiev për të festuar fitoren e Ukrainës dhe paqen në të gjithë vendin./VOA
Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot ...
Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën...
Centrali bërthamor në Zaporizhia – më i madhi në Europë – ...
Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vr...
Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakis...
Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetue...
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashiku...
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor k...
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe ...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka ndërmarrë sulme ...
Nju Jorku është goditur nga një stuhi bore që mbuluar vend...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21...
Fshati polak Przewodow, vetëm pesë kilometra larg kufi...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën ...
Centrali i energjisë bërthamore në Zaporizhzhia, i cil...
Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhë...
Pas një zgjatje prej më shumë se 36 orësh Konferenca e...
Në Katar fillon sot Botërori më i diskutuar në histori...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...